Aliu radija’ll-llahu anhu Aliu [4] (ar. Ali ibn Ebi Talib), - TopicsExpress



          

Aliu radija’ll-llahu anhu Aliu [4] (ar. Ali ibn Ebi Talib), ishte kushëri dhe dhëndërr i Muhammedit a. s. dhe halifi i katërt besimdrejt. Kur e pranoi fenë e re, kishte më së shumti 10 apo 11 vjet; Muhammedi a. s. e pranoi në shtëpinë e vet që ta shngarkojë babanë e tij që e kaploi varfëria. Babai i tij Ebu Talibi, nofka i të cilit e fshehte emrin jofetar Abd’ul-Manaf, ishte i biri i Abd’ul-Muttalib ibn Hashimit. Nëna i quhej Fatima bint Esed ibn Hashim. Muhammedi a. s., vajzën e të cilit e martoi, Aliun e quajti Ebu Turab. Nuk mund të pohohet me saktësi kur e përqafoi Islamin, por pas Hadixhes ishte muslimani i parë ose i dyti (pas Ebu Bekrit). Ka qenë në mesin e atyre djemëve të cilëve Muhammedi a. s. shprehimisht ua premtoi Parajsën dhe një nga gjashtë të zgjedhurit që Omeri në shtratin e vdekjes i emëroi. Kur Muhammedi vendosi të shpërngulet në Jethrib dhe papritmas u zhduk nga Mekeja, në ikje i ndihmoi Aliu me atë që e bindi popullin se nuk gjendet në shtëpi në të cilën ka banuar. Mbeti disa ditë pas tij në Meke, në mënyrë që pronarëve t’ua kthejë kapitalin që ia patën besuar Pejgamberit. Disa muaj më vonë e martoi vajzën Fatimen, dhe nga martesa e tyre kanë lindur el-Hasanin dhe el-Husenin; gjatë jetës së Fatimes, Aliu nuk ka pasur grua tjetër. Gjatë kohës së Muhammedit, Aliu morri pjesë gati në të gjitha ekspeditat, shpesh si flamurtar, e vetëm dy herë si komandant (në Ferdek dhe Jemen). Kudo ka dhënë dëshmi për guximin që më vonë u bë legjendar; Në Bedër mbyti një numër të madh Kurejshitësh; në Hajber, u shërbye me porta mjaft të rënda si mbrojtje, dhe se, duke iu falënderuar zjarrit të tij, muslimanët i ngadhnjyen çifutët, në Hunejn ai ka qenë një nga ata të guximshmit që e kanë mbrojtur Pejgamberin. Pas vdekjes së tij, nuk morri pjesë në asnjë ekspeditë, nga shkaqet që nuk dihen: Omeri patë ndaluar Kurejshitëve që të shkapërderdhen nëpër krahina, por Osmani i hoqi të gjitha pengesat në këtë; mund të mendohet se nuk ka dëshiruar më të largohet nga Medineja; mbase, thjeshtë, shëndeti nuk i ka lejuar që të luftojë; e megjithatë flitet se në betejat e Deves dhe në Siffin ka bërë, edhe pse gjashtëdhjetë vjeçar, disa vepra heroike. Gjatë zgjedhjes së Ebu Bekrit për trashëgimtar të Muhammedit a. s., Aliu, me Talhanë dhe me disa shokë të tjerë, ka mbetur në shtëpi të Pejgamberit dhe ka mbikqyrë përgatitjet për varrim. Ndonëse el-Abbasi dhe, thuhet, po ashtu Ebu Sufjani i kanë rekomanduar, nuk bëri asgjë që sundimi të mbetet në duar të Hashimitëve. Ndonëse personat që, së pari, kanë refuzuar të pranojnë zgjedhjen, më vonë kanë pranuar aktin e kyer. Aliu refuzimin e vet e ka ruajtur gjashtë muaj. Në një rast, çështja e trashëgimisë situatën e bëri komplekse: me fjalë tjera, Fatimeja ka pohuar se ka të drejtë në të mirat që i ka gëzuar babai i saj, kurse Ebu Bekri e refuzoi këtë, duke u mbështetur në fjalët e Pejgamberit, sipas të cilave “pejgamberët nuk kanë trashëgimtarë”. Nuk mund të besohet se Aliu realisht ka shpresuar se do ta trashëgojë Pejgamberin. Arabët, përgjithësisht, i kanë zgjedhur udhëheqësit e vet ndër njerëzit e pjekur (ai në vitin 11 / 632 ka pasur pak më shumë se 30 vjet), kurse fare nuk kanë pasur prirje kah legjitimizmi. Shi’itët, në kontekstin e vet, i kanë komentuar fjalët e Muhammedit a. s. mbi Aliun, dhe nga këto kanë nxjerrë se ai ka dashur dhëndërrit të vet t’ia besojë trashëgiminë, por fakti është se gjatë sëmundjes së vet të fundit ai nuk e ka manifestuar këtë vullnetin e vet. Sipas autorëve islamë, Aliu ka qenë këshilltari mjaft i dëgjueshëm i halifëve që i kanë paraprirë, por edhe nëse është ftuar të jep mendimin e vet të vërtetë, sepse shkëlqyeshëm e ka njohur Kur’anin dhe Sunnetin, vështirë është të besohet se Omeri ka pranuar këshillat e tij sa u përket pyetjeve politike; së paku sa i përket divanit të famshëm, Aliu kishte mendim tjetërfare nga halifi, sepse ishte për atë që të gjitha të ardhurat të ndahen. Gjatë jetës së Omerit dhe Osmanit, Aliu nuk ka pasur kurrfarë detyre as ushtarake as politike, pos që ka zëvendësuar kur Omeri ka shkuar në Pale stinë dhe Siri, kështu, ai i vetmi nuk ka marrë pjesë në tubimin e Xhabisë, ku krerët ushtarakë dhe pesonalitetet e larta, të ftuar nga Omeri, kanë lejuar masat me rëndësi tepër të madhe për rregullimin e pushtimeve dhe për divanin. Gjatë halifatit të Osmanit, Aliu, me shokët tjerë, në rend të parë me Talhanë dhe ez-Zubejrin, kanë akuzuar disa herë halifin se mospërfillë Kur’anin dhe Sunnetin, veçan në aplikimin e hududit. Aliu ka qenë i magjepsur me detyrën që të aplikohet Ligji hyjnor: ai është në mesin e atyre që këmbëngulësisht kërkojnë që të ndëshkohet përdorimi i verës. Me Abdurrahman ibn Awfin publikisht i ka bërë vërejtje halifit se ka bërë bid’at (risi) duke kryer katër rekate në vend dy në Arefat dhe Mine. Por ai edhe në çështjet politike bënte pjesë në anën e kundërshtarëve dhe prej tyre ka qenë i pranuar si lider ose si një prej liderëve, së paku moralisht. Kur Ebu Dherr el Gafari, që i ka nxitur masat kundër keqpërdorimeve të të fuqishmëve, qe larguar nga Medineja, Aliu, përkundër ndalesës së halifit, ka shkuar ta përshëndes në shkuarje, për ç’arsye erdhi deri te diskutimi i rreptë me Osmanin. Kur kyengritësit nga Egjipti erdhën në Medine dhe i filluan bisedimet me Osmanin, Aliu ishte ndërmjetësues apo një prej ndërmjetësuesve ndër ta. Kur më vonë, kryengritësit u kthyen në Medine dhe e pushtuan, “Shtëpinë”, kërkuan që Aliu të bëhet në anën e tyre; ai këtë, natyrisht, e refuzoi, por, me qëndrimin e vet, i ka trimëruar gjatë rrethimit, dhe ka dhënë shkas që të dyshohet se ka qenë i pajtimit me ta që të kërkohet dorëheqja e halifit, por duhet përjashtuar çdo pjesëmarrje të tij në fundin e përgjakshëm të halifit. Kur u mbyt Osmani, Emevitët u larguan nga Medineja dhe ana e kundërt mbeti dominante e situatës. Nga Aliu kërkohej që ta merrë halifatin. Ai kërkoi pajtimin e përgjithshëm, kurse ithtarët e tij dëshiruan të aplikojnë forcën, në atë që do ta refuzonin ta njohin (duke e llogaritur këtu edhe Talhanë dhe ez-Zubejrin); megjithatë, kishte personalitete që nuk u përkulën dhe që u larguan nga Medineja. Muaviu, më vonë, ka mundur të konsiderojë se zgjedhja nuk ka qenë e ligjshme për atë që e ka kryer pakica, në çka Aliu u përgjegj se zgjedhja e halifit është e drejtë e personave (ensarëve, muhaxherëve ose luftëtarëve të Bedrit) që në atë moment gjenden në Medine. Ajo që ishte e sigurtë, është ajo se edhe Aliu ka pranuar të jetë i emëruar nga kryengritësit që e kanë mbytur Osmanin, që ka qenë gabim, sepse i është ekspozuar akuzave se është njollosur me krimin e tyre. Megjithatë, sipas disa gojëdhënave, së koti përpiqej të çlirohej nga pjesa më rebeluese në mesin e ithtarëve të vet. Në ndërkohë, lajmi se Osmani është mbytur dhe se Aliu i ka marrë në mbrojtje luftëtarët shkaktoi në Meke, Siri dhe Egjipt reaksione shumë të fuqishme. Muaviu, guvernatori i Sirisë dhe kushëri i Osmanit, e akuzoi Aliun për bashkëfajësi dhe refuzoi t’i nënshtrohet. Aliu nxitoi t’i grumbullojë trupat që ta detyrojë në dëgjueshmëri, por kryengritja tjetër e madhe e ndali. Aisheja, e veja e Pejgamberit, ka marrë pjesë në rezistencën kundër Osmanit, por gjatë rrethimit të “Shtëpisë” shkoi në Mekke në Haxh. Në kthim dëgjoi për ndodhitë në Medinë dhe, e tmerruar me to, u kthye në Meke dhe filloi aktivitetin e gjallë kundër Aliut. Katër muaj më vonë, asaj iu bashkangjiten Talhaja dhe ez-Zubejri, dhe së shpejti u nisën në krye të një ushtrie më të vogël në Irak, me shpresë se atje do të tubojnë forcë dhe mjete, që Aliu, duke e marrë parasysh kryengritjen në Siri, e kuptoi si rrezikun më të madh. Deri sa ata e pushtuan Basrën dhe aty mbytën mjaft fajtorë për vdekjen e Osmanit, Aliu i dërgoi ithtarët e vet në Kufe që të përvetësojnë popullësinë, e që, atëherë të nisen për në Basra. Pasi që të dy palët dëshironin zgjidhje paqëdashëse të krizës, u lidhë marrëveshja. Aliu ka konfirmuar se po ndahet nga rebeluesit kundër Osmanit (duke ua garantuar jetën); por ky nuk ishte fundi i çështjes, sipas mendimit të elementeve ekstreme të partisë së tij. Ata nxitën rrëmujë, që u shndërrua në betejë, të njohur me emrin “Beteja rreth deves”, në afërsi të Basrës (4 / 656). Aliu i vajtoi të rënët, duke i varrosur me respekt, dhe ka pritur tri ditë para se të hyjë në qytet. Aishen e dërgoi në Medine në përcjellje të madhe në të cilën ishin edhe dyzet gra me autoritet. Banorëve u ndau para që i gjeti në arkë, e sasinë e njëjtë ua premtoi për ekspeditën e planifikuar në Siri. Një muaj më vonë, hyri në Kufe ku mëkëmbësi besnik el-Ashtari ia përgatiti rrugën. Prej këtu u nis për Ktesifon, në Rakë e kaloi Eufratin, dhe në fushëgropën Siffin u ndesh disa herë radhazi me Muaviun (36-37 / 657), mëkëmbësin e Sirisë, i cili kërkonte që t’i dorëzohen mbytësit e Osmanit për t’u ndëshkuar, pasi që kushëriri i tij më i afërt, Osmani, sipas tij, është mbytur pa të drejtë; deri atëherë ka refuzuar lojalitetin. Aliu, duke parë se ai është që nuk lëshon pe, u nis kah ai, dhe si dy ushtritë u gjetën në luftë në rrafshirën e Siffinit (37 / 657). Kur duke iu falëndëruar trimërisë së el-Ashtarit thuajse e arriti fitoren përfundimtare, Amr ibn el-Asi, i dha këshillë Muaviut që të shërbehet me mashtrim, që do të tregohet e suksesshme. Ushtarët sirianë i përforcuan fletët e Kur’anit në shtizat e veta që të dëftojnë se ata mbështeten në gjykimin e Librit të Zotit. Ky mashtrim e shtyri ushtrinë irakiane të kërkojë që epilogun ta vendosë fjala e Zotit. Së këndejmi Aliu lëshoi pe nën presionin e bashkëluftëtarëve, dhe pranoi që të dëgjohet arbitrazha, si e propozoi këtë Muaviu. Ky e zgjodhi Amr ibn Asin për gjyqtar, kurse Aliu u detyrua që, kundër vullnetit të vet, ta zgjedh Ebu Musa el-Ash’ariun. Këta dy arbitër u takuan në ramazan të vitit 37 / shkurt 658 ose 38 / shkurt 659, të furnizuar me dokument të shkruar që ua lë duart e lira. Detyra e tyre ishte që t’i shqyrtojnë faktet, për të cilat është akuzuar Osmani, a kanë qenë apo jo ahdath, d.m.th. akte arbitrare në kundështi me ligjin e Zotit. Nëse halifi ka qenë fajtor, mbytja ka qenë akt i drejtë, por, nëse nuk ka bërë gabime, është mbytur pa të drejtë dhe Muaviu ka të drejtë të kërkojë ndëshkim; e me këtë atëherë domosdo vjen që te kjo Aliu ta humb halifatin. Qysh në Siffin disa kanë protestuar kundër arbitrazhës. Aliu i qetësonte ithtarët e vet plotësisht i bindur se ka të drejtë. Gjatë kthimit në Kufe, ata përvetësuan shumë të tjerë dhe disa mijëra njerëz deklaruan se ndërrojnë mendimin dhe u ndalën në Haruri, te Kufja. Halifi erdhi vetë në mesin e tyre dhe disa i tërhoqi në anën e vet. Kur u dëgjua se ai ka dërguar Ebu Musain në takim me Amrin, grupi i kryengritësve, 3 - 4 mijë, fshehtasi u largua nga Kufeja, kurse grupi dytë, nja njëqind, nga Basra, Vendi i takimit të këtyre heretikëve, që janë quajtur Harixhit, ka qenë en-Nehrevani. Muaviu erdhi i pari në vendin e takimit (377 / 658). Aliu, me arsyetim të brengosjes për shkak të heretikëve, u kufizua në atë që ta dërgojë Ebu Musain dhe kushëririn Ibn Abbasin. Arbitrat u takuan dy herë dhe arbitrazhi i tyre ishte i disfavorshëm për Aliun, i cili botërisht protestoi njëkohësisht kundër të dy gjyqtarëve, duke proklamuar se vendimi i tyre është kundër Kur’anit dhe Sunnetit dhe se ai, për këtë shkak, nuk konsiderohet i obligueshëm që t’i nënshtrohet. Për këtë ai përsëri i tuboi trupat, por u nisë së pari në en-Nehrevan, i bindur se është e domosdoshme ta zhdukë këtë bërthamë të kryengritjes. Së pari provoi të përvetësojë përsëri duke paralajmëruar përtëritjen e luftës kundër Muaviut, por së koti. Ata kërkuan që ai së pari të pranojë se ka bërë akt herezie, që ai zemrueshëm refuzoi, e pastaj i sulmoi (38 / 658). Më tepër kjo ishte kasaphane se betejë dhe duket se Aliu i pari për këtë është penduar. Kjo veper, të cilën bashkëkohësit e kanë gjykuar, sepse në mesin e kyengritësve kishte besimtarë të sinqertë, mirë të njohur sipas devotshmërisë së vet, kishte për Aliun pasoja mjaft të pakëndshme: renegatja rritej dhe ai u detyrua të kthehet në Kufe, dhe të heq dorë nga ekspedita ndaj Muaviut. E tillë, me fjalë tjera, ka qenë situata, kur u takuan arbitrat në Adruh, ku është diskutuar edhe për halifin. Amri ishte për Muaviun, kurse Ebu Musa për ndonjë person tjetër, më meritor për Islamin. Ata, atëherë, u pajtuan që të shpallin se Aliu dhe Muaviu janë të shkarkuar dhe se zgjedhja të përcillet në një këshill. Por në mbledhjen plenare, Amri e shpalli Aliun të shkarkuar, kurse e vërtetoi Muaviun për halif, që është në kundërshti me marrëveshjen. Megjithatë, është interesante se askush në mbledhjen plenare nuk ishte për Aliun. Sido qoftë, rezultati i mbledhjes ishte kurrfarë, sepse pjesëmarrësit u shkapërderdhën, duke mos marrë vendim për halifatin. Aliu është konsideruar halif nga ithtarët e vet, përndryshe gjithnjë e më të paktë, kurse Muaviu nga të vetët. Aliu, pjesërisht i lënë nga ushtria e vet, u tërhoq në Kufe, deri sa Muaviu vargonte ekspeditë pas ekspedite në mënyrë që ta shfrytëzojë rastin e vet të volitshëm. Më në fund, në Kufe Aliu ra nga dora e një harixhiu, që e patë hartuar planin, së bashku me dy bashkëmendimtarë tjerë, që ditën e njëjtë ta mbysë Aliun, Muaviun dhe Amr ibn Asin dhe me këtë t’i hakmerren mbytjes së farefisit në en-Nehrevan. Ky me bashkëpjesëtarët e vet ka pritur Aliun në një kalim të ngushtë, dhe me shpatën e helmuar e preu (24 janar 66l; si datë jepet edhe 2l janari, që është më bindës, sepse është më afër 22, që bjen të premten). Aliu vdiq tri ditë më vonë, dhe u varros në Kufe, si më së shpeshti flasin gojëdhënat, jo larg nga hendeku që e mbronte qytetin nga vërshimet e Eufratit, kurse në vendin ku më vonë do të krijohet qyteti Nexhef, Meshhed Aliu i tanishëm. Qe i vjetër 58 vjeçar, si cek djali i tij el-Hasani, apo 63 vjeçar, si pohon djali i tij tjetër Muhammedi. Kur vdiq ka lënë gjithsej 600 dirhemë. Aliu ka gëzuar autoritet se është i udhëzuar në dijen e Kur’anit, i cili ka qenë një nga “lexuesit” më të mirë. Konsiderohet se Aliu ka transmetuar 586 hadithe, nga të cilat 20 unanimisht i kanë pranuar edhe Buhariu dhe Muslimi. Buhariu vetë i ka pranuar edhe nëntë, kurse Muslimi vetëm edhe pesëmbëdhjetë. Ato hadithe i kanë përcjellë bijtë e Aliut el-Hasani, el-Husejni dhe Muhammed ibn el-Hanefiu, dhe përveç këtyre edhe Ibn Mes’udi, Ibn Omeri, Ibn Abbasi, Ebu Musa el-Esh’ariu, Abdullah ibn Xhaferi, Abdullah ibn ez-Zubejri etj. Në Medinë është respektuar mendimi i tij, dhe i janë drejtuar për këshillë kur kanë pasur ndonjë problem më të rëndë. I përshkruhen shumë fjalime politike, ekspoze fetare, letra e thënie, që mund të lexohen në përmbledhjen nga shekulli 5 / 11, Nehxh’ul-belaga (e përkthyer në kroatishte nga N. Smailagiq, me titull “Staza rječitosti, dhe në gjuhën shqipe në mënyrë skandaloze. Përkthyesi). Është thelbësore të vërehet se personalitetin dhe politikën e Aliut e ka përcatuar religjioziteti i tij i madh. Shumë njoftime flasin për jetën e tij asketike, rreptësinë në respektimin e ritualeve dhe distancën nga të mirat botërore. Ka ndërmarrë luftëra kundër muslimanëve “që janë në rrugë të shtrembër” sipas detyrës, që ta mbështesë fenë dhe të mundësojë që fitoren ta fitojë rruga e vërtetë; pas fitores në “Betejen rreth deves” ka tentuar t’i zvogëlojë “veprimet negative ndaj të humburve, duke ndaluar që gratë dhe fëmijët e tyre të hedhen në robëri, ka shprehur keqardhje pas betejes së ndodhur dhe është lutur për armiqtë e vet. Nënshtrimi Ligjit të Zotit është baza e mirësjelljes së tij, por në idetë e veta ka futur rigorozitetin e tepruar. I ngujuar në qëndrimin personal, nuk ka mundur t’i përshtatet nevojave të situatës që ka qenë tjetërfare në kohën e Pejgamberit; i ka munguar prirja për adaptim politik, atribute këto që me bollëk i ka poseduar Muaviu. Shi’itët Aliun e quajnë Weli’ull-llah (Mik i dashur i Zotit), ai që është i lidhur me Zotin me lidhje mistike “të afërsisë, miqësisë” (Wilaje). Domedhënia e fjalës wilaja së shpejti do të bëhet koncept më i afërt “i shenjtërisë”. Aliu në kuptim të mirëfilltë është i shenjtë Shi’it, dhe se thelbësisht dallon prej Muhammedit i cili është resul, (“i Dërguar i Zotit”). Tërë shi’izmi, me sektet e veta të panumërta, është i bazuar në këtë koncept. Shi’itët unanimisht në Aliun shohin figurën e trefishtë të imamit, luftëtarit dhe shenjtarit. Sipas tyre, Aliu është vendosur në shenjë imami qysh kur mbahej fjalimi afër liqenit Kum, kur Muhammedi a. s. (në kthim prej pelegrinazhit) i tha popullit: “Së shpejti do të ftoheni mbrapa në qiell; juve ju lë dy gjëra të rëndësishme prej të cilave e para është më e rëndësishmja: Kur ani dhe familja ime”. Qysh pas kthimit nga ekspeditimi në el-Hudejbij (29 prill 628), Muhammedi patë thënë: “Ai, zotëri i të cilit jam unë, e ka edhe Aliun për zotëri”. Një ditë Pejgamberi a. s. e tuboi Aliun, Fatimen, el-Hasanin dhe el-Huseinin, i mbuloi me pelerinë (kisa) me të cilën vetë dinte të mbulohet kur shkonte në gjumë, dhe e theksoi lutjen që çoi deri në shpalljen e sures kur’anore XXXIII; së këndejmi rrjedh shprehja ashab’ul-kisa, që e përcakton familjen e Pejgamberit. Çifuti jemenas Abdullah ibn Seba patë qenë, sipas gojëdhënës, i pari që Aliut i përshkroi shkëlqim hyjnor: “Ti je Zot”, thuhet se i ka thënë duke pasur ndoshta në mend se ali është një nga cilësitë e Zotit. Shi’itët kurrë nuk kanë mund të kuptojnë si kjo që halifati, ndonëse medoemos e inkuadron statusin e imamit (e drejta e udhëheqjes në salat), të jetë funksion zgjedhor; me këtë shpjegohet fakti se ithtarët e tyre janë rekrutuar më së shumti ndër Persianët, mbështetësit e bindur të të drejtës hyjnore. Këta janë titujt dhe emërtimet e Aliut që shi’itët më së shumti i përdorin: Murteda (Ai qi i pëlqen Zotit), Hajdar (Lua), Hajdar-i karrar (Lua i pafrenuar), Esed ’ull-llah el-galib (Luani i Zotit, Ngadhnjimtari), Shir-i Yazdan (Luani i Zotit), Shah-i wilajat (Mbreti i shenjtërisë) ose Shahi-i ewlija (Mbreti i të shenjtërve), por ka edhe shumë të tjerë.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 09:30:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015