Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ndau Mirënjohje për - TopicsExpress



          

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ndau Mirënjohje për profesorin e UBT-së Prishtinë, 4 korrik 2013- Profesorin Binak Beqaj, për kontributin e lartë në edukimin nga fusha e arkitekturës, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës si shenjë respekti e nderuan me Mirënjohje. Dr. Sc. Binak Beqaj, është profesor i rregullt dhe udhëheqës në Departamentin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT. z. Beqaj, ka përfunduar me sukses studimet e Doktoratës në Universitetin e Vjenës për Teknologji dhe ka marrë titullin Doktor i Shkencave Teknike, është nder doktorët e parë të shkencave nga fusha e planifikimit dhe menaxhimit urban në Kosovë. Nga viti 2005, në UBT, është ndër themeluesit dhe me sukses gjerë më tani ka udhëhequr programin e studimeve universitare për arkitekture dhe planifikim hapësinor. Gjithashtu është pjesëmarrës me punime profesionale në shumë konferenca dhe simpoziume vendore e ndërkombëtare , ka të publikuara numër të madh të punimeve nga hulumtimet profesionale dhe shkencore me tematika aktuale nga fusha e arkitekturës, urbanizmit. Ka te botuara dy libra si ”Menaxhimi Urban” dhe “Projektimi i konstruksioneve arkitektonike”. Është anëtar i shume organizatave dhe asociacione ndërkombëtare e profesionale. Në prill 2013, si mësimdhënës është ftuar dhe ka mbajte ligjëratë tematike ne Universitetin “Mimar Sinan” ne Stamboll Kryetari Valdet Osmani në emër të shoqatës falënderoj edhe ish drejtoreshën ekzekutive msc. Vlora Aliun, e cila njëheri është asistente ligjëruese në UBT, e cila gjatë tërë kohës me punën e saj profesionale ka qene aktive në këtë shoqatë . Gjithashtu z. Osmani, falënderoj edhe Can. dr. Arbër Sadiku, profesor në Departamentin e Arkitekturës në UBT, – njëheri edhe anëtar i kryesisë së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Në ceremoni e ndarjes së mirënjohjes për prof. Binak Beqaj, në hotelin “Swiss Diamond” të pranishëm ishin një numër i madh i mësimdhënësve dhe studentë të arkitekturës , arkitekt , përfaqësues të biznesit dhe përfaqësues të Republikës së Kosovës. Zyra e Informacionit e UBT-së
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 14:09:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015