BE shtyn bisedimet e anëtarësimit me Turqinë Ministrat e - TopicsExpress



          

BE shtyn bisedimet e anëtarësimit me Turqinë Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur propozimin e Gjermanisë për të shtyrë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE, për rreth 4 muaj. Bisedimet BE-Turqi kanë qenë të planifikuara të nisin këtë të mërkurë, raporton BBC. Por, Gjermania, Austria dhe Holanda kanë kritikuar trajtimin që u kanë bërë autoritetet turke protestuesve antiqeveritarë. Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se nuk sheh pengesa për BE-në për hapjen e një kapitulli të re të bisedimeve dhe se pret “rezultat pozitiv” për çështjen. Turqia ka nisur bisedimet e pranimit me BE-në në vitin 2005, në të njëjtën kohë si edhe Kroacia, e cila do t’i bashkohet bllokut javën e ardhshme. Por, bisedimet e Turqisë kanë ngecur për tre vjet dhe një raport i Komisionit Evropian për përparimin e Ankarasë, i publikuar tetorin e kaluar, ka vënë në pah një numër shqetësimesh për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 16:22:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015