Anjeza Kastrati: PLSHR ka një program të qartë për punësimin - TopicsExpress



          

Anjeza Kastrati: PLSHR ka një program të qartë për punësimin e të rinjve! Ju kandidoni për herë të parë: ku ndryshoni ju nga konkurrentët e tjerë? Personalisht jam shumë e lumtur që më është dhënë kjo mundësi kaq shpejt, sepse unë sapo kam mbaruar studimet e larta për shkenca politike. Dua të jap maksimumin për vendin tim dhe mendoj se kjo është ajo çka më dallon nga të tjerët. Jam një e re, së cilës nuk i intereson karriera politike dhe as nuk bëhet fjalë që ta vë atë përpara nevojave apo vullnetit të qytetarëve që do më besojnë votën e tyre, por do mundohem të bëj më të mirën për kombin shqiptar. Më intereson dhe dëshiroj më të mirën për popullin tim, për qytetarët shqiptarë, të cilët kanë kaq kohe që nuk u dëgjohet zëri në asnjë vend. Ata e japin votë e tyre, por pa u dëgjuar asnjëherë zëri i tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj dhe një pjesë e mirë e tyre e ka humbur tashmë besimin se vota mund të ndryshojë gjë dhe unë jam këtu pikërisht për t’u vërtetuar që nuk është e vertetë. Që vota e tyre vlen dhe është pikërisht populli ai që vendos me vullnetin e tij të lirë, se kush do jetë në krye e t’i qeverisë ata. Cilat janë risitë e partisë që ju përfaqësoni përballë partive të tjera? PLSHR është një parti e cila ka kohë që është gjendur pranë njerëzve të thjeshtë, por po ashtu edhe pranë rinisë, duke e parë e duke e kthyer atë në një forcë të re politike dhe burim energjie. Forumi Rinor i PLSHR është shumë dinamik dhe shumë energjik, aktiv gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në kohë fushate. Ne kemi më shumë se një vit që jemi në terren, duke dëgjuar hallet dhe shqetësimet e njerëzve të thjeshtë, e sidomos shtesave në nevojë. Pra ajo çka e dallon PLSHR nga partitë tjera, është disponibiliteti që ajo ka për të gjithë, realizimin e synimeve pa bërë bujë me premtime boshe, ashtu siç shumica bëjnë në ditët e sotme. Çfarë vlerësoni si specifike në platformën e PLSHR? Realisht platforma e PLSHR ka shumë pika për t’u vlerësuar, por ajo që unë shoh si më specifikën është se ka një program të qartë për punësimin e të rinjve dhe jo vetëm. Platforma ka gjëra shumë konkrete, si për punësimin e rinisë, si për fuqizimin e familjes, po ashtu edhe për mbrojtjen me ligj të veçantë të femrës dhe fëmijës. Cilat janë shtresat që PLSHR përfaqëson më tepër? Mund të them që PLSHR përfaqëson të gjitha shtresat që duan të jenë të përfaqësuara, por veçanërisht ato që janë më në nevojë, shtresat që të gjithë i kanë lënë në harresë, shtresat që askush nuk kujtohet për to. Janë pikërisht njerëzit pa përkrahjemë në nevojë, lypësit dhe nevojtarët që ne shohim e anashkalojmë përditë në rrugët e Tiranës, e jo vetëm. Të tjera shtresa që përkrah PLSHR janë të rinjtë, sipërmarrësit, femrat në vendimarrje, etj Çfarë përqindje zënë femrat në konkurim për 12 qarqet e vendit? Dy përfaqësuese të Rrjetit të Grave për Demokraci, pranë Institutit Republikan Amerikan (SHBA) e kanë vlerësuar PLSHR për përqindjen e lartë të grave, tetë prej tyre kryesojnë qarqe të rëndësihmë të vendit, por edhe për garën e zhvilluar mes kandidatëve për të siguruar deri në 42 përqind të kandidimit në shkallë vendi. Cili është opsioni juaj për luftën ndaj korrupsionit? PLSHR ka një program të veçantë kundër korrupsionit që e kemi bërë publik dhe që është plotësisht i realizueshëm. Përse shqiptarët duhet t’i besojnë alternativës suaj dhe PLSHR? Shqiptarët duhet të krahasojnë platformat, programet dhe sidomos kandidatët dhe pastaj të zgjedhin më të mirën, që është alternativa e PLSHR, nr. 56.
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 19:47:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015