8. Ajo që merret parasysh në jetën e njeriut, është - TopicsExpress



          

8. Ajo që merret parasysh në jetën e njeriut, është përfundimi i suksesshëm e jo mangësia fillestare (fillimi i dobët). Atë që fëmijët e Jakubit e bënë në fillim, ishte vepër shumë e keqe. Kjo vepër ka përfunduar me pendim të sinqert, me falje të plotë të Jusufit a.s. dhe babait të tij dhe DUA – lutje e mëshirë për ta. 9. Disa vepra të këqija janë më të vogla se të tjerat, për atë është primare (në atë situatë kur patjetër duhet të bëjmë njerën prej yre), ta bëjmë më të voglën. Kur vëllezërit e Jusufit a.s. u pajtuan për ta mbytur atë, njëri prej tyre tha: "…Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit… ". (Jusuf, 10) Propozimi i tij ka qenë më i mirë se i vëllezërve tjerë, pa marë parasysh se ka qenë vepër e rrezikshme, ajo është zvogëluar. 10. Nuk ngarkohet me gabim personi i cili blenë, shet apo shfrytëzon çkado që në praktikën pronësore të punës konsiderohet mall, mirëpo gabimi nuk i përket as atij që nuk e dinë se në çfarë mënyre është përfituar malli. Vëllezërit e Jusufit e hodhën atë në pus, që është punë e palejuar, por atë më vonë e gjetën njerëzit e një karavani , e sjellin në Egjipt dhe e shesin si rob. Allahu xh.sh. e ka përdorur fjalën ‘’rob’’ për Jusufin a.s. 11. Njeriu duhet të ket kujdes ndaj vetmisë, dhe me gruan të ket kujdes të mos krijoj marëdhënje mosbesimi. Edhe dashuria ndaj dikujt mund të jet e dëmshme. Gruaja e mbretit ka qenë e çmendur ndaj Jusufit a.s., ka provuar ta përfitoj, por ai nuk pranoi dhe ajo i është hakmarrur duke gënjyer për të, dhe për këtë përfundoi në burg. 12. Jusufi a.s., ndiente simpati ndaj gruas, mirëpo me refuzimin e saj, ka qenë më afër Zotit. Simpatia vjen nga propozimet e shpirtit të keq dhe ndonjëherë ndodh nga vet natyra e njeriut. Megjithatë, dashuria ndaj Allahut xh.sh. dhe frika prej Tij kanë ndikuar dhe kanë sunduar dëshirën e epshëve. Për shkak të kësaj Jusufi a.s. është prej atyre: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve” (Naziat, 40)
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 21:39:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015