ALBPETROL-BUTRINTI 2-1 GOLAT: Ruço 56′, Gjoka 81′/ Raboshta - TopicsExpress



          

ALBPETROL-BUTRINTI 2-1 GOLAT: Ruço 56′, Gjoka 81′/ Raboshta 16′ ALBPETROLI: Kaloshi, Kapo, Ymeri, A.Arapi, Derka, K.Arapi (Siqeca 25′ (Taullai 75′), Kule, Bratja (Idërshaj 90′), Ruço, Gjoka, Junior. Trajner: A.Bedini BUTRINTI: Bytyçi, Xhovani, Drazhanin, Bazaj, Alzeneli, Dalipaj (Kashi 76′), Kola (Dorti 60′), Muço, Raboshta, Rapaj, Nela (Myrtaj 60′). Trajner: M.Hysi KARTONË TË VERDHË: Siqeca 37′, Gjoka 81′, Junior 88′/ Bytyçi 24′, Moço 90+1′ KARTON I KUQ: Junior 88′/ Drazhanin 80′ GJYQTARË: H.Llapra, R.Malaj, E.Rrapi (Vlorë) VËZHGUES: D.Babamusta (Durrës) DELEGAT: F.Axhiaj (Tiranë) Fillimit të takimit i parapriu një festë e bukur sportive me këngë e valle. Kjo, edhe për faktin se ekipi i Albpetrolit rikthehej pas 16 vitesh në Kategorinë e Parë. Ndeshja Takimi filloi i shpejtë, i bukur për të dy ekipet, që me anë të sulmeve dhe kundërsulmeve kërkonin të rrezikonin dhe të shënonin në portat respektive. Në minutën e 16-të sarandjotët zbresin me një kundërsulm të shpejtë dhe është Raboshta, i cili shënon për Butrintin. E papritur kjo për futbollistët e Albpetrolit që gjithsesi nuk dekurajohen, por reagojnë duke vënë nën presion mbrojtjen sarandjote. Pjesa e dytë ka një tjetër pamje për futbollistët e Albpetrolit. Që në minutat e para ata e shpërngulin lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Në minutën e 56-të, pas një sulmi të bukur, ata fitojnë të drejtën e një goditjeje dënimi nga një distancë 25m. Ruço godet saktë dhe shënon. Në minutën e 80-të, mbrojtësi i miqve Drazhanin largohet direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një prej lojtarëve vendës. Një minutë më pas, Gjoka pas një asisti të Junior brenda zonës gjuan dhe shënon golin e avantazhit. Pas ndeshjes, trajneri i Butrintit, Mustafa Hysi, u shpreh: “Ishte një humbje e pamerituar. Ishin disa gabime fëmijërore të disa futbollistëve në mbrojtje, por ndërkohë që na ndëshkoi edhe kartoni i kuq i panevojshëm i gjyqtarit dhënë mbrojtësit Drazhanin”. Bedini “Ishte një fitore e bukur, por e vështirë. Ekipi kundërshtar u vendos mirë në pjesën e parë nga ana taktike dhe na krijoi disa probleme në qarkullimin e topit. Në një moment të befasishëm, kur nuk e prisnim, na goditi duke kaluar në avantazh. Kjo na e bëri më të vështirë lojën, por djemtë u mobilizuan dhe u motivuan akoma më shumë. Morëm tri pikë të vlefshme, që mendoj se na çlirojnë shumë”.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 11:29:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015