Brazili është fitues i trofeut të Kupës së Konfederatave - TopicsExpress



          

Brazili është fitues i trofeut të Kupës së Konfederatave “Brazili 2013”, pasi që sonte pas mesnatës në “Maracana” mundi në finalen e madh Spanjën me rezultat 3-0. As ekspertët më të mëdhenj të futbollit botëror nuk e kanë menduar një fitore të tillë të Brazilit përballë kampionit të botës. Në një atmosfer brilante të krijuar nga rreth 80 mijë tifoz, përballja ndërmjet dy superfuqive botërore ka dhënë një lojë tejet të forte, e dramatike, me plot aksion të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara. Ishin futbollistët e Brazilit që më mirë e nisen lojën duke shënuar gol vetëm pas dy minutave lojë, pasi që sulmuesi brazilian Fred përfitoi nga një rrëmuje e krijuar para portës së Casillasit dhe sjell ekipin e tij në epërsi prej 1-0, gol ky që solli gëzim të paparë në stadiumin legjendar “Maracana”. Brazilianët edhe pas avantazhit vazhduan me lojën e tyre të bukur dhe me angazhim maksimal duke kontrolluar lojën në terren, e duke rrezikuar edhe disa herë portën e spanjollëve, këta të fundit asessi nuk ia dolën që në pjesën e parë të bëjnë lojën e tyre të njohur “tika-taka”. Dhe kur pritej se pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Brazilit, kështu nuk mendoj superylli Neymar (44), i cili shënon gol të bukur dhe dyfishon avantazhin e skuadrës së tij në 2-0, ky gol ishte një dush i ftohte për kampionin e botës. Lojë dramatike është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Sërish ishte skuadra e Felipe Scolarit që dominonte në terren dhe pas dy minutave lojë të pjesës së dytë në skenë del përsëri sulmuesi Fred që trefishoi epërsinë e Brazilit, derisa ky ishte goli i dytë për Fred në këtë finale, e që gjithçka fliste në të mirë të nikoqirëve. Se Spanja e kishte natën e keqe tregon edhe dështimi i Ramosit nga penalltia në minutën e 54-të. Punët e mysafirëve u vështirësuan edhe më shumë kur në minutën e 69-të mbetën pa Pique, i cili u ‘skuq’ pas ndërhyrjes që bëri ndaj Neymarit. Skuadra e Vicente Del Bosuqe nuk ia doli të paktën të shënoi golin e nderit. Përfundimisht Brazili turpëron Spanjën duke fituar Kupën e Konfederatave, derisa spanjollët dështuan totalisht në këtë finale.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 06:37:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015