1. Zhdukja e qetë Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s - TopicsExpress



          

1. Zhdukja e qetë Mënyrë më e zakonshme e ndërprerjes s lidhjes është ajo e ngadalshme, e qetë duke u larguar gradualisht dhe duke shpresuar se partneri do tju harroj apo do ta gjej dikë tjetër. Si arsyetim gjeni se jeni shumë të zënë me punë, smundeni të dilni etj. Kështu bëni gjithçka që me partnerin tuaj ta mbani distancën. Nuk lajmëroheni në telefon, e ndërroni numrin etj. Duhet të kihet parasysh se kjo metodë funksionon vetëm te lidhjet e shkurta, që kanë zgjatur vetëm 2-3 muaj. 2. Ndarja sy më sy Shumë psikologë pajtohen se mënyra më e mirë e ndarjes është kur të ulet çifti sy më sy dhe qetë, por me vendosmëri i sqarohet partnerit se asgjë personale kudër nuk keni, mirëpo problemi është se lidhja nuk funksionon. Lamtumirë, dhe mos lini ura prapa vetes. Kjo është mënyra më e mirë për ta liruar edhe partnerin. 3. Gënjeshtrat Është zgjidhje e vështirë, por ndonjëherë gënjeshtra është më e mirë se realiteti i hidhur. P.sh është më mirë të shpikni diçka dhe të thuani se: kam gjetur dike tjetër dhe dua të jem me të se ta thuani të verëtetën e hidhur të llojit: më me dëshirë do të fleja në shtallë se sa të hy sërish me ty në shtratë. Nëse përcaktoheni të zgjedhni gënjeshtrën që është e lehtë dhe për të cilën edhe partneri do të kuptoj se nuk është arsye e vërtetë, duhet të jeni të vendosur. P.sh: nuk jam i gatshëm të obligohem, apo dua të përcaktohem për karierë në punë. Shumë vështirë e ka partneri që të mos i pranoj këto arsyetime.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 12:43:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015