Berisha, Kosova dhe kanalet serbe (INTERVISTE) 8 Habjon - TopicsExpress



          

Berisha, Kosova dhe kanalet serbe (INTERVISTE) 8 Habjon Hasani Postuar më: 15 Shtator, 2013 tek Kopertina gazeta dita cover Bedri Islami është një ikonë e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, një aktivist që në kohën e luftës dhe jo vetëm, mbajti një pozicion kyç, tepër të rëndësishëm, në koordinimin e lëvizjes dhe lidhjeve me vendet e NATO-s që ndërhynë në Kosovë. Pas vizitës së Edi Ramës në Kosovë iu drejtuam Islamit për të pasur mendimin e tij rreth kësaj vizite, por sidomos edhe për disa episode të pazakonta, siç ishte braktisja e sallës së Kuvendit të Kosovës nga disa deputetë të LDK-së, apo elozhet e Hashim Thaçit në drejtim të Berishës gjatë vizitave të tij në Tiranë. Bedri Islami është një njohës i sprovuar i realitetit në politikën kosovare dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i disa prej liderëve të sotëm atje, ai nuk ka dyshim se Berisha më shumë është përpjekur të krijojë një imazh si “Babai i Kosovës” në formë makijazhi politik, por realisht ndikimi i tij në Kosovë është tejet relativ dhe jo përcaktues. Në një analizim të detajuar Islami jep shpjegimet e tij mbi këto fenomene të rëndësishme, duke krijuar një panoramë më të qartë mbi atë ç’ka përfaqësojnë për Kosovën Rama e Berisha, Rugova e Thaçi, por dhe prirjet dhe lidhjet historike të socialistëve apo demokratëve shqiptarë me shtetin dhe çështjen e Kosovës. Por mbi të gjitha Islami vë në pah tendencën e Berishës për të eksportuar përçarjen edhe në Kosovë, si një strategji që Islami e konsideron më tepër se një skemë politike, pasi pas saj ai sheh një “sllavo-projekt” të cilit Berisha i qëndron besnik prej 2 dekadash. Çfarë përshtypje ju la në tërësi fakti që Edi Rama vendosi ta zhvillojë të parën vizitë jashtë vendit pikërisht në Kosovë? Ish - presidentët Momir Bulatoviç i Malit të Zi dhe Sali Berisha duke diskutuar heqjen e embargos së naftës në vitin 1993 Ish – presidentët Momir Bulatoviç i Malit të Zi dhe Sali Berisha duke diskutuar heqjen e embargos së naftës në vitin 1993 Është gjëja më normale që mund të bëjë kryeministri i shtetit shqiptar. Njëkohësisht edhe gjëja më e dëshirueshme për të gjithë njerëzit normalë. Njeriu që e përcakton veten mbi ndarjen dhe që dëshiron një hapësirë të përbashkët, nuk mund të veprojë ndryshe. Kam bindjen se kjo ishte ajo që edhe është pritur me një ndjenjë të veçantë përzemërsie në Kosovë, por edhe që ka befasuar jashtëzakonisht shumë një klasë të caktuar politike atje, përgjithësisht e ardhur nga titizmi dhe lidhjet e shumë-qarta me politikën e dikurshme serbe, pasi, në mënyrë të vetëdijshme ata janë mësuar ta shohin Shqipërinë dhe shtetarët shqiptarë thjeshtë e vetëm në një formë të përcaktuar, si dorëdytas ose mbështetës politikë të tyre. Edi Rama ishte i mirëpritur në Kosovë edhe për faktin se njerëzit e arsyeshëm shohin tek ai jo vetëm njeriun për të cilin votuan mbi 1 milionë shqiptarë, por sepse duan të marrë fund politika paternaliste, dyshuese e ndarëse që solli në jetën e përditshme një figurë si Berisha. Me një qasje moderne,por edhe atdhedashëse ndaj Kosovës, Edi Rama përçoi idenë se tashmë askush në Shqipëri nuk kërkon të ketë nën sqetull politikën dhe vendimmarrjen në Kosovë, se e ardhmja e politikës në Kosovë nuk mund të vendoset nga ndonjë lider i përçartur, por denjësisht nga vetë ata që e bënë deri më tash, shpesh herë edhe kundër rrymave që vinin nga Shqipëria. Kjo ishte një risi politike,por e natyrshme dhe me mesazhin që solli, alarmoi mendjet e sëmura, sidomos të atyre që e kanë parë deri më tash Kosovën si një lëmë ku mund të shijnë idetë e tyre, jo vetë paternaliste, por shpesh edhe antikombëtare. Ishte krejt ndryshe nga vizitat e Sali Berishës. Jehona e vizitave të Berishës zgjaste aq kohë sa zgjasnin edhe daullet që binin për të; jehona e kësaj vizite do të ndjehet më pas, sepse nuk ishte e mbështetur mbi frymën e dualleve dhe rekurseve, në dukje patriotike, por thellësisht të çastit, ajo ishte e mbështetur mbi një vizion, mbi një përcaktim, dhe dua të besoj se „shija“ e saj do të ndjehet më pas. Edi Rama nuk shkoi atje si shefi i gjithë shqiptarëve. Ai shkoi atje si një shtetar shqiptar ndër shtetarët e tjerë shqiptarë, të cilët koha dhe politika i ndau mizorisht. Asnjëherë Berisha nuk ka shkuar me këtë mentalitet, sepse nuk e njeh. Edi Rama shkoi atje si njeriu që e di se po thyen një tabu, por , besoj, e kishte të qartë se do të ishte nder për të nëse e thyente denjësisht, dhe u përpoq ta bënte këtë deri në fund. Ai tha mesazhin se në botëkuptimin e tij dhe në përcaktimin e tij të gjithë do të ishin të barabartë, pa asnjë mentalitet ndarje e mosdashje. Sali Berisha dy njerëz nuk ka dashur kurrë në Kosovë, ai nuk e ka dashur kurrë Ibrahim Rugovën, ndaj edhe kontaktet mes tyre që nga viti 1966 e deri në fund ishin të mbyllura, pra nuk ekzistonin, dhe Berisha nuk shkeli në Kosovë sa ishte gjallë Rugova, dhe nuk ka dashur kurrë Hashim Thaçin, sepse tek Ai shihte personifikimin e asaj force çlirimtare që përmbysi përfundimisht politikën Berishiane pro Serbisë. Berisha nuk mund të ia falë kurrë Thaçit dhe lëvizjes çlirimtare përmbysjen e madhe, me të cilën filloi të marrë fund dominimi i tij proserb, ashtu si nuk do të heqë dorë deri në fund nga mbështetja dhe paternalizmi i tij ndaj forcave që dolën nga bota udbashe dhe sidomos të disa figurave të saj dominuese. Edi Rama solli një risi, por që është normalitet. A kishte ndonjë element që ju mendoni se mungoi në mesazhet e fjalimit të Ramës në Kosovë?
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 16:52:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015