Bota Rusi, ska burgim për opozitarin e - TopicsExpress



          

Bota Rusi, ska burgim për opozitarin e Kremlinit! Politikani opozitar rus Aleksej Navalny nuk duhet të shkojë në burg. Një gjykatë apeli e transformoi dënimin me pesë vjet heqje lirie kundër kritikut më të njohur të Putinit në Rusi në liri me kusht. Nawalny vetë kishte kërkuar shpalljen e pafajësisë në fillim të procesit. Dënimi për abuzim me fonde publike është i paligjshëm dhe me motive politike, deklaroi kritiku i Kremlinit. Gjykatësi i shkallës së parë e pati pranuar të pandryshuar aktpadinë dhe kjo tregon se ai ka vepruar me porosi, kritikoi bloggeri 37-vjeçar. Prokuroria kishte kërkuar refuzimin e apelimit nga Nawalny. Politikani opozitar ishte dënuar në korrik me pesë vjet heqje lirie, pasi akuzohej se i kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej 372.000 eurosh firmës shtetërore Kirowles me anë të konsulencës së dobët. Dënimi u pezullua deri në seancën e apelit. Nawalny do të vazhdojë luftën politike Skena për procesin e apelit në të cilin Nawalny bashkë me të akuzuarin tjetër Pjotr Ofizerow, u mbrojtën ndaj akuzave për përvetësim, ndodhej rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, në qytetin Kirow. Opozitari më i njohur i Rusisë e përdori paraqitjen e tij në gjyq për tu pozicionuar edhe më tej qartë kundër Presidentit Vladimir Putin. Putin-Hajdut shkruhej në një pusullë të ngjitur mbi laptopin që juristi dhe kritiku i Kremlinit mori me vete në bankën e të akuzuarit. Ndërkohë që mbështetësit e tij protestonin para ndërtesës së gjykatës në Kirow, ai vetë njoftoi se do ta vazhdojë luftën politike. Nawalny tha se kjo ndoshta nuk do të jetë hera e fundit që ai ndodhet para gjyqit. Vëzhguesit: proces me motive politike Vëzhguesit e konsiderojnë procesin kundër kritikut të Kremlinit të motivuar politikisht. Në shtator Nawalny arriti të merrte 27 për qind të votave në zgjedhjet për kryetar bashkie në Moskë, shumë pranë kandidatit të Kremlinit Sergej Sobjanin. Meqenëse vendimi i instancës së parë nuk kishte ende fuqi ligjore, Nawalny mbeti në gjendje të lirë pas vendimit të gjykatësve në korrik dhe në shtator mundi të kandidonte në zgjedhjet për kryebashkiakun e Moskës. Vendimi i apelit vërtet e çliron nga dënimi me heqje lirie por gjatë periudhës së lirisë me kusht 37-vjeçari nuk mund të kandidojë për asnjë post politik, pra as për zgjedhje si p.sh. për Dumën (parlamenti rus). cl 77news.al
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 06:29:01 +0000

© 2015