Aftësitë kuruese të dardhës janë: 1. Lëngu i dardhës - TopicsExpress



          

Aftësitë kuruese të dardhës janë: 1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla. 2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. 3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. 4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak. 5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik. 6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve. 7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza. 8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 18:57:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015