Antigona Sejdiu në Indonezi, pritet me protesta Fituesja e - TopicsExpress



          

Antigona Sejdiu në Indonezi, pritet me protesta Fituesja e “Miss World Kosova 2013”, Antigona Sejdiuka udhëtuar dje për në Indonezi, ku do të përfaqësoj Kosovën në garën e bukurisë “Miss World 2013”, që do të mbahet me 28 shtator. Në këtë garë të bukurisë do të marrin pjesë vajza nga shumica e vendeve të botës, me qëllim që të kurorëzohen si “më e bukura e botës”. Derisa të gjitha vajzat kanë arritur në Indonezi, ato kanë gjetur një atmosferë mjaftë të papërshtatshme. Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, disa islamistë kanë protestuar kundër garës “Miss World”, me parullën “Mis bota shko në ferr”. Edhe pse organizatorët e garës kanë hequr nga programi sfilatën me rroba banjo, protestuesit kanë paralajmruar protestë edhe me 28 shtator, ditën e ndarjes së çmimeve.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 12:20:40 +0000

Trending Topics




Recently Viewed Topics




© 2015