Askush nuk guxon të na thotë se nuk ka më shpresë. Askush nuk - TopicsExpress



          

Askush nuk guxon të na thotë se nuk ka më shpresë. Askush nuk guxon të na thotë se nuk ia vlen. Askush... Edhe atëherë kur humb çdo shpresë, kur errësira rrezikon të na gllabërojë dritën, edhe atëherë kur e kemi më së keqi, duhet ta ndiejmë forcën e pastër të zemrës sonë, sepse brenda secilit prej nesh fle nga një kampion. Një kampion i pamposhtur dhe i pakrahasueshëm. Kampionin duhet ta zgjojmë, veten tonë të vërtetë. Atë që ende nuk i ka harruar ëndrrat tona, nga koha kur ende ishim fëmijë, të njomë dhe të paprekur nga ligësia e kësaj bote. Kampionin duhet ta zgjojmë, sepse atëherë nuk ka idiot, nuk ka intrigë, nuk ka injorancë dhe ligësi, nuk ka gjë në këtë botë, që mund të na rrëzojë për tokë.
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 06:29:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015