-Shqiptaret jane nje popull i ashper e i prapambetur. Atyre qe kur - TopicsExpress



          

-Shqiptaret jane nje popull i ashper e i prapambetur. Atyre qe kur jane foshnja, u vene ne djep pushken, keshtu qe pushka behet pjese e pandashme e jetes se tyre. Duke u bere qe ne vogeli nje pjese e qenies se tyre, si nje element baze i jetes se tyre, pushka ndikon drejtperdrejte ne krijimin e psikikes se shqiptarit. -Por nje gje qe njeriu e do dhe e adhuron me gjithe shpirt, natyrisht qe ka qef edhe ta perdore. Po perse mund te perdoret me mire pushka? -Per te vrare njerez.- tha gjenerali. -Ashtu eshte. Shqiptaret gjithmone kane patur qejf te vrasin e te vriten me njeri-tjetrin. Ata jane vrare edhe kur nuk kane pasur lufte. Ata ne lufte i shtyn instikti i vjeter. Keni degjuar per gjakmarrjen? Kjo eshte nje nevoje e diktuar nga natyra e tyre. Ne paqe ata trullosen si gjarpri ne stinen e dimrit. Vetem ne lufte e tregojne plotesisht vitalitetin e tyre. Lufta eshte gjendja normale e ketij vendi. Prandaj ata ne lufte jane te eger, te rrezikshem dhe bejne dem me shume sec duhet. |Gjenerali i ushtrise se vdekur-Ismail Kadare|
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 17:55:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015