Barcelona është e gatshme të sigurojë shërbimet e Adnan - TopicsExpress



          

Barcelona është e gatshme të sigurojë shërbimet e Adnan Januzaj nga Manchester United nëse kosovari refuzon kontratën e re që pritet t`i ofrohet nga United, shkruan sot gazeta britanike “Daily Mail”. Vlera e 18 vjeçarit erdhi në shprehje të shtunën kur ai me dy golat e shënuara kundër Sunderlandit ia siguroi fitoren United. Por gazeta thekson se Barça ka vrojtuar progresin e tinejxherit prejse ai iu bashkua “Djajve të kuq” nga Anderlechti në vitin 2011. Ndërsa besojnë se Januzaj do të transferohet në Nou Camp kur atij i skadon kontrata pas tetë muajve. Edhe pse kosovari ka thënë se është i lumtur në United, gazeta shkruan se ai nuk vlerësohet sa duhet në United ndërsa bisedimet për kontratën e re kanë ngecur kur Sir Alex Ferguson vendosi që të pensionohej ndërsa ato kanë filluar së fundmi. Agjenti Dirk de Vriese paralajmëroi javën e kaluar: “Nuk do t`u tregojë se cilat klube janë të interesuara për të por mund të them se disa klube evropiane janë duke vrojtuar situatën e tij”.
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 08:24:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015