Burrat e Shquar[redakto] Mirdita, gjatë shekujve të kaluar ka - TopicsExpress



          

Burrat e Shquar[redakto] Mirdita, gjatë shekujve të kaluar ka nxjerrë burra të shquar që me jetën dhe veprën e lavdishme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare dhe më së shumti në Shqipërinë e Veriut. Shpesh herë njerëzit kanë qenë të interesuar të njohin nga afër ecurinë interesante të Derës së Madhe të Gjomarkut të mirënjohur si Dera e Kapidanit të Mirditës, që nga zanafilla (shek. XV) e deri më sot, duke u mbështetur nga të dhënat historike, gojëdhëna popullore dhe literatura e pasur sot. Dera e Kapidanit të Mirditës me vullnesën e popullit kanë udhëheqë Mirditën, me urti, maturi, politikë e jetë normale për komunitetin shqiptar, me sjellje të denjë burrërore dhe një guxim të madh në mbrojtje të interesave të popullit, duke punuar me përkushtim për bashkimin e fiseve, vëllazërimin dhe bashkëpunimin reciprok të familjeve, nxitjen dhe përkrahjen e idealeve kombëtare, kundër pushtuesve të huaj, që gjatë shekujve kanë shkelur trojet shqiptare. Në këtë udhë pozitive, në të mirë të krahinës zëmadhe të Mirditës, ka udhëheqë Dera e Kapidanit që nga shekulli XV. Gjomarku I-rë, i ftuar nga populli, për ti udhëhequr si kryeprijës i tyre, u është shprehur hapur dhe në mënyrë demokratike Mirditës se: Nëse më pranoni për udhëhjeksë, un dhe pasardhësit e mijë do ta sundojmë e do ta drejtojmë popullin e Mirditës pa kurrfarë të drejte të dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por vetëm në bazë të së drejtës kanunore dhe do të respektojmë të drejtën familjare e prones private të caktueme me gurë e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtë, me sakrifikue, me u djegë, me luftue e me dekë për Mirditë e bashkë me mirditas. Gjatë viteve gjithnjë më ka shqetësuar seria e pyetjeve enigme, se cila është prejardhja e Principatës apo Derës së Gjomarkut, a kanë ato lidhje me Derën e Dukagjinve, qysh nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit të kohës së Arbërit, si paraqitet shtrirja gjeografike e tyre, cila është ecuria e qendresës kundër Portës së Lartë Otomane gjatë shekujve të sundimit turk në Arberi, jeta dhe sundimi i Kanunit të maleve kreshnike, pse respektoheshin këto kode më së shumti në Shqipërinë e Veriut, luftrat e njëpasnjëshme që kanë zhvilluar Mirditorët për të ruajtur Autonominë e saj, lufta titanike kundër komunizmit dhe sherbetorëve të saj, organizimi i rezistencës së armatosur nëpër malet e Veriut të Shqipërisë, aktiviteti i pasur patriotik i Kapidanit të Mirditës në diasporën Evropiane, aktiviteti i Kapidanit të Mirdites Ndue Gjon Marku dhe drejtimi i Blokut Indipendent në ShBA etj., etj.?! Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera, që i përkasin gjashtë shekujve të fundit të mijëvjeçarit të dytë (shek. XX), u jep përgjigje objektive juristi i mprehtë, aktivisti e patrioti i palodhur shqiptar Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku qe ishte nip i Bardhok Marenes, përmes librit jetëshkrimor me titull: Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni, botuar në New York në vitin 2002. * * Me Palin dhe më pas me Lekë Dukagjinin vijon vargu i djemve, që zë fill me djalin Gjon Mark Kolë Pali (Marku i parë) me të cilin u bart dhe merr emrin Dera e mirënjohur e Gjomarkut. Kështu djemtë bëhen trungu, ndera dhe zemra e Mirditës. Pema e familjes së Principatës së Mirditës si Dera e Gjomarkajve ose Kapidani i Mirditës, vijon me Marka Gjoni I-rë, që është djali i Gjon Markut II-të të vrarë prej turqve, duke i lënë vendin barkut të parë të pasardhësve që zë fill me Preng Lleshin I-rë. Më pas vijnë Dodë Prenga, Bibë Doda. Përveç këtij të fundit që ka lënë trashëgimtarë, Principata e Mirditës - japin drejtim dhe zhvillim pemës së Derës të Gjomarkut. Dhe më pas vijon brezi i meshkujve që vijnë nga barku II-të dhe III-të, duke ruajtur e trashëguar më tej nderen e fisme dhe emrin e mirë të Derës së Gjomarkut ose Kapidanit të Mirditës brez pas brezi. Respekti dhe autoriteti trashëgohet dhe përcillet me mirënjohje nga të gjithë banorët autoktonë të Mirditës, jehona e famës së Principatës së Mirditës pasurohet me përvojë dhe histori të lavdishme, që ruhet e regjistruar thellë në kujtesën e historisë së krahinës me merita të shumanshme burrërie, trimërie, bujarie, besnikërie, të ushqyer nga tradita e hershme e Kanunit të Maleve të Lekë Dukagjinit. E parë në planin e mbijetesës origjinale me të gjithë elementët e ruajtjes të pastër të traditës të mirëfilltë shqiptare, kjo Dinasti, ka mundur të mbijetojë ndaj furtunës së egër të pushtuesve barbarë turq, serbo-malazezë dhe regjimit antishqiptar e ateist komunist. Autorë të ndryshëm, si: albanologë, udhëtarë e vizitorë të huaj, francezë, italianë, anglezë, austriakë, hungarezë, serbë, malazezë, grekë, maqedonas, kroatë, sllovenë etj., kanë cekur në fletët e historisë, duke lënë të shkruar përshkrime udhëtimi, relacione derguar Vatikanit, takime me banorë mirditorë, historitë e dioqezeve dhe jetën e aktivitetin baritor të udhëheqësve të devotshëm shpirtëror të kishës katolike, historinë dhe traditën e Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkajve - Kapidani, marrëdheniet ekonomiko-sociale dhe urëlidhjet kulturore e zakonore të krahinës me simotrat e tjera brenda territorit të Arberit, lëvizjet mekanike të popullsisë në drejtim të qendrave të reja të banimit dhe shpërnguljet në drejtim të zonave më pjellore e të përshtatshme për ekonominë bujqësore, blektorale dhe artizanate, të cilat kanë qenë ushtruar si traditë në tërë krahinat shqiptare, etj. Nëse do të citonim disa nga autorët më të njohur asokohe, mund të shtonim se shumë të rëndësishme kanë mbetur shënimet dhe vlerësimet shumë domethënëse të shkruar nga albanologu i mirënjohur asokohe francezi Amy Bue, i cili në veprën La Turque dEuropa (Paris, 1880), ndër të tjera thotë se krahina, ka përfaqësues të denjë që njihen dhe respektohen nga të gjithë dhe ajo është Dera e njohur e Dinastisë së Kapedanëve të Mirditës. Principata ka gëzuar dhe gëzon respekt e autoritet, mbasi përdor me përpikëmëri burimet e traditës vendase që mbështetet tek ligjet e njohura ndër brezni të Kanunit të Lekë Dukagjinit, që rregullon jetën e brendshme të banorëve me shtrirje në të gjithë Shqipërinë e Veriut e deri në Kosovë. Meshtari që njihte shumë mirë doket e zakonet shqiptare dhe jetën e Kapidanit, ka qenë Don Stefano Gaspari, një prift katolik shqiptar, i dërguar prej Vatikanit (Selia e Shenjtë) në Shqipëri në vitin 1671, ku në shënimet e tij përshkruan me hollësi gjendjen e mjerë të klerit katolik në krahinë. Kleriku midis të tjerave cekë edhe marrëveshjen me pesë pika, të nënshkruar midis Perandorisë pushtuese Turke me përfaqësuesin e Principatës së Mirditës pinjollin e denjë të Derës së Gjomarkut - Kapidanin Gjon Marku I-rë. Sipas shumë burimeve arkivore të hulumtuara deri në ditët tona, del se marrëveshja në fjalë ka qendruar në fuqi për afro 3 shekujve, duke respektuar me besnikëri çdo pikë të rëndësishme të saj. Ndërsa më vonë historiani freng Pouqeville (albanolog), Konsull i Napoleonit I-rë në Janinë (1806 - 1816) përmend për herë të parë, se: Mirdita në vjetin 1550 ka zgjedhë Dinastin princore në përsonin e Gjon Marku I..., e cila ka mbërritur 82 vjet pas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit. Historikisht Dera e Gjomarkut, mundi që të trajtojë me mjeshtëri të rrallë gjithçka që ishte me ligjin tradicional të Kanunit, ku siguroi paqen, bashkimin, vëllazërimin dhe nivelin e admirueshëm të mirëkuptimit të popullit të Mirditës. Edhe albanologu tjetër Dometrio Camarda, në veprën e vet të titulluar: Gramatologia Comparata (1866), shkruan se malësorët qendruan të bashkuar përballë pushtimit otoman, duke respektuar gjithnjë Princin e Mirditës me seli në Orosh, duke mos e ulë kurrë Bajrakun dhe Fenë e të parëve. Gjomarkajt kanë qenë shumë të kujdeshëm dhe të përpiktë në të gjitha lidhjet martesore që kanë bërë, duke mos u martuar asnjëherë me tre bajraqet e fisit, që gjithnjë konsideroheshin si vëllezër, si: Orosh, Spaç e Kushne, duke krijuar një Dinasti në pastërtinë e gjakut dhe forcuar e zgjeruar edhe më shumë influencën e prestigjin e saj zëmadh edhe në krahina të tjera të Shqipërisë Veriore. Mirdita dhe Principata e Derës së Gjomarkut ishte pararoja e qendresës kundër Portës së Lartë Turke asokohe, rrugë në të cilën vijuan edhe Dukagjini dhe Kelmendi në Malësi të Madhe, si një dritë e pashuar në të mirën e të drejtave kombëtare. Ajo ishte e përgatitur për sifida të reja. Dera e Kapidanit të Midritës, kishte një fuqi të fortë ushtarake në përbërje të të cilit bënin pjesë mbi 1500 luftëtarë shumë të zot dhe besnikë të Kanunit dhe Derës që përfaqësonin, duke iu përgjigjur çdo thirrje me armë në dorë. Respektin ndaj Kapidanit e kanë shpreh gjithnjë në kuvende burrash, delegacione shqiptarësh për çështje të ndryshme sociale dhe kombëtare, apo kur ka qenë çeshtja e paris së maleve në Shqipërinë e Veriut. Midis shumë përsonaliteteve që kanë lënë emër të mirë në historinë e popullit shqiptar janë edhe figura të njohura të atdhedashurisë, sikurse është trimi i maleve Dedë Gjo Luli etj. Një shembull klasik i besnikërisë ndaj Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkut - Kapidani, ka mbetur historia e lavdishme dhe e rëndësishme e skalitur në figurën e paharruar të Lleshit të Zi, një pinjoll i përkushtuar i Dinastisë së Derës së Gjomarkut. Trimëria e tij veçohet më së shumti në planin e thekshëm atdhetar. Nga burimet historike dhe përmes veprës së Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku me titull: Mirdita Dera e Gjomarkut, Kanuni (New York, 2002), ndër të tjera mësojmë, se ishte koha kur Turqia kërkonte që të dorëzoheshin të gjithë luftëtarët mirditorë, që kishin marrë pjesë aktive më armë në dorë e ndërgjegje atdhetare në Luftën e Kalasë (Rozafa) së Shkodrës ose në të kundërt dotë fillonte ndëshkimin fizik me ekspedita ushtarake në të gjithë krahinën, duke vrarë, djegur shtëpi, sipas zakonit të përhershëm si pushtues në shekuj. Mirëpo Lleshi i Zi falë zgjuarësisë së trashëguar e kuptoi veprimin dinak të çallmave të Bosforit, që nga çasti në çast po i kërcenohej Mirditës, prandaj lajmëroi Stambollin se: pergjegjjesia ishte e tij, se vetëm ai (Lleshi i Zi) duhej të dorëzohej, me kusht që Mirdita të mos prekej. Nga ana e tjetër Perandoria Otomane, nuk e njihte mirë Lleshin e Zi, emrin dhe burrërinë e madhe të tij. Turqia e befasuar nga trimëria dhe përgjegjësia për të marrë mbi vete të gjithë barrën e rëndë të sakrificës deri në flijim që po bënte Lleshi i Zi, pranoi kushtet, i vuri prangat Lleshit të Zi dhe e plandosi për 9 vjet me radhë në burg dhe sugjerime të njohura të Janinës. E vlerësuar sot pas shumë shekujve, Mirdita i është shumë mirënjohëse përpara historisë birit të saj të flaktë për gjestin e sakrificës që mori përsipër, ku me burrëri të pashoq u vetësakrifikua në emër të gjithë krahinës që e donte si dritën e syve të ballit. Por nga ana e tjetër Zoti i gjithpushtetshëm me mrekullinë e Tij e ruajti me përkujdesje Kapidanin e Mirditës dhe dëshminë historike për brezat që do të vijnë si shembull pozitiv. Pas shumë kalvareve e peripecive që iu desht të kalonte nëpër burgjet e ftohta anadollake, Lleshi i Zi u rikthye nga internimi. Një fatkeqësi kishte pllakosur Derën e Principatës së Gjomarkajve. Vrasja e tre djemve të tij nga nipi i vet (djali i vëllait), i nxitur drejtpërdrejtë nga djallëzitë e pushtuesve turq përmes politikes përça e sundo e ligshtoi në zemër humbja e djemve, por nuk e mposhti urretjen ndaj pushtuesve që jo vetëm e surgjinosën, por i futën në shtëpi vrasjen brenda gjakut. Ky akt e lëndoi rëndë Mirditën dhe Lleshin e Zi, të cilin Turqia e liroi nga burgu, për të pajtuar gjakrat nga konfliktet e të cilave ishin vrarë 22 vetë vetëm prej dy lagjeve. Kjo mbetet tragjedia më e madhe e gjakmarrjes së kobshme në Derën e Gjomarkut e shkaktuar nga fitilat e pushtuesve turq. Në këtë mënyrë, pushtuesi mundi të jetë më në brëndësi të të gjithë intrigave që gatuante vetë, për të dobësuar dhe çoroditur sa të jetë e mundur Derën më me influencë të Kapidanit të Mirditës në Orosh. Politika e intrigave të kurdisur e luajtur me një skenar të parapërgatitur shumë mirë kishte mundur të depërtonte dhe të shkaktonte plagë të rënda në Derën e Madhe të Principatës në fjalë. Megjithë këtë fatkeqësi, gjatë kohës së sundimit të Lleshit të Zi, ai mundi të rishëronte plagët e thella, zgjeroi dhe shtriu emrin, respektin dhe prestigjin e Derës së Gjomarkut dhe tek njerëzit me influencë në Shqipërinë e Veriut dhe Jugut. I tillë ka qenë Ali Pashë Tepelena. Dera e Gjomarkut, gjithnjë kërkonte që të reflektonte kuptimin politik të kryengritjes së Mirditës dhe në të gjithë Shqipërinë e Veriut, të stimuluar drejtpërdrejtë nga Dera e Gjomarkut. Ata krijuan ITIFAKU-n (Lidhja e Besës) në verë të vitit 1876, ku u bashkuan në Shën Pal krerët e 12 bajrakve të Mirditës. Më pas këtë shembull pozitiv e ndoqi edhe Puka, Dibra, Krasniqja, Mati etj. Preng Bibë Doda, më 15 qershor 1877, i dërgoi një telegram Kongresit të Berlinit, duke e lajmëruar se Mirdita, kërkon të ruaj Statusin e vet dhe se bajrakët nuk pranojnë kurrëfarë zgjidhjeje tjetër përveç atyre që do të kenë për bazë respektimin e Autonomisë së Mirditës. Një fakt të tillë e përsërisin në një letër të dytë, ku nënshkruajnë krerët e 15 bajrakëve të Mirditës, të cilat shtriheshin prej lumit Mat deri thellë në Kosovë, ku bënin pjesë 11 bajrakë. Në këto ngjarje historike që kanë përfshirë Derën e Gjomarkut bën pjesë edhe figura e prelatit të lartë të kishës katolike në Orosh Abatit të Mirditës imzot Prenk Doçi, i cili gjatë sundimit shpirtëror apostolik në famullitë e tij në Mirditë tregoi pjekuri dhe aftësi për të ruajtur të bashkuar të gjithë besimtarët shqiptarë dhe respektuar gjithnjë Derën e Kapidanit të Mirditës. Abacia e Mirditës përbehej nga 13 famulli, që në qendër të aktivitetit baritor kishte ruajtjen e besimit në fenë e Jezu Krishtit, traditat më të mira të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe respektimit si përherë të Principatës së Mirditës - Dera e Gjomarkajve - Kapidani. Deri asokohe kishat dhe kleri ishin në gjendje të mjerueshme. Figura e prelatit të lartë Imzot Doçi u rrit edhe më shumë falë respektit që ai gëzonte për Principatën e Derës së Gjomarkajve, që i ndihmuar nga këto të fundit nisi të bëj menjëherë rigjallërimin e ripërtëritjes së traditës fetare në popull, organizimi kishtar, meremetimi dhe rindërtimi i kishave të reja bëri që të sheshoheshin disa mosmarrëveshje të vogla midis klerikëve, lartësoi deri në nivelin e Abacisë dhe krijoi selinë administrative apostolike. Turqia duke përfituar nga mosha e madhe e Kapidanit Gjon Mark Lleshit dhe nga mungesa e përkrahjes së tij asokohe, mundi me dredhi që të penetrojë në Mirditë, ndonëse krahina me luftë rezistoj për të ruajtur Autonominë e saj. Edhe gjatë luftës kundër turqisë në vitet 1872 - 1873 mirditasit u përfshinë në lëvizjet antiturke, ku spikati Llesh Gjoni, si një prijës i pashoq, me virtyte burrërie dhe drejtues i aftë e trim. Ai mbeti i vrarë si trimat dhe shmbulli i tij përmendet me respekt në vendlindje. 3 vjet më vonë më 1876, dhe në vitet që pasojnë 1877, 1878, Mirdita, përsëri ngrihet me armnë në dorë kundër Portës së Lartë, duke u bërë arenë e përleshjeve dhe filloi në këtë mënyrë serinë e pandërprerë të luftrave liridashëse të prirë si gjithnjë nga Dera e madhe e Kapidanit brez pas brezi. Nuk ka ngjarje historike të Mirditës ku të mos ndihej prania dhe autoriteti i Derës së Kapidanit, mençuria, aftësia e shkathtësia e zgjidhjeve me pushkë e mend të të gjithë problemeve kundër pushtuesve shumë shekullorë turq. Në arenën e politikës shqiptare kishin filluar dhe mbajtur gjithnjë të ndezura kryengritjet e njëpasnjëshme antiosmane. Lëvizjet çlirimtare kundër pushtuesve të huaj shumë shekullorë u nxitën dhe përkrahën nga grupi i patriotëve katolikë shkodranë, të cilët e kishin përqendruar të gjithë përkujdesin në krahun e lëvizjes kombëtare të Mirditës dhe përpiqej ti jepte asaj rëndësi të veçantë politike, përmes synimeve konkrete të paracaktuar për dobësimin dhe gradualisht largimin nga toka arbër Në lidhje me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 ka pasur shumë keqinterpretime nga historianët para dhe pas diktaturës komuniste në Shqipëqri dhe në kohën e sundimit të serbve në Kosovë. Për këtë ngjarje është anashkaluar roli dhe kontributi që ka luajtur krahina e mirënjohur e Mirditës dhe qytetarët e nderuar shkodranë. Ndryshe e ka analizuar dhe trajtuar këtë ngjarje Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, i mbështetur tërësisht nga burimet historike autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh është referuar e ashtëquajtura historiografia komuniste në Tiranë e Prishtinë. Duke shfletuar me kujdes librin e juristit dhe Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku në veprën e vet, ku, ndër të tjera lexojmë një realitet shumë të vërtetë historik se: Shqiptarët i shpejtuen kontaktet dhe në fillim të qershorit 1878, gjithë parija e Shqipnis u mblodh në Prizren. Aty u vu Itifaku (Lidhja e Beses) simbas Kanunit të Lek Dukagjinit dhe krijoi (lidhjen shqiptare për mbrojtjen e tokave komtare) e që ma vonë u quajt Lidhja e Prizrenit. Me 13 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit të Berlinit me pika të caktueme mbi të drejtat e popullsis shqiptare. Në Shqipni të Veriut moren pjesë edhe katolikët dhe Shkodra u ba qendra e rezistencës prej së cilës doli Komiteti shkodranë i Lidhjes i përbamë prej 12 antarë katolik e 12 mysliman... Tue marrë parasysh zgjimin kombtar për mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit të Zi, Prênk Bibë Doda, pa ngurrim u vu në dispozicjon të Lidhjes. Në krye të 10.000 luftarve, ra në Tuz e aty bani qendren e komandës. Mjerisht gjendja u turbullue me qendrimin antikomtar te Abdullah Drenit i cili, megjithse ishte antar i Lidhjes e aj vetë bestar i Intifakut përbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin të cilin Lidhja e konsideronte anmik të Shqipnis.... Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti në vit. Në fillim të shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjë i ripërtërirë nën kryesinë e Kapidanit të Mirditës Marka Gjoni merret shumë me çështjen kombëtare, duke ngritur në këmbë ndërgjegjen atdhetare të mirditorëve. Falë respektit dhe autoritetit që gëzonte prijësi i parisë së Derës së Kapidanit Marka Gjoni Mirditës i bashkangjiten edhe trimat e Pukës, të cilët përmes disa aksioneve antiturke në një mbledhje të përbashkët i dërgojnë një Memorandum Valiut të Shkodrës dhe Konsujve të Fuqive të Mëdha me rezidencë në Shkodër, duke i kërkuar kthimin e Preng Bibë Dodës. Dhe Memorandumin e përpiluar nga Abati i Mirditës imzot Preng Doçi dhe për herë të parë e zbardhë në librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, që në mbyllje ka këto fjalë: Sulltani nuk do të njifet kurr Prijsi ynë; flamuri i hanës nuk do të valvitet ma në malet tona, na duem të jemi të lirë, duem qi kombsija e jonë të njifet si kombsija e popujve tjerë. Tash e mbrapa Flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue neren e Liris. Është e rëndësishme të dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se përveç 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedë Gjo Lulit përmes një luftë të lavdishme ngritën Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe më 28 nëntor 1912 Ismail Bej Qemali në Vlorë ngriti Flamurin kuq e zi, edhe më përpara datave të sipërcituar në Mirditë dhe më saktë në katundin Vinjollë, prej patriotit Ndue Gjoni që është vëllai i Kapidanit Marka Gjonit, më 25 prill 1902 është ngritur Flamuri i Shqipërisë në Ditën e Shën Markut. Memorandumi pati një rëndësi të madhe se për herë të parë tronditi në themel rrënjët e kalbura të Perandorisë së pathyeshme turke, e cila mendonte se pas kryengritësve të prirë nga mirditorët e Kapidanit, fshihej Austro - Hungaria. Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjë ndryshim në strategjinë të ashtëquajtur liberale të turqve të rinj të cilët ishin më fanatik dhe konservator se etërit e tyre. Ata nuk morën asnjë hap për të qetësuar zemërimin e banorëve të Mirditës të udhëhequr nga Marka Gjoni, kërkonin lirimin pa asnjë kusht të prijësit të tyre Preng Bibë Dodës. Në situatën e re të krijuar dhe pasi filloi ti çjerret maska xhonturqve të rinj që erdhën në pushtet, për të treguar se janë liberalë u detyruan të lirojnë Preng Bibë Dodën, i cili u prit në qytetin bregdetar të Shën Gjinit me një pritje shumë të madhe nga popullsia e Mirditës, Këthellës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës. Ardhja e Preng Bibë Dodës në vendlindje solli një ripërtëritje të re të krahinës dhe rriti edhe më shumë moralin dhe shtrëngimin e radhëve rreth Derës së Kapidanit të Mirditës. Ky përsonalitet ndërmori një sërë masash të domosdoshme, falë eksperincës politike, kulturore dhe frymës së shëndoshë fetare e atdhetare që kishte gëzuar nga të parët e tij të Principatës së Derës së Gjomarkut - Kapidani. Edhe vitet 1910 - 1911 janë vite të mbarsura me ngjarje dhe episode interesante historike që në mënyrë të njëanshme dhe me shumë tendenciozitet janë trajtuar pa asnjë frymë reale historike nga studiuesit e vjetër dhe për fat të keq edhe ndonjë i ri i painformuar dhe i paliruar nga kompleksiteti i historiografisë së kaluar që ka marrë si bazë faktet historike. Më së miri historianëve u jep përgjigje Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku kur thotë se: Kush thotë se Dedë GjoLulin e kan pre Kapidani i Mirditës e Mirdita, aj asht anti kombtar, komunist e malazias me qëllim me mbajtë gjallë shkëndin e dasisë në mes Mirditës e Malsisë, me cenue nderin e prestigjin e Kapidanit të Mirditës e me ligshtue krahinën katolike ma të fortën e Shqipnis. Ket pohim temin e përforcon fakti se ata që përgatisin përkujtimin e Dedë Gjo Lulit ftojnë historiqenin e rastit nji ndër ma të korruptuemin komunist të Enver Hoxhës, me qëllim me përforcue tezën e tyne përkundrejt Kapidanit të Mirditës e, ky asht Pal Doçi. vëllau i famkeqit Mhill Doçi, i cili ka ngarkue vedit e shpis vet 14 gjaqe pse, në Qafë Valmerit, mu bash aty ku asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet Shehu ka ekzekutue për hakmarrje të Bardhok Bibës 14 burra të pafajshëm.... Dera e Gjomarkut në kohët e vonshme, përbën pjesën tjetër interesante të librit të shkruar nga Kapidani i Midritës Ndue Gjon Marku. Periudha më e zezë dhe më e rëndë që ka kaluar Dera e Gjomarkut është ajo e komunizmit, ku liritë dhe të drejtat e njeriut nuk kishin asnjë vlerë përballë bishës së egër të hurit dhe litarit me të cilën sundoi për 50- vjet sistemi komunist i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Mirditës dhe Derës së Kapidanit i vëhet nofka qendër e reaksionit, trathtarë, agjentë të CIA-s, Vatikanit etj., fjalë të denja vetëm për hartuesit e kuzhinës së sistemit që i lindi dhe i rriti shërbetorët servilë të komunizmit. Dr. Mark Gjomarku, është një ndër përfaqësuesit më të denjë të Derës së Kapidanit të Mirditës, që iu kundërvu me armë në dorë me bashkëluftëtarët e tjerë antikomunistë regjimit të Enver Hoxhës. Ai dallohej për cilësi të spikatura në fushën politike, duke qenë Ministër i Punëve të Brendshëm në kohën kur Kryeministër ishte z. Mustafa Kruja gjatë vitit 1942 - 1943, e pas tij mbajti të njëjtën detyrë. Më 10 qershor 1944 Dr. Mark Gjomarku i dërgon një letër të vëllaut të vet Ndue Gjomarku, që ndodhej asokohe në Shkodër në lidhje me dhunën që po përdorin komunistët, duke i bërë thirrje që të bashkojë mirditorët në luftë kundër komunistëve. Ai ndër të tjera i shkruan: Ndue, që me sot fillon kthesa e re politike, jo vetëm për vendin tonë (Mirditën) por për tanë Shqipnin. Fuqija përdhunuese komuniste na kërcenon. Ajo poshtëron, dhunon, njollosë gjithçka të shejtë ka shqiptari: ndjenjat e njeriut të thjeshtë, emrin e tij, vetitë e tija, vërtytet e pastra morale, familjen, besën, burrërinë e Zotin e Madh nuk e njeh për Zot e, ne sna mbetet tjetër veçse me e kundërshtue me ato fuqina që kemi në dispozicjon. Del në Mirditë i pari e filloja rezistencës. Në ty, sot mbështetet fillimi i luftës për liri e ardhmeni. Tu priftë e mbara! (fq. 66). Dhe Ndue Gjomarku shkon në Mirditë dhe jep kushtrimin për rrezikun që e pret krahinën nga të pafetë, që do të rrënojnë çdo gjë shqiptare. Menjëherë trimat rrokin armët dhe marrin malet për tu organizuar. Edhe partitë nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti i bashkohen thirrjes së atdhetarëve që në bashkëpunim me Kapidanin e Mirditës. Shqipëria e Veriut me në krye Mirditën e njohur për sa e sa luftra kundër pushtuesve turq zgjohet dhe është e gatshme për të flijuar jetën për idealet e pastra shqiptare dhe lirinë nga pushtuesit e rinj komunist, që po vinin në pushtet përmes një ideologjie mashtruese, duke i hedhur trutë e gomarit naivëve të rinj. Nga ana e tjetër Princi i Derës së Gjomarkut Kapidani i Mirditës Dr. Mark Gjomarku i bindur në besimin e tyre u mbështetë në vendosmërinë e luftarëve besnikë, që ishin gati me shpirtin e sakrificës për të bërë gjithçka, për Kapidanin e tyne, nuk ngurroi që të fillojë aktivitetin politik e ushtarak (luftarak) kundër regjimit komunist që kishte filluar të shkallmojë në themel ndërtesën kombëtare. Ma pare ju mbeshteten Mirditës bajraku i Fandit dhe i Dibrrit, tue u ba 5 bajrake te Mirditës. Ma vone u bashkuen edhe tre bajraket e Ohrit, tue u ba Mirdita me 8 bajrake. Ne fund u bashkuen me Mirditën edhe 4 bajraket e malesise se Lezhes, tue u ba Mirdita me 12 bajrake. Bashkejetesa ne nje krahine te përbashkët te kësaj popullsie suell edhe unifikimin ne traditat kulturale. Pese bajraket e pare, qe kane historikisht nje bashkejetese ma te gjate, arrite ne një unitet ma te plote traditash; bajraket e Ohritruejten disa veçori te tyne, kurse ata te Lezhës edhe ma tepër. Ne kete punim do te marrim ne shqyrtim vetëm traditat kulturale te Mirdites se pese bajrakeve, ku paraqesin ma unitet. Ky materia ash i njoftun prej meje si origjinal dhe i jetuem për sa vjet.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 15:19:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015