Bomba e ditës: Lionel Messi në verë largohët nga Barcelona - TopicsExpress



          

Bomba e ditës: Lionel Messi në verë largohët nga Barcelona Spekulimi është me të vërtetë sensacional. Sic bën të ditur emisioni informativ për sportin i Punto Pellota, Lionel Messi në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona. Drejtuesit e emisionit sportiv iberik janë aq të sigurt për këtë sa bënë të ditur madje se argjentinasi ka gjetur tashmë akordin verbal me një klub pranë Spanjës. Në bazë të lamtumirës qëndron akordi i munguar me drejtuesit aktualë të Barcelonës për rritjen e pagës së argjentinasit. Klubi blaugrana është shprehur se e ka të pamundur të rishikojë kontratën e yllit të tij, që në këtë mënyrë është ndier i tradhëtuar. Që aty ka nisur krisja e raportit mes palëve. Lionel Messi ka kërkuar rritjen e pagës me forcë pas superirnovimit të Cristiano Ronaldos me Realin e Madridit. Tani sic raporton Punto Pelota është i pamundur një pajtim me Barcelonën e madje raportet mes futbollistit dhe klubit janë në pikën zero. Por cila do të jetë skuadra e rradhës për 4 herë fituesin e Topit të Artë, Punto Pelota flet për një klub pranë Spanjës. Duke marrë në konsideratë kapacitetin financiar mund të jetë PSG ku me Ibrahimovic dhe Cavanin Messi do të formonte një tredhëmbësh të denjë për filmat fantastiko shkencorë, ka indicie që të cojnë në Paris por në këtë drejtim në orët e fundit ka të dhëna se klubi i ardhshëm i Lionel Messit mund të jetë ai që mbretëron skenën për momentin, Bajerni i Mynihut. Edhe pse është disi më larg gjeografikisht hipoteza gjermane nuk mund të përjashtohet. Në Mynih është Guardiola, muajt e fundit u fol dhe për një megaofertë të kampionëve të Europës që u refuzua gjatë verës nga Barcelona, ndërkohë që në këtë drejtim vlen vërtet shumë për tu marrë në konsideratë deklarata e orëve të fundit e Franc Bekenbauer. Në një intervistë për të përditëshmen Bild, Kaizeri, president nderi i klubit bavarez deklaroi se Messi do të ishte një blerje e madhe për Bajernin, edhe në aspektin e marketingut, dhe mbi të gjitha do të shkonte shumë mirë në një skuadër me Franc Ribery. Në të njëjtën kohë Beckenbauer deklaroi se lojtarë të tjerë të nivelit të lartë si Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç nuk i përshtaten stilit të Guardiolës. Të jetë thjesht një koinçidencë deklarata e Beckenbauer që del në të njëtën kohë me lajmin për largimin e Messit nga Barcelona? Për momentin askush nuk mund të vërë bast. Për momentin Bajerni mbetet destinacioni më i mundshëm bashkë me PSG, destinacioni Inter megjithë dëshirën e Thohir për momentin mbetet vetëm një ëndërr e bukur me sy hapur.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 16:42:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015