Është bërë gati e pamundur ta shohë një femër në pamjen e - TopicsExpress



          

Është bërë gati e pamundur ta shohë një femër në pamjen e vet, bukurinë e vet natyrore, ashtu si e ka fal Zoti. Flokë të rrejshme, thonj të rrejshëm, make up çfarë të duash… lloj lloj efektesh speciale. Nuk po e di njeriu po takohet me femër apo me një kukull dyqanesh... Më herët, nëse ke dashur ta shohësh femrën në bukurinë e saj të vërtetë, të mjaftonte ta prisje kur të dilte prej dushit, por sot as kjo nuk vlen më sepse është shpikur “permanent make up” që i bënë rezistencë edhe ujit. Sa naive bëhen femrat! Ato vërtetë mendojnë se meshkujve me të vërtetë u lënë përshtypje të gjitha këto efekte speciale. Oh Zot, sa pak ato na njohin!!! Të gjitha këtyre bukurosheve tona, të dhëna pas efekteve speciale, dua tua përcjell këtë thënie të aktorit Marlon Brando (për të cilin thonë se ishte doktor për femra dhe njeri që s’ka lënë gjë pa provuar në jetë!): “Mu më tërheqin femrat joshëse... Një femër e thatë tërë kohën rri para pasqyrës duke u marrë me dukjen e saj. Femra joshëse e di se ajo nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë!”
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 20:09:21 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015