AVOKATIT TË POPULLIT KUVENDIT TË SHQIPËRISË KOMUNITETIT - TopicsExpress



          

AVOKATIT TË POPULLIT KUVENDIT TË SHQIPËRISË KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR Po riflitet ditët e fundit për legalizimin e martesave gay në Shqipëri. Jam plotësisht dakord dhe mbështes pa asnjë rezervë të drejtat e kujtdo. Ne, deri sot , kemi ditur martesë lidhjen para ligjit mes një burri dhe një gruaje. Format e tjera kanë qenë të përjashtuara dhe të dënueshme nga ligji. Por deri më sot paskemi jetuar në verbëri se martesë qenkësh edhe ajo mes dy individëve të të njejtit seks. Bukuri! Por unë jam paksa besimtar. Kam lexuar librat e shenjtë. Natyrisht që kam lexuar Kuranin. Në të lejohet poligamia. Domethënë , martesa e një burri me shumë gra. Në traditën islame në botë ekziston. Tek ne ka ekzistuar deri në vitet 60, kur u ndalu feja. Sot feja bashkë me besimtarët , janë rikthyer. UNË KËRKOJ QË , NËSE NDRYSHON LIGJI PËR MARTESAT DHE LEJOHEN MARTESAT E TË NJEJTIT SEKS NË VENDIN TONË DETYRIMISHT TË LEJOHEN EDHE MARTESAT E NJË BURRI ME MË SHUMË SE NJË GRUA (poligamia) E PËR BARAZI EDHE POLIANDRIA (martesa e një gruaje me më shumë se një burrë). Këtë e kam thënë publikisht në një shkrim dikur, në vitin 2009 kur idenë e martesave mes të njejtit seks e hodh ish kryeministri Berisha. Nuk reagoi njeri. Mirë. Por nëse komuniteti mysliman nuk do ta kërkojë këtë të drejtë dhe mundësi të lejuar nga Kurani atëhere do të marr unë nismën qytetare të mbledh firmat për tu shtuar edhe kjo në ligj!!
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 17:20:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015