20 mënyrat për të qenë i lumtur! Lumturinë është e - TopicsExpress



          

20 mënyrat për të qenë i lumtur! Lumturinë është e vështirë ta përcaktosh dhe nuk është e lehtë ta matësh. Përvoja jonë është te kombinimi i elementeve në të njëjtën mënyrë ashtu si një rrotë brenda një ore nuk e llogarit kohën, por është rezultat i sinkronitetit në përgjithësi. Lumturia është ajo që psikologët e quajnë “mirëqenia subjektive”, dhe për fatin tonë të mirë, është një gjendje në të cilën ne mund të ndryshojmë aktivisht për më mirë. Ja 20 mënyrat për të filluar. Numëro bekimet e tua! Numëro bekimet e tua, por jo për ditë. Sonja Lyubomirsky, një psikologe në UC Riverside, ka gjetur se njerëzit një herë në javë shkruajnë pesë gjëra, të cilat janë të mëdha për lumturinë e tyre, por që nuk i vënë të gjitha në zbatim. “Ky është një problem, pasi nuk ka koordinim mes tyre, thotë Lyubomirsky, kur njerëzit i bëjnë gjërat në mënyrë të vazhdueshme, ato humbasin freskinë dhe kuptimin. “Ju keni nevojë për një koordinim, thotë Lyubomirsky, duke shtuar se “kjo të bënë të ndihesh mirë”. Ajo është lodhur së numëruari bekimit e saj dhe urrejtjet për të. “Unë e gjeta sekretin. Ajo nuk punon për mua. Njësoj si një program në dietë, çfarë duhet të bëni ju për të mbajtur veten në formë, personalitetin dhe qëllimin. Në thelb mirënjohja nuk do të jetë për të gjithë. Por në qoftë se ajo është një ushtrim tjetër, duhet të mendosh për një person, i cili është sjellë mirë me ty, dhe ti ke dëshirë për ta falënderuar, një mësues, këshilltar ose kushëriri, dhe shkruaju një letër një herë në javë individëve të ndryshëm. Kjo do të bëjë që ti të ndihesh i lumtur njësoj siç ndihet ai”. Dëgjo muzikë! Edhe nëse e konsiderojmë si një aksident revolucionar i gjuhës, apo si një portë drejt emocioneve tona, muzika aktivizon pjesë të trurit që nxisin lumturinë duke çliruar endrofina të ngjashme me atë që bënë seksi dhe ushqimi. Muzika mund të çlirojë trupin, ndonjëherë të ndihmon të flesh dhe të stimulon çlodhjen e trurit apo edhe të meditosh. Një studim që është bërë me moshën e thyer që dëgjonin muzikën e tyre të preferuar, gjatë një ndërhyrje kirurgjikale, shikohet se ata kanë rrahje të dobëta të zemrës dhe të gjakut, zemra e tyre nuk punon fortë kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet pa muzikë. Studimi i dytë, me pacient që i janë nënshtruar kolonoskopisë, tregoi se dëgjimi i muzikës së përzgjedhur zvogëloi nivelin e ankthit dhe uli dozën e qetësuesit. Merr sa më shumë përkëdhelje! Nuk është sekret për asnjë, që rrokullisjet në bar dhe të gjitha emocionet që sjell ky veprim, të bëjnë të ndihesh mirë. Endorfina është neutrotransmetues në tru që redukton dhimbjet që shkakton euforia. Mësymja e kaq kimikateve mund të duket si një zgjidhje temporale të një dite të mërzitshme, të zymtë, por ajo sjell përfitime të tjera, më e pakta, është një shprehje dashurie dhe fuqie në një lidhje dashurore. Shpesh duke ju referuar “hormoneve të dashurisë” ose një “përqafimi kimik”, që është i lidhur me ndjenjën e një lidhjeje të vërtetë, sjell më pas reduktimin e stresit. Rrit natyrën tënde shpirtërore! Analizë pas analize shikon se njerëzit me një besim të madh në fatin ose në ndonjë fe janë më të lumtur se ata që kanë zgjedhur të jenë pa besim. David Myers, një social-psikolog në një kolegj në Michigan, thotë se besimi jep një mbështetje sociale. Mjaft arsye të ngjashme të përfshijnë për të qenë në një kishë lokale, tempull ose xhami. Disa nga qartësitë e brendshme, sjellin edhe një frymëmarrje të brendshme gjatë një meditimi ose lutjeje, këto mund të pushojnë trupin dhe të reduktojnë stresin, ankthin dhe tensionin psikologjik, duke lejuar të futen në shpirt emocione dhe energji pozitive. Lëviz trupin tënd! Në kemi vështirësi për të “vrapuar shumë”, por jemi të gatshëm për të arkivuar këto ndjenja. Kërce, luaj futboll, puno sa ti të mundesh. Dil shëtitje, nëse je i stresuar. Lëviz trupin dhe ndjen trurin të relaksuar. Endorfina relakson nëpërmjet ushtrimeve. Nëse diçka bie në kundërshtim me aftësitë, kjo vjen sepse studiuesit nuk e dinë që kjo shkaktohet nga emocione pozitive. Ndonjëherë emocionet mund të sjellin energji të mira, duke larguar ankthin dhe zbutur depresionin. Kjo është shumë mirë për të qenë i shëndetshëm. Buzëqeshni fort! Bëj një kthesë me një shaka të mirë, një komedi, e cila të bën për të qeshur, gjej diçka që të jap ty një buzëqeshje të fortë, duke të nxjerrë nga sytë lot dhe të bëjë trupin të ndjejë dhimbje. Njerëzit 30 vjet më parë lejoheshin të qeshnin vetëm kur ishin në grup. Mos u habisni, i qeshuri është ngjitës midis dy njerëzve, që ata mund të qeshin me njëri-tjetrin. E qeshura, si gjithë endorfinat e tjera, ndihmon në reduktimin e hormoneve të stresit, forcon imunitetin kur ai është i dobët. Bëjë diçka të mirë për dikë! Jepi një dorë dikujt në bankë, jepi dikujt drejtim, nëse ai ndihet i humbur, ose bëju kompliment njerëzve në mënyrën tënde. E vogël ose e madhe, për miqtë ose për të huajt bëj një akt bamirëse, për t’u ndjerë mirë si dhe për t’i bërë ata të lumtur. Bëj një gjë të mirë për një person të afërt që e takon shpesh herë dhe që qëndron me të pesë ditë të javës, duke i sjellë atij buzëqeshjen. Këto akte bamirësie që vijnë natyrshëm do të bëjnë të ndihesh mirë, pasi veprimi që do të bësh do të duket sikur ke bërë një akt shumë të madh dhe se ke marrë falënderime për shumë gjëra. Bëj më shumë para! Një djalosh mesatar mund të jetë i brengosur, kjo pasi ndoshta ai nuk di mënyra të tjera se çfarë mund të bëjë me arin. Paratë, absolutisht nuk mund ta bëjnë një person të lumtur, por mund të bëjë të tjerë të lumtur, nëse janë në grup. Sipas një studimi të bërë në vitin 2005 në Pensilvani, paratë nuk janë të vetmet që mund të sjellin lumturinë. T’i kursesh ato ose t’i përdorësh së bashku me shokët në një ditëlindje ose ditë të veçantë për emocione pozitive, mund të sjellin lumturi. Kërko emocione pozitive! Lumturia të drejton tek suksesi. Individët e gëzuar janë të predispozuar që të kërkojnë mundësi të tjera për të bërë përsëri të mira. Sipas një studimi të zhvilluar në 275,000 individë, dhe që ka përfshirë një skuadër psikologësh, ka nxjerrë se një numër i madh të intervistuarish janë të lumtur pasi kanë arritur një sukses, të lumtur pasi kanë arritur rezultate pozitive. Suksesi është rezultat i disa faktorëve, duke përfshirë edhe shëndetin, inteligjencën, familjen dhe njohjet. Identifikohu me trashëgiminë tënde! Nëse ndiheni të relaksuar me novelat e Gabriel Garcia Marquez, të kërcesh një kërcim japonez, përvetëson kulturë. Vlerësoje kulturën tënde dhe përforcoje me të tjera, gjithashtu identifiko kulturën tënde me të tjerat. Një studim i fundit tregon se një adoleshent meksikan dhe një kinez kanë ndenja lumturie të ndryshme, duke mënjanuar stresin ata kanë marrë edhe kulturën e vendeve të tjera. Në një kërkim tjetër psikologët kanë gjetur një lidhje midis identitetit stabël kulturor dhe atij të importuar, duke sjellë emocione pozitive. Gjeni kohë! Shoqëria është e prekur nga falimentimi. Sikur njerëzit të kishin më shumë kontroll të kohës së tyre për ta optimizuar përdorimin e saj, ndoshta do të duhej të shembeshin ura. Ndaj hiqni dorë nga zakone apo situata që ju bëjnë të humbisni kohë dhe të shmangni vampirët emocionalë. Është e njëjta ide sikur pastroni shtëpinë. Psikologët thonë se predispozicioni të bëni plane që mund t’i realizoni, duhet të gjeni dy ditë kohë në muaj, ku të merreni me gjërat që doni të bëni më shumë. Kjo me siguri do t’ju shtojë ndjenjat e mira, të cilat do të bëjnë të ndiheni më të lumtur. Përdorini kujtimet e bukura si një guidë! Mësoni të skanoni në memorien tuaj fuqinë tuaj, talentin, pasionin, interesin, praktik për të kopjuar aftësitë, dhe së fundi një potencial të hershëm, nëse kjo është aktuale ose jo. Skanoni këtë memorie, duke mbledhur materiale të cilat do të përdoren për çelësin e lumturisë tënde, thotë psikologja Barbara Becker-Holstein. Për shembull, dikush dëshiron të jetë altruist, mund të skanojë të shkuarën e tij dhe të shikojë se çfarë nuk i pëlqen. “Shiko me një stil personal dhe me interes, kujdesuni për mënyrat për të qenë sot i lumtur dhe rëndësishëm”, thotë Becker-Holstein. Luani rolin e optimistit! “Optimizmi është teknik për ta mësuar, dhe ka mënyra të ndryshme për ta arrirë atë”, thotë psikologja Mary Ann Troiani. Sipas kërkimeve të saj, Troiani del me tre mendime me të cilat ju mund të rrisni optimizmin tuaj. E para, rregullo trupin tënd përpara se emocionet të kapin, hidh hapa të mëdha dhe ec me shpejtësi dhe me kokën lartë. Njerëzit që janë pesimist ecin avash me kokën poshtë dhe me hapa të vegjël, thotë ajo. E dyta, ndrysho tonin e zërit tënd, kjo do të mbush me energji. E treta, përdor fjalë të bukura dhe të gëzueshme, mendo për mundësi dhe për gjera të bukura. Provoni gjëra të reja! Stop shikimit të dritës së Aurorës, dhe mëso një instrument të ri, këtë bëje tani. Në qoftë se ju ofrojnë të bëni një gjë që ju bën të lumtur, përpiquni të bëni edhe më shumë. Psikologu Rich Walker që ka studiuar 30,000 ngjarje dhe mbi 500 ditarë, thotë se njerëzit angazhohen me eksperienca të ndryshme, disa prej tyre i minimizojnë emocionet negative duke shtuar ato pozitive. Psikologja Barbara Fredrickson në kërkimet e saj sugjeron se raporti i ndjenjave pozitive dhe atyre negative te njerëzit është 3 me 1. Tregojani historinë tuaj dikujt! Flisni për gjëra të mira dhe të këqija, të cilat ju kanë ndodhur qoftë edhe duke i treguar përmes linjës telefonike. Sipas psikologut Rich Walker njerëzit drejtohen të entuziazmuar kur me ndjenja të buta tregojnë një histori. Me fjalë të tjera, të flasësh për eksperienca negative, të bën më të ndjeshëm, sa që memoria bllokohet dhe më pas ngjarjet nuk të kujtohen. Walker thotë se nëse historia është e mirë dhe kur tregohet ka një audiencë të ndryshme dhe të madhe, ajo të ndihmon që ti të ndihesh më mirë dhe të ndihesh i lumtur. Ekuilibroni punën dhe shtëpinë! Zgërdheshja në shoqërinë tuaj është si dhëmbët blu. Me teknologjinë e re në shtëpinë tuaj tashmë ju jeni më ndryshe. Kjo gjetje e re paksa fleksibël midis punës dhe jetës private, është e mirë për disa, ndërsa për të tjerë është problematike. Në 2003, Universiteti i Michiganit gjeti se ata që janë të stabilizuar midis punës dhe shtëpisë janë më të lidhur pranë familjes, dhe kanë shumë konflikte për t’u integruar në të dyja. Kërkimet treguan se balanca mes shtëpisë dhe punës mund të sjell lumturi. Kini shpresa realiste! Vitin e fundit harta e parë në botë për lumturinë ka nxjerrë në vend të parë Danimarkën. Për më shumë se 30 vjet ky shtet ka qenë ndër të parët për kënaqësi. Kërkuesit britanikë janë përpjekur të gjejnë pse danezët janë më të kënaqur se suedezët, megjithëse ndajnë të njëjtën kulturë. Ja dy shembuj: pakti i fundit është fitorja e danezëve në vitin 1992 kur bë kampionati evropian i futbollit, e çoi këtë shtet në eufori. Megjithatë ka edhe arsye të tjera, të cilat kanë kontribuar në kënaqësinë e danezëve. Dhe gjërat janë të qarta, një besim i madh që i shtyn ata edhe kur bien. Vizualizoni lumturinë! Është aftësia jonë e veçantë që të mund të stimulojmë situata, duke kujtuar të kaluarën dhe duke vizualizuar të ardhmen. Në të njëjtën kohë mund të luajmë duke krijuar të ardhmen, të paktën në kuptimin se mund të përgatisim gjendjen tonë emocionale për atë që mund të vijë. Kjo sjellje mund të sjellë, lumturi nëse e bëjmë një qëllim në vete. Kërkimet për vizualizimin dhe ndryshimet emocionale tregojnë se mendimet pozitive kanë një impakt në reaksionet e trurit. Psikologët iu kërkojnë njerëzve të imagjinojnë atë që duan në jetën e tyre, duke krijuar një gjendje mendore që e bën personin të mendojë se gjithçka është e arritshme. Buzëqeshni! Provojeni. Buzëqeshja nuk do t’ju vrasë. Psikologja thotë se një person çdo lloj emocioni që shpreh në pamje të jashtme, e shpreh me buzëqeshje. Për të shmangur atë që quhet mosmarrëveshje njohëse, në të cilën mendimet dhe veprimet tona nuk përputhen, mendja jonë reagon ndaj ndryshimit në shprehjen e fytyrës për të përputhur atë që besojmë me sjelljen. Dhe buzëqeshja, ashtu si qeshja, është ngjitëse. Nëse buzëqeshni, atëherë ka shumë mundësi që edhe ata rrotull jush të buzëqeshin. Kini një martesë të lumtur! Nëse për ju nuk ka kuptim të martoheni me njerëz të pasur, atëherë martohuni me njerëz të lumtur. Studimet tregojnë se beqarët në gjendje depresioni kanë përfituar shumë psikologjikisht nga gjëra të tilla si intimiteti dhe afërsia emocionale. Për popullsinë e martuar, njerëzit e angazhuar në marrëdhënie intime tregojnë se janë më të lumtur se ata që nuk janë të martuar. Kërkimet nga Universiteti Waewick tregojnë se nëse jeni të martuar me dikë të lumtur, atëherë edhe ju vetë do të jini të lumtur. Kjo për arsyen se lumturia është ngjitëse dhe kalohet lehtë.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 07:01:18 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015