Ajo eshte plot dashuri por nuk duket keshtu. Eshte riprodhimi I - TopicsExpress



          

Ajo eshte plot dashuri por nuk duket keshtu. Eshte riprodhimi I paharrueshem I nje perendimi ne miniature.Duket sikur mbaron per te filluar tek mendja. Ka perendime qe nuk perendojne kurre. Ajo mbetet ajo e aq mjafton per te mos pare tjeter perreth teje. Sepse cdo bote brenda eshte magjike por disa vende jane planete te tjera te cilat si terren nuk kane asgje pervecse nje trup te jashtem qe tegjithe mund ta shohin.Jo te gjithe arrijne ta veshtrojne qe nje trup leviz ndryshe dhe sposton trajektoren e veshtrimit njesoj sikur te mund te vizatoje mapen e universit dhe kete jo te gjitha grate mund ta bejne, as grate e bukura qe dine te levizin veshtrimet e njejta duke lene shpirtin te ndaluar.Ajo ndoshta e veshtire per t’u kuptuar por duke zoteruar nje thjeshtesi te thelle per te mbetur e tille. Ajo me henen brenda dhe me diellin ne sy, sy qe kane arome jete. Ajo qe s’di ti pershkruaje bukur ndjenjat, e qe eshte ne gjendje te lulezoje ne momentet me te pamenduara, per te te treguar qe nuk eshte e domosdoshme te thuash gjithcka me fjale. Ajo qe ka mijera sekrete te cilat ti nuk deshiron ti njohesh e mijera pyetje qe do dije ti pergjigjeshe. Ate qe mund ta marresh pa e patur kurre ose mund ta kesh pergjithmone, eshte ceshtje momentesh. Ajo me te cilen ti arrin te mos jesh i rreshkitshem sepse nuk do te te mbaje peng ,pervecse me nje elegance perfekte. Ajo qe ka nje kopsht me lule , me te qe asgje s’ndodh rastesisht dhe as e programuar.Ate e shkruan gjithmone si dicka te re dhe nuk e njeh kurre dhe eshte kjo ajo qe shton kuriozitetin dhe imagjinaten tende.Ajo per te cilen ke gjithmone nje mendim rezerve edhe kur nuk deshiron ta kesh. Si mund t’ia shpjegosh atij mendimi qe duhet te te lere ne paqe kur sapo shperqendrohesh te shpeton nga mendja per te vrapuar ne krahet e tua? |Massimo Bisotti|
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 11:52:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015