Atentati serbë ndaj BE-së dhe Kosovës Më në fund vrasjet - TopicsExpress



          

Atentati serbë ndaj BE-së dhe Kosovës Më në fund vrasjet serbe po interpretohen dhe pranohen edhe nga misionet e huaja në Kosovë si akte terroriste. Në një mendje jemi, se vrasja e lituanezit Audrius Senavicius doganier i EULEX-it, dhe plagosja e dy të tjerëve, është vërtetë akt terrorist. Por, kur vrasjen e Selver Haradinajt ne e cilësuam akt terrorist misionet ndërkombëtare heshtnin, duke u mjaftuar me cilësimin incident i rëndë, edhe kur sulmet e vazhdueshme me bomba, çdo të dytën ditë në muajt e parë të këtij viti, i cilësuam terroriste, institucionet tona dhe ato ndërkombëtare heshtnin! Kur ne tërhiqnim vërejtjen se Serbia, vetëm e zënë ngushtë nga presioni ndërkombëtar po negocion me Kosovën, vetëm për të arritur të drejta më të mëdha autonome për serbët në veri dhe për të krijuar mundësi shkëputjeje për të ardhmen, ndërkohë që ajo vazhdonte të financonte, komandonte dhe të rikrijonte strategji të re për veriun, nëpërmjet rigrupimeve të strukturave ilegale, siç ishte edhe krijimi i të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale”, institucionet dhe misionet heshtnin! Pra, Serbia po bënte një politikë të trefishtë të ndërhyrjes në Kosovë: nëpërmjet bisedimeve, strukturave që ndjekin kursin politik zyrtar të Serbisë, të cilat bëjnë kinse po integrohen, së dyti me struktura si e ashtuquajtura “Mbrojtja civile”, si një organizatë e ndërmjetme, ndërmjet atyre legale dhe ilegale, e krijuar në sy të strukturave të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, dhe si grupim i tretë vazhdon të jetë një pjesë e strukturave ilegale, të cilat sillen tamam në formë radikale, pa hequr dorë nga çmenduria serbe. Andaj edhe kërkimi për të gjetur vrasësin e shpirtmirit lituanez, doganier në Kosovë, dhe plagosjen e tre kolegëve të tij, duhet filluar pikërisht tek grupimi i tretë, dhe më i rrezikshmi. Ata janë serbë që rrinë me armë në dorë për të goditur kurdo njerëzit, misionet që investojnë hapur për të rikthyer qetësinë dhe rendin në veri, natyrisht me direktiva të Serbisë. Serbët gjithherë kanë zgjedhur caqe specifike për atentate. Vite më parë, gjatë përpjekjeve për shuarjen e trazirave serbe në vitin 2008 në veri të Mitrovicës, pas shpalljes së Pavarësisë, ata vranë një ukrainas. Një qytetar evropian, por që konsiderohet i rendit të dytë. Ai ishte nga policia speciale e Ukrainës, ndërsa sërish tash zgjedhet për viktimë një qytetar lituanez, i një vendi të vogël të BE-së dhe thuaja pa ndikim. Këto struktura gjermanët dhe austriakët patën guxim vetëm ti plagosnin. Se nga e merrnin këtë guxim, për të cilin nuk u ndëshkuan kurrë, mbetet një mister. Ndoshta që të gjithë këta serbë, që kanë vrarë me dhjetëra shqiptarë vetëm pas luftës (e me qindra gjatë luftës) si dhe të paktën dy ndërkombëtar, do të përfitojnë nëpërmjet ligjit famoz, atij për ‘Amnisti”. Ndoshta evropianët se kishin idenë se ata mund të ktheheshin sërish në viktima të shovinizmit serb. Por, mbi të gjitha ku sulm dhe sulmet tjera terroriste serbe, tregojnë përkushtimin e Serbisë për ta shkatërruar shtetin e Kosovës, qoftë nga shpresa se kështu mund të krijojnë premisa të ndarjes, përkatësisht të shkëputjes së veriut, zonës më të pasur të Kosovës me rezerva minerare. Editoriali është botuar dje në Bota sot me 20 shtator 2013. Dhe ja kryeministri i Serbisë Daçiq tash doli me kërkesën për shkëmbim territoresh, ndarje të Kosovës, kjo kërkesë a se konfirmon shkrimin dhe autorësinë e atentatit terrorist.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 08:58:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015