Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, z. IssamMassalha, në - TopicsExpress



          

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, z. IssamMassalha, në këtë intervistë për revistën “Drita Islame” shpreh për të parën herë përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë dy viteve të qëndrimit të tij në vendin tonë. Ai tregon gjithashtu marrëdhëniet e ngrohta e miqësore mes dy shteteve dhe vendeve tona që i kanë rrënjët thellë në histori. Gjatë bisedës ai përmend edhe vuajtjet dhe sfidat e popullit palestinez i cili sipas tij prej vitesh vuan pasojat e konfliktit me Izraelin. Në lidhje me këtë çështje, z. Massalha apelon: “Të gjithë ata që thërrasin për legjitimitetin ndërkombëtar dhe parimet bazë të njerëzimit, duhet ta ngrenë zërin për të kërkuar dhënien fund pushtimit të Palestinës dhe për t’i rikthyer popullit palestinez dinjitetin dhe lirinë e tij, që të jetojë si të gjithë popujt e tjerë, i lirë dhe i pavarur”. Diplomati Massalha fton çdo shqiptar që ka dëshirë të vizitojë dhe njihet me Palestinën, të shohë nga afër kulturën, traditën, zakonet dhe gjithçka që i përket këtij populli të lashtë dhe paqedashës...
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 14:11:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015