ATDHEU Atdheu është dhembje, është dhembje, Një prill i - TopicsExpress



          

ATDHEU Atdheu është dhembje, është dhembje, Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi. E mban – edhe të mban ty – në shpirt. Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend. Atdheu është buka e uritur: Të ikën nga duart e dot nuk e ngop. Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur. Me sytë n’errësirë vetveten kërkon. Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që bind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind. Atdheu yt i vogli, i vogli, ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 11:46:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015