10 nëntor --- lexoni nga 2 Korintasve 11:16-33 Të mbrosh - TopicsExpress



          

10 nëntor --- lexoni nga 2 Korintasve 11:16-33 Të mbrosh besimin “Askush të mos mendojë se jam i marrë.” (v. 16) Kur isha në shkollë të mesme, grupit tonë iu ngarkua përgjegjësia për shpërndarjen e Biblave dhe materialeve të krishtera në një stendë në panairin e qytetit. Ne ishim jashtë mase të ngazëllyer për të ndarë besimin tonë me të tjerët. Më vonë, kur të gjitha grupet u mblodhën, degjova se një nga anëtarët tanë kishte pasur një debat për Biblën me dikë. Shumë shpejt kuptuam se diskutimet rreth besimit zakonisht janë të pafrytshme. Në këto vargje, Pali pranon se ky lloj i foluri është disi i marrë. Ai thotë se nuk i pëlqen ta bëjë këtë gjë, por kupton se duhet gjithsesi. Për të nuk bëhej fjalë vetëm për të mbrojtur titullin e tij si apostull, por edhe për të mbrojtur nderin e ungjillit të Krishtit. Në jetën time si i krishterë dhe pastor, ka pasur raste kur do kishte qënë gabim për mua që të mos kundërshtoja mësimet e rreme. Por kam kuptuar gjithashtu se një dëshmi e mirëfilltë besimi, normalisht duhet të shkojë më larg se sa thjesht një diskutim. Kështu e mendonte edhe Pali, ndaj e përfundon diskutimin, duke treguar gjithë vështirësitë që ai duroi, si një dëshmi e integritetit të mësimdhënies dhe apostullimit të tij. Pali është një shembull i vërtetë i asaj që tha Jezusi: “Ju do ti njihni nga frytet e tyre”. (Mat. 7:16) —John Koedyker Lutje: Zot, më ndihmo të jap vazhdimisht një dëshmi të mirëfilltë për Krishtin. Amen.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 07:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015