“Anti-Juve? Vetëm Baloteli dhe Napoli” Të gjithë kundër - TopicsExpress



          

“Anti-Juve? Vetëm Baloteli dhe Napoli” Të gjithë kundër Juventusit. “Kështu e ka dashur gjithmonë historia”. Marçelo Lipi shëtit në bregun e Ibicas me nipin e tij, duke shijuar disa ditë pushime. Fundja në Kinë e ka “vrarë” kampionatin, sepse Guangzhuja e tij duket skuadër e një planeti tjetër, ndërsa rivalët janë mijëra vite dritë prapa. Por, sipas trajnerit që ka shkruar historinë e tij edhe me Juventusin, kjo gjë rrezikon të ndodhë edhe në Serinë A, me skuadrën e Kontes që duket shumë herë më e fortë se gjithë të tjerat, ndonëse rivalët pretendojnë të kundërtën. “Juventusi është më e fortë dhe nuk ka pikë dyshimi për këtë. Kush mendon se vitin e ardhshëm mund të shohë Pirlon me shokë në vështirësi, bën një gabim fatal. Fundja, titulli mund të jetë një diskutim i hapur në vitin e ardhshëm, vetëm nëse ndonjë nga rivalet ndërron ritëm papritur. Nëse pretendentet si Napoli, Milani apo të tjera do barazojnë të njëjtat rezultate si vjet, atëherë titulli nuk do ketë histori”. Lipi, cili mund ta interpretojë rolin e anti-Juventusit? Napoli sivjet ka një shifër të frikshme milionash në duart, 64.5 milionë euro që erdhën nga shitja e Kavanit. Nëse presidenti De Laurentis arrin të gjejë lojtarët e duhur, mbase Napoli mund të jetë një rivale e besueshme. E përsëris, nëse gjen lojtarët e duhur. E mbani mend çfarë ndodhi te Juvja kur vendosën të shisnin Zidanin? Ende sot e mbaj mend telefonatën që mora nga Moxhi. “Marçelo, duhet të të japim një lajm të keq. Zidan do shkojë te Reali”. Për mua ishte si një grusht në stomak, mbeta pa frymë. Mirëpo më pas me paratë e Zizusë më dhuruan Bufonin, Kanavaron, Turamin dhe nisëm një tjetër cikël fantastik me Juventusin. Mbase kjo histori mund të përsëritet edhe me paratë e Kavanit, mbase, por pa harruar gjithashtu që tashmë Napoli ka në pankinë një fitues të lindur si Benitezi. Kandidate të tjera të mundshme, sipas jush, cilat mund të jenë? Milani është një tjetër skuadër që mund të bëjë surprizën nga grupi i pretendenteve. El Sharaui ishte dhe mbetet një kampion, por që duhet të qëndrojë i qetë. Pas një gjysmë kampionati si alien, u rikthye në tokë. Mbase kishte nevojë të qetësohej disi, mbase u vu nën presion, por ideja që ai vuan hijen e Balotelit në ekip është një idiotësi e madhe. Po Baloteli? Nga Baloteli pres atë që presin të gjithë, të gjejë vazhdimësinë. Teknikisht nuk diskutohet, por duhet të nisë një jetë tjetër jashtë fushe. Për të ka ardhur momenti i duhur, momenti për të bërë hapin e madh. Baloteli është pa dyshim një nga 10 lojtarët më të fortë në botë, por nëse tregon se mund të qëndrojë i karikuar dhe i përqendruar për 10 muaj me radhë, jo vetëm për disa ndeshje dhe më pas të rifillojë me bëmat, jam i bindur që Milani mund të surprizojë. Më të fortët në botë si Baloteli duhet të fitojnë, vetëm ose duke u ndihmuar nga shokët. Ndryshe, ata kampionë që nuk fitojnë nuk janë ndër më të zotët në këtë sport, apo jo? Milani vendosi konfirmojë Alegrin… Si gjithmonë pati disa drithërima dhe tensione me Berluskonin, por unë mendoj se ai është një trajner i pajisur për të drejtuar çdo lloj skuadre në botë. Kjo ishte zgjedhja më korrekte. Shihni ndonjë rivale tjetër për Juventusin? Fiorentina është një skuadër që më intrigon. Me një bomber të kalibrit botëror si Gomez dhe me Rosin që do rikthehet të shënojë shumë gola, mbase do jenë ata surpriza e sezonit të ardhshëm. Familja Dela Vale ka projektuar një makinë fituese në letër, sepse më shumë sesa Gomezi e Rosi, do shihni që diferencën në fushë do ta bëjë eksperienca e Ambrozinit dhe e Hoakinit. Po Interi i Maxarrit si ju duket? Thjesht firma e Maxarrit ka ndezur një entuziazëm në klub, thua sikur të kishin blerë një bomber që të siguron 30 gola në vit. Nuk jam i habitur nga kjo gjë, sepse Maxarri është një trajner i madh. Fundja, eufori pati edhe kur unë u ula në atë pankinë. Por pyetja është: A do arrijë Maxarri të menaxhojë siç duhet rinovimin e skuadrës dhe ta shndërrojë atë grup në një skuadër fituese brenda pak muajsh? Kjo është sfida e vërtetë e Interit dhe e Maxarrit. Belfodil dhe Ikari janë dy investime interesante, si mendoni? Kanë talent, por Interi ka shumë të tjerë. Handanoviç është një ndër tre portierët më të fortë në Milito, Milito nuk është aq plak sa duket nëse gjen formën e duhur, ndërsa Kovaçiç është nga ata që duhet mbajtur fort nën vëzhgim. Gjithsesi, kampionati i Interit do jetë i lidhur më shumë me Maxarrin sesa me lojtarët. Nëse Valter do arrijë t’ia ngulitë idetë e tij në kokë grupit dhe lojtarët do e ndjekin, vetëm atëherë unë mund t’i besoj Interit. Sidoqoftë, mendoj se vetëm Maxarri mund ta nxjerrë nga balta këtë ekip. Po romanet nuk ju bindin? Lacio ka drejtues të zotë, si Lotito dhe Tare, që gjithmonë arrijnë të sajojnë diçka gjeniale çdo verë, por kur ke të bësh me ekipe që janë mësuar të fitojnë gjithmonë, është e vështirë të blesh ato stimuj dhe atë forcë fituese që të ofrojnë një titull. Roma… Roma është një satelit që xhiron dhe vetëm xhiron. Në vitet e fundit ajo ka pasur në dispozicion trajnerë me ide gjeniale si Luis Enrike, Zeman dhe tashmë një si Garsia, por problemi i këtij ekipi nuk janë trajnerët. Problemi është i gjithi i planetit Roma, i cili ka vite që tenton të futet në orbitën e duhur, por gjithmonë del jashtë saj. Shih lojtarët para një sfide, dikush shkon me autobus, dikush kërkon të shkojë me makinë, me motor, apo qoftë edhe në këmbë. Kur i gjithë grupi të bjerë dakord se ka ardhur ora për të fituar, atëherë mund të vijë titulli. Po, unë mendoj se Roma mund të ndërtohet lehtësisht për titull, sepse ka një kampion që nuk njeh moshë si Toti, por gjithashtu ka një kampion të ardhshëm si Lamela, e në të njëjtën kohë Maikon dhe Strotman janë dy blerje të mëdha. Bëjmë një hap prapa dhe rikthehemi te Juventusi. Si i shihni kampionët? Si kampionë. Tevez ishte një investim perfekt. Një luftëtar, një mundës, një lojtar me sjelljen e gangsterit që do sjellë elektricitet pozitiv brenda skuadrës. Juventusit i mungonte një futbollist kështu. Tevez do t’i shërbejë Juves për t’u rritur edhe më shumë. Pastaj është ky Pogbaja. Çfarë talenti! Ka klas, forcë, sens loje, shënon me kokë dhe me këmbë. Çfarë mund të them tjetër… Juventusi synon historinë, titullin e tretë radhazi. Ka rrezik që t’i mungojnë stimujt për këtë? Këto janë barsoleta rrugësh. Fitoret të dhurojnë një forcë ekstra. Juventusi, kjo Juve e Kontes, nuk do e ketë kurrë stomakun plot.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 12:48:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015