Albania, filli dhe fundi i një aventure pushimesh Nga Halil - TopicsExpress



          

Albania, filli dhe fundi i një aventure pushimesh Nga Halil Teodori Nëpër mundësitë që mëvetësojmë, kërkojmë të vizatojmë përfytyrime dhe ëndje, të cilat duke shëtitë nëpër kujtime dhe nostalgji, ngulmojnë të zbresin në të tashmen e gjanave të mundshme e të na kapin për dore porsi fëmijën, e duke rendur t’i rrëfejë të shkumen, ta çojë nëpër vende ku copëza jete dhe shpirti i kishte fshehur si thesare nëpër kujtime. Asnjëherë nuk e kuptojmë se është dikush përbrenda nesh që mundet me u kujdesë me kaq përkushtrim për me na zgju rijetimin, me i dhan hov kujtimeve dhe me shkund pluhurin e harrimit. Kësisoj me u zgju një ditë i tunduar nga një dëshirë nënshtruese përjetimi dhe andje. Të vagullta shfaqen ato vegime dhe mirazhe beduinësh, megjithatë krejtçka qartësohet dhe hidhesh në këtë përmëndje me një destinacion, të cilit i jepesh. Që nga viti 1973 kur i kisha kthyer shpinën prindërve, kujtimeve dhe vendlindjes, po ikja i ngarkuar me të paktat gjëra, ku barrën kryesore e përbënin librat, ajo ka qenë pasuria ime e shtrenjtë dhe e shenjtë, Dibra nuk ishte kaq larg, distancë të cilën kisha nevoj ta fashisja. Atje diku larg janë varret e të parve tanë të ngelun në pluhurin e harresës sepse të gjithë e kanë lënë atë vend. Atje perehet Gjyshja ime e dashur e cila më ka hovur besimplotë me të gjitha forcat që të mbaroja shkollën e mesme, derisa kulmoi në këtë ngadhnjim duke shitur pjesë nga trashëgimia e saj. Atje prehet Da(e)m Shabani (Teodori), Gjysh Xhevahir Teodori ndërsa Halla Sulltana e Halla Bite pushon amshimin në varrezat publike të Elbasanit, ashtu si dhe daj, Tofik Briçi. Ndërtsa xha Rasimi prehet në Lezhë. E megjithse përgjatë këtyre viteve nuk më ka munguar motivimi për ta vizituar, megjithse i ngarkur gjithherë me peshën e një angazhimi familjar dhe farefisnor, ndodhije dhe gëzimesh. Malli dhe nostalgjia, ngasun prej një kohështrirje mungese dhe harrimi, jo shumë larg, ngulmi për ta kundru dhe kumtu si një gajle e kahershme kandëshumë, u bënë nxitja e pamëdyshtë që Tirana të ishte destinacioni i pushimeve të këtij viti. Imazhi hirëplotë dhe sharmi magjepsës, rrugëtuar përmes fotografishë dhe qasjeve të pamata mediatike, nuk mund të ishin aq të përplotësuara sa të dakordësohesha, duke ruajtur distancën e të mallohesha prejslargu, ndërsa lundroja i magjepsur në këtë shëtije sendërtimesh mediatike të vendilindjes time dhe krejtasaj që kishte lënë dhe mbetur tek unë, jo dhe aq si përkatësi e qenjes ne brendi se sa si një mishërim hyjnizues. Doja ta prekja me duar, të shkelja me këmbë e ta fokusoja me ëndjen gjithë atë që më gufonte me mallë dhe gëzim. New York – Tiranë, vajtje-ardhje! Mu desh të lija New York, ndërsa ora sapo kishte kaluar 17:10 minuta dhe dielli i ngrohët i asaj dite Maji nderej mbi Manhatten, duke derdhur një dritim verbues dhe një tejzgjatje hijesh në anën perëndimore, kah që mori drejtim avioni i linjës së njërës nga kompanitë më prestigjoze që fluturon drejt Munihut “Luftëthansa Aerlaines”, me të cilin po udhëtoja. Ishin të shumtë pasagjerët që udhëtonin me këtë linjë, ndërsa sedilja që isha ulur më konçidoi me një zotri Gjeman, Profesor i Universitetit te Munihut. Nga dy pasagjer në këtë destinacion New York Muhnih , vajtje-ardhje, vetëm unë isha i njëmentë. Xheni, vajza ime e dashur, e cila tashmë sa ka mbushur shtatëmbëdhjetë vjeç më kishte porositur që sapo të kaloja ishujt John’s dhe të merrja drejtimin drejt thellsive të oqeanit Atllantik, t’i bëja një telefonatë. Nga biseda me profesorin u shkëputa për një çast dhe u bëra nga një telefonatë Xhulit, Xhenit dhe Anisës. Aty e kuptova se sapo kisha kaluar Bostonin një qytet i mrekullushëm në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avioni i ishte drejtuar Oqeanit Atllantik dhe për t’u bashkuar me tokën diku afër Anglisë një vend i mrekullushëm dhe me histori të lashtë. Ndërsa sapo kisha filluar të jetoja me ndjenjat mikluse të fillesës së pushimeve në mendje më ç’faqet imazhi i Tiranës teksa po përshkonim sakaq rrugët e territorit rrethues të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Ngasesha në vetvete përmes shumë hamendjesh dhe mendimesh, porsi një beduin në shkretëtirën e pamatë të Oqeanit Atllantik, i pataksur nga horizonti dhe mrekullit e pamjeve mahnitse që jep veçanarisht udhëtimi mbi Oqean. Nga Gjermanija udhëtimi me avion drejt vendlinjes qe një mrekulli e veçantë dhe që më bëri të ndjehem i përmalluar, jo vetëm për vendëlindjen, por malli që më kishte marrë për njerzit e mij të afërt sidomos, babain e sëmurë, nënën që qëndronte e forte nën peshën e rëndë të pleqërisë, vëllezrit e motrat në të përditshmen e tyre plot përpjekje. Me këto mendime në kokë e shikoj vetën në majë të alpeve të Shqipërise dhe menjëherë më shkon ndërmënd qëndresa heroike e Shqipëtarve që nuk u përkulën kurrë para çdo lloj sulmi e pushtimesh të herëpashershëm. Egiztenca e këtyre Alpeve tregon dhe njëherë për karakterin e fortë të shqipëtarve që në lashtësi. Me këto përftyrime ndër mendje, dhe syri të sheh bukuritë e qytetit veriorë të Shqipërisë, Shkodër locja, dhe sa hap e mbyll sytë, Krujën dhe Kalanë e Heroit tonë kombëtarë” Gjergj Kastrioti Skëndebeu” e një kujtim i shkuar e ka zanafillë këtu ku shtrihet ky qytet i bukur dhe i lashtë si Shkodra, vendi ku unë studjova per katër vite nga viti 1973 deri në vitin 1977. Në “portat Araportit “Nënë Tereza”! Në të hyrë të araportit telefonova vëllain tim të vogël, i cili mu përgjegj menjëherë. Rruga e Durrësit do të ketë pak trafik, por futu në kafe dhe prit për ardhjen time të mënjëhershme. Kafen e ke të paguar nga ana ime, tha ai, dhe më porositi që të mos mërzitesha. Dhe ashtu bëra, u ula në kafe në atë pjesë ku unë mund të kontrolloja ardhjen e tijë. Ata ishin dy destinacione dhe një krahështrirje e piketuar në një horizont, që sa vjen e qartëson pamjen për nën diellin e zenittë që gjejmë teksa “gozhdon” me dritë dhe 32 gradë celcius krejtkah pamja rrok kafen ku unë kisha zënë vend. Vargani i makinave që rrjeshtohej si fishekët në vezme, përgjatë gjithë rrugës së Durrësit, shkëputej fiks përballë Araportit “Nënë Tereza”, si një shkas mirëseardhjeje dhe mikpritjeje Shqiptare. Durimi, im vëlla, nuk vonoi shumë, erdhi, u përqafuam duke u përpjekur që në atë ceremonialitet afrimiteti të shuanim etjen e pamatë të mallit dhe distancën kohore që nuk ishim parë. Nuk u vonuam shumë dhe sakaq ndoqëm rrugën që do të na çonte nga qendra e Tiranës, drejt e në shtëpi, atje ku më priste nëna, babai, Alesja dhe nusja e vëllait Orsida. Tashma nata ja kishte lënë vendin ditës dhe i kishte mbështjellë krejt shtatin e saj, Tiranës. Ngadalë, hapave të mbramë i vihen nga pas pëshpërimat dhe tafti i freskët i natës së fundmajit dhe turri jem për me e mbyll sa më shpejt këtë histori kujtimesh. Dritat dhe prekjet tinzare llamburisin në këtë kredhje mesnate. Një ditë ke lënë pas, qyteti im dhe unë në vete, vite dhe kujtime kam struk në përmallim. Pas hiqen zvarrë rrugëve të tua, kujtime dhe derte, lëndime dhe andrrime, ankime e lëngime. Hiqen zvarrë e struken nën dritat që përgjojnë ngultas krejt këtë lojë fryme e hijesh ikanake, e ne kundrojmë. Nata të ka veshur qyteti im, dhe ti sërish kumton hiret e një nuseje që drojshëm nën duvak, kandet me ladru nëpër kujtime dhe dëshirime. Duke vështruar yjet mbi qiellin tënd, pafundësinë e dëshirës me të dasht përjetësisht me të njëjtin passion, ndjej teksa më pëshkon si një prekje ngjethëse. Erdha, e më duhet me të lanë në shenjtnin tënd, duke ikur me zemrën plot e me hovin pesh, me ty në sy e në shpirt. Kaluam pragum e shtëpisë ku babai i sëmurë siç dukej po priste me padurim, e përqafova me mall sa për të shuar e për tu përballur me ndryshimet e viteve të kakohëshme. Një taft i freskët u përplas në ne si një horizont që çelet me të hyrë në koridor. Kumti i shpërfaqur dhe buzëqeshja e hijshme e Orsidës dhe përqafimet e nënës që priti fjalën tonë të përzgjidhte gjuhën, me të cilën do të komunikonte, ishin nistoret e kësaj bujtje. Ndërsa Orsida u mundua të bënte sa më shpejt të ishte e mundur kafen nëna mu ul pranë dhe më mbysti me të puthura duke mos patur të ngopu nga gjithë ajo etje e gjatë që kishte zhuritur. Ndërsa unë u shkreha në ndenjëset prej lëkure duke soditur ndryshimet e bëra dhe duke shijuar ajrin e kondicionuar, kujtime të ndryshme më vërtiteshin si taft në ambinetin që valonte nga malli dhe dashuria. Kur ende unë nuk kisha formuluar pyetjen, se sa dashamirëse ishte mikpritja ku strehëza ime e përkoshme tashmë u bë shtëpia e vëllait, akoma pa mbaruar kafenë, nëna më propozoi të bëja një dush, për të hequr nga vetja rrugën e gjatë, lodhjen dhe njiherash me ta, përmallimin dhe kujtimet. Luisi, nipi im i sapolindur, i cili nuk kishte mbushur akom gjashtë muaj, që unë e pashë për herë të pare, më pristë duke bëlbëzuar, dhe dukej se ishte shumë i gëzuar, më i vogëli dhe më i gëzuari i familjes. Ndërsa Alesja, djali i madh i Durimit. nuk mu nda edhe kur pija kafen e mirëseardhjes, dhe si më i madh që e ndinte veten, më bënte pyetje nga më të ndryshmet, madje dhe nga ata që unë nuk isha në gjendje t’u jepja përgjigje të menjëhershme. Një ditë më propozoi të luanim futboll, dhe të them të drejtën u ndjeva ngushtë para tij, kur shpejt e shpejt mi rrasi dy gola. Ajo që vlen për tu theksuar dhe që më bëri të ndihem mirë ishte shumllojshmërija e gatimeve që bëri Nëna ime e dashur dhe Orsida. Vendin e zinin llojshmërija e byrekve si byrek me mish, byrek me qumësht, me djath, gjizë, me qep…. si dhe gatimet me mish koke sidomos teknika e mrekullushme e gatimit te paçës. Sa i gëzuar dhe i mikluar e ndjeja veten në shtëpi të vëllait tim të mrekullushëm. E kur bie fjala për villain, ai është kopja jote është njeriu më i afërt, është personi që lë amenet fëmijët, shtëpinë, gruan dhe pasurinë. Vëllai im është vërtete një i tillë, që për mua u mundua të bënte të pamundurën, që të më kënaqte. Po kështu bëri dhe motra e madhe, Vjollca, e cila pothujse mu përkushtua totalisht, ndërsa Mira dhe Flamuri nuk u mjaftuan me vizitat e herëpashershme, por më ftuan dhe në shtëpi për drekë. E veçantë ishte në këtë gëzim, kur më erdhën të më vizitonin Liljana dhe Ylberi, të cilët kishin një vajzë të mrkullushme, Ajla, që unë e pashë për herë të pare, dhe ishte një bukuri e rallë që edhe nëpër legjenda është vështirë ti takosh. Po kështu, prezenca e Jonidës mbesës sime një intelektuale e mrekullushme e nivelit, Mastër, si dhe vizitat e Nilës (Reçi) Marjelës dhe Gertës më bënin të isha jashtëzakonish i mikluar dhe gëzuar jashtë mase. Në ditët që do të pasonin, bashkë me Durimin do ndiqja hapat që do të na çonin në qendër, të mbanim frymën në një prej lokaleve më të njohura të Tiranës, Taivani dhe njëherash në një nga “kapanonet” mondane ku vendtakohen turlilloj, që nga zejtarë të politikës deri te katundari hallexhi. Ç’nuk sheh e më kë nuk pahesh në kësi bujtinash kolektive, ku tangarlleku dhe krehbishtja lëpihen, mediokriteti dhe retorika krekosen si kryekooperativistët e kohës së Enverit. Kush e kush të tregoi veten më i zoti e më bosi, duke u hequr se ka mbaruar këtë apo atë universitet, bile duke i reklamuar dhe në facebook. Tangërllek katundarësh, nga ato që sapo kanë lënë shkopin e çobanit dhe ndjehen të “qytetëruar”. Kjo kafeteri gjithnjë ma ka shpifur, si çdo shtirje tjetër dhe unë viktima, gjithnjë e kam frekuentuar me të njëjtin person, gjithnjë me po të njëjten arsye, refuzimit të mbetur në tentativë. Piva atë kafe i strukur nën peshën e rëndë të tollovisë dhe të përzjerjes gati tu “threw out “, ndërruam me fjalë të thjeshta do muhabete të ‘ mëdha’ dhe pas jo shumë minutash i vumë kapak me një fërkim apo shtërngim duarësh konstruktiv, më shumë psikologjik, se sa të nevojshëm. Shëtitje nëpër Tiranë Tuj shetit nëpër tisin e hollë të gjanave të vyeme dhe kujtimeve, i prekun prej mallit dhe melankolisë, hova. Munda plogështinë dhe mëdyshjet, sfidova kandën e një gjumi që vërdallej të më kaplonte rishtaz, u vesha, mora aparatin fotografik dhe dola. Nuk pranova të rrija i kyçur në katin e dytë të vilës së vëllait. Kohëshumë kishin mbetur përmbas që nuk i isha përvesh një shëtitjeje në qytet në këtë orë. Nuk mund të them se qyshkur, po krejçka ngucati kjo shëtitje kishte të bënte me vegjelinë time. Nëpër gjurmët në këto rrugë një melankoli mu qas përkundrudh dhe më ndiqte hap pas hapi me hijen që sa vinte e lëngonte posht hapave që ndiqnin njani-tjetrin në kundimin mëngjesor. Në këtë nadje kandashumë kisha me u rikthy nëpër të gjitha ata kujtime që më mbajnë të lidhun kaq ngusht me çdo copë të kurmit të këtij kryeqyteti. Nuk kishte kush i ngucte përjetimet e së shkumes, me prek krejtkund ku kisha nej, me shkel, panalun krejtkah kisha shku. Një rini e allasojtë ka mujt me qenë ajo e jona, megjithatë, kishte se ç’ka me m’rrëfy në këtë shtegtim. Sakaq nuk kisha të ngopun së shtypuni butonin e shkrepjes së “Nicon”-it. Kisha një ngasje me fokusu çdo pëdhëmbë të kësaj rëndjeje nëpër shtigjet e së shkumes. Pothuaj e gjithë zemra e Tiranës ishte struk në kartën e memorjes së aparatit tim modest, e krejt atë rijetim kujtimesh kishte mund me e xan në të kjo kandë për me marrë krejtçka e mos me lan pa marrë kurrgja. U ktheva në dhomën e fjetjes, me një pash diell, ndërsa babai më përshëndeti me dorë i ulur si gjithmonë në kolltukun e tij të preferuar përgjatë koridorit të shtëpisë. Vazhdon
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 22:01:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015