Alibeaj: Simpatizantët dezertuan PD-në Enkelejd - TopicsExpress



          

Alibeaj: Simpatizantët dezertuan PD-në Enkelejd Alibeaj Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj argumenton se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e qershorit erdhi si pasojë e dezertimit të një pjese të simpatizantëve të saj. “Nuk funksionuan strukturat e brendshme të PD, ishte një zhvendosje e elektoratit të saj. Ishte njëlloj dezertimi i simpatizantëve historikë të PD. Arsyet nuk gjenden të performanca e qeverisë. Performanca e qeverisë në terma makro ka qenë e kënaqshme. Duhet gjetur faji tek organizimi i brendshëm i PD”, tha Alibeaj sot në një intervistë për “Ora News”. Ai shprehet se një arsye tjetër e humbjes lidhej dhe me qefmbetjen e elektoratit nga drejtuesit lokal të PD dhe koordinatorët e qarqeve. Po ashtu, ai argumenton se një pjesë e PD u orientua keq në lidhje me marrëdhënien e ardhshme mes PD dhe LSI. Alibeaj thotë se sfida e PD është që të rikthej këtë bazë të pakënaqur të simpatizantëve të cilët bojkotuan partinë në zgjedhjet e 23 qershorit./ a.k/noa Poashtu mund të lexoni edhe: Tirana… pa Bashën Basha nis takimet si lider i PD, takon Sequi Kolegji Zgjedhor nis ndarjen e mandateve PD: Rama mbron mandatet e vjedhura! Olldashi: Riorganizimi i shpejtë, e kthen PD në shumicë Rama takon ministrat e PS për 45 minuta, temë administrata Basha: E majta u bë maxhorancë me mashtrime dhe shitblerje votash Zemanta The post Alibeaj: Simpatizantët dezertuan PD-në appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 20:08:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015