Bledar Mane klerikëve: Ndalni gjuhën e mallkimeve dhe - TopicsExpress



          

Bledar Mane klerikëve: Ndalni gjuhën e mallkimeve dhe propagandën greke! “Jam personi që me detyrën e drejtorit të kulturës pranë bashkisë Përmet para 2 javësh, kam kërkuar & firmosur zyrtarisht zbatimin e vendimit të gjykatave shqiptare në kthimin e pallatit të kulturës. Duke parë agravimin dhe degradimin e situatës kërkoj publikisht: -Klerikët ortodoksë të ndalin gjuhën e mallkimeve dhe shkishërimeve. -Kryetari i bashkisë Përmet të kthehet urgjentisht nga pushimet e tij të sforcuara e të marrë situatën në dorë. -Forcat e policisë private “Aulona” të ndalin klimën e terrorit që kanë mbjellë në qytet dhe të gjejnë një gjuhë tjetër komunikimi me qytetarët. -Policia e shtetit të mos luajë rolin e një vëzhguesi indiferent por të qetësojë situatën. -Lidhjet e shkurtra dhe konspirative që po i vishen kësaj ngjarjeje të ndalin sepse kurrë asnjëherë ortodoksia përmetare, sunizmi përmetar, bektashizmi përmetar nuk kanë qenë e nuk do të jenë vegla të Greqisë, Turqisë apo Arabisë. Kleri përmetar ka bërë histori me identitetin e tij të pastër nacionalist. Përmetin dhe kontributin e tij në sagën e gjatë të shtetformimit shqiptar nuk e tjetërson dot askush, as veladonët e priftërinjve, as grykësia dhe cinizmi i kryebashkiakëve, as orekset e ndonjë ndërtuesi, as dhuna sporadike e ndonjë horri me uniformë policie private. Maturi dhe kthjelltësi. Le të marrim përgjegjësitë tona mbi vete e të ulemi të ngremë bashkë urën e një zgjidhjeje permanente e cila të kënaqë të dyja palët. Një kishë dhe një qendër kulture kacafyten mes tyre me mallkime dhe dhunë. Ka sens kjo lloj bashkëjetese perverse? aq më keq kur bëhet fjalë për Përmetin. Toleranca dhe pragmatizmi lindën këtu, në këtë qytetin tonë të bekuar! Faleminderit nga Bledar Mane, drejtori i pezulluar i departamentit të kulturës pranë bashkisë Përmet.”, shkruan ai në njoftimin e tij. Poashtu mund të lexoni edhe: Qeveria e re, Berisha: Personale e Edi Ramës. Identik me qeverine “Çarçani 2” Xhufi: Qeveria shqiptare të reagojë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në çështjet e brendshme Kolegji Zgjedhor nis ndarjen e mandateve I merr pasagjerë në makinë, çifti plagos shoferin Tirana… pa Bashën Aksident i rëndë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur Njerëzit e PS-së ndërtojnë pa leje Zemanta The post Bledar Mane klerikëve: Ndalni gjuhën e mallkimeve dhe propagandën greke! appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 20:38:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015