BARCOLETA NGA RADIO BLEDI DHE TOP RADIO TETOVA PER SONDE - TopicsExpress



          

BARCOLETA NGA RADIO BLEDI DHE TOP RADIO TETOVA PER SONDE :) ------------------------------------------------------------------------------------- iPhone Cila është ngjashmëria në mes të pasurit dhe të varfrit? Të dy kanë iPhone. Qeni dhe policët Duke kaluar shefi i policisë rrugës sheh dy policë të tij duke e shikuar rreth e rrotull një qen e duke i bërë kontroll të detajuar. - Çfarë jeni duke bërë ashtu? – u thotë. - S’di bre, më herët kaloi një fëmijë dhe tha: “Çfarë qeni me dy trapa...”. Lajm i mirë për amviset Kanë dalë në treg tenxhere dhe tiganë me ekstra sensorë dhe me kontroll elektronik të procesit të zierjes dhe fërgimit. Porsa dallojnë se diçka po digjet, automatikisht ua ndërpresin qasjen në internet... Ndarja E fejuara vendos të ndahet nga partneri i saj. - Nuk mund të qëndroj më e fejuar me një koprrac si ti! Ja ku e ke unazën! - Nuk është e vërtetë që jam koprrac... E ku e është kutia? Përvjetori Një çift qëndron ulur në tavolinën e një restoranti dhe vjen kamerieri t’i shërbejë. - Sot, gruaja dhe unë po festojmë 20 vjetorin e martesës. Na rekomandoni diçka për të pirë. - Në rregull. Vetëm më tregoni nëse dëshironi të festoni apo t’i harroni të gjitha... Shpenzimet Shpenzimet jetësore në ditët e sotme janë rritur aq shumë, saqë burri mund të ketë të dashur vetëm në rast se e ka edhe gruan në punë... Të flasim për seksin Babi: Bir, sot ke mbushur 18 vjet dhe tashmë je bërë burrë. Tash e tutje mund të flasim... e di... për seksin... Djali: OK. Trego, çfarë ke nevojë të dish? Polici i mençur Tre policë qëndrojnë ulur në dhomë dhe përcjellin një ndeshje të Ligës së Kampionëve në televizor. Çohet njëri dhe tregon mençurinë e tij: - Eh, po të mos kish qenë Nikola Tesla, tash do ta shikonim ndeshjen nëpër terr... Definimi i femrës Femra është si një trëndafil. Secili i dashur i saj këput nga një petale. Dhe në fund burrit i mbetet kërcelli. Policët dhe tigri Si e zënë policët tigrin? E zënë një mace dhe e rrahin derisa pranon se është tigër. A ekziston dashuria te të rriturit?! Djali e pyet vajzën: - A më do ti mua njësoj si duhen të rriturit? - Jo, shpirt. Unë të dua vërtet! Mos vishni fustane! Hyn shefi i policisë në stacion dhe u thotë policëve: - Të gjithëve u kam blerë bileta për të shkuar të përcjellim operën “Martesa e Figaros” (Le nozze di Figaro). Policët shprehen shumë të gëzuar dhe fillojnë ta lëvdojnë shefin, ndërsa ai sqaron: - Por mos bëni diçka të çmendur si herën e kaluar kur shkuam te “Liqeni i mjellmave” (Lebedinoye ozero) kur të gjithë erdhët me kostume larjesh... Zgjidhja: Mos fol! Shkon një grua te mjeku dhe fillon të ankohet se burri kthehet i dehur nga kafeneja dhe e rreh çdo natë. Ndërsa mjeku e këshillon: - Zonjë, vlojeni një çaj kamomili, lëreni të ftohet në gotë dhe kur të vijë burri në shtëpi, mbajeni në gojë derisa ai të flejë, ndërsa kur atë ta zë gjumi, nxirreni jashtë. Pas një jave ejani sërish për kontroll. Një javë më pas vjen gruaja për kontroll, e gëzuar: - Ju lumtë, zotëri doktor. Prej se po e marr terapinë tuaj, burri është shumë i qetë dhe kurrë nuk më rreh. - Ja, pra, e dija. Te ju nuk është problem alkooli, por goja... DEGJO RADIOBLEDI LIVE NE radiobledi.ch/degjo.m3u
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 20:45:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015