1 tetori Dita Ndërkombëtare është dita e repektimit të - TopicsExpress



          

1 tetori Dita Ndërkombëtare është dita e repektimit të vlerës dhe kontributit të moshuarve. Por ajo është në të njëjtën kohë ditë e vecantë, e shënuar e nevojës për reflektime familjare, shtetërore, sociale dhe edukative për të moshuarit tanë.Me kete rast ne shtepine e te moshuarve Shpresa e Jetes ne Gjirokaster u organizoa nje ambjent festiv. Ne kete qender akomodohen 50 te moshuar nga zona te ndryshme te Shqiperise. Drejtori i kesaj qendre Arjanit Muho ne fjalen e rastit ku merrte pjese edhe nenkryetarja e bashkise Gjirokaster Vitori Muco tha se investimet e pervitshme ne kete qender e kane shndruar ne nje ambjent familjar ku te moshuarve u kushtohet interesi dhe trajtimi i duhur New York, 1 tetor - Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 1 tetori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite, shtete të ndryshme do zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë. Sipas studimeve të ndryshme të zhvilluara së fundmi, forma më e përhapur e dhunës ndaj të moshuarve gjatë 20 viteve të fundit është ajo e abuzimit financiar, ku konstatohet se të moshuarit bien shpesh pre e dhunës ekonomike e cila shfaqet në formën e vjedhjeve, përvetësimit të padrejtë të parave dhe objekteve me vlerë nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe manipulimit të tyre. Gjithashtu prania e sëmundjeve të ndryshme, paaftësia fizike, izolimi dhe braktisja, evidentohen gjithashtu si shkaktarë kryesorë të dhunës ndaj moshës së tretë. Si një ndër grupet më të pambrojtura të shoqërisë, kjo moshë është e cënuar edhe nga forma të tjera të abuzimit si ai fizik, psikologjik dhe atij emocional.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 14:59:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015