AXHAMI NE DIPLOMACI, ANALFABET NE EKONOMI Të dashur - TopicsExpress



          

AXHAMI NE DIPLOMACI, ANALFABET NE EKONOMI Të dashur miq. Përsëri dje në konferencën për ekonominë, oratorë të FMN-së, BQE-së, Universitetit të Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja në rajon që nuk ra në recesion. Ata konfirmuan se Shqipëria fal modelit ekonomik, pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa vendet e rajonit, pati rritje të investimeve të huaja dhe eksporteve me 315 %, ulje të papunësisë nga 13,3 në 12 përqind. Ekspertët paralajmeruan qeverinë të mos prek modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kërkoi të mos preket taksa e sheshtë. Mirëpo këto e zemëruan shumë Ramën, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e përgatitur nga Cani dhe këputi marrëzira të tilla, se biznesi nuk do të jetë armik, se kompanitë e mëdha do të auditohen dhe nuk do të kenë të bëjnë me autoritetet tatimore të vendit, se borxhin do ta mbajë Banka e Shqipërisë (ndonëse vetëm ajo e mban, etj). Ai i hutuar, sapo e mbylli fjalën, pyeti panelistët – “ Si j’u duk fjala ime”? Por, prej tyre mori vetëm disa shenja përcmuese, rrudhje buzësh e të tjera. Një mik i imi i huaj, do të më shkruante nga salla, se Mr. Rama jo vetëm është analfabet, por dhe rrezik real për ekonominë e Shqipërisë - sb
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 14:50:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015