CILËSITË TUAJA SIPAS DITËS SË LINDJES Jeta e njeriut nuk - TopicsExpress



          

CILËSITË TUAJA SIPAS DITËS SË LINDJES Jeta e njeriut nuk është thjesht një rastësi. Ditët e javës i përgjigjen të shtatë planetëve astrologjikë të Hënës, Marsit, Mërkurit, Jupiterit, Venusit, Saturnit dhe Diellit. Jeta e njeriut zhvillohet nën shenjat e këtyre trupave qiellorë. Në ç’ditë keni lindur? Po ju tregojmë disa nga cilësitë tuaja që kanë lidhje direkte me influencën e planeteve tek ju. Njerëzit e lindur në ditën e Hënë Të lindurit në ditën e hënë janë me prirje poetike apo artist. Pëlqejnë ujin, qetësinë e natës, dëshirojnë të shëtisin, kërkojnë të marrin vesh të panjohurat. Janë persona të zbehtë në fytyrë, kanë sy të qartë, flokë të rrallë, vështrim melankolik, janë kapriçiozë, meditojnë shumë, janë bujarë, të turpshëm, eksentrikë, të talentuar dhe të zgjuar. Të lindurt e ditës së Martë Janë njerëz aktivë, hileqarë, të gatshëm për veprime të guximshme. Kanë fytyrë vezake, flokë të dendur, trup të lidhur. Zakonisht, janë ambiciozë, bile brutalë, janë hazër xhevap, të gatshëm për t’u ndeshur. Kënaqësia e tyre është jeta luftarake. Ata i shtyjnë të tjerët që janë më të guximshëm të luftojnë trimërisht por dhe të marrin pjesë në grindje dhe intriga. Nëse ke lindur në ditën e Mërkurë Jeni praktikë dhe dini të fitoni duke u marrë dhe me afarizëm. Janë njerëz jo shumë të gjatë, kanë një kokë disi të vogël, kanë gishtërinj të hollë, janë të shkathët, bëjnë lëvizje të shpeshta dhe të shpejta. Tregohen të durueshëm gjatë diskutimeve dhe kanë prirje për diplomaci. I asimilojnë gjërat shpejt dhe dinë t’i përshtaten situatës. Kur mbeten ngushtë dinë ta kalojnë lumin duke gënjyer me një mijë marifete. Atëhëerë bëhen dhe egoistë. Të lindurit e ditës së Enjte Të lindurit në ditën e enjte janë njerëz krenarë, me shtat të mesëm, kanë një të ecur elegante. Mes tyre mund të gjejmë njerëz të besës, zemërgjerë, që kanë fat në jetë, të prirur drejt shkencave politiko – juridike. Janë të lindur për funksione sociale të rëndësishme për poste të larta.Jane dhe tipa sportive. Nëse ke lindur ditën e Premte Ata që kanë lindur ditën e premte janë njerëz të zgjuar dhe plot intuitë dhe inteligjentë. Në përgjithësi janë njerëz delikatë. Kanë një lëkurë tine, një fytyrë të bukur, vetulla të holla dhe shtat të shkurtër. Janë të qëndrueshëm në dashuri dhe altruistë. Kanë karakter të butë, janë paqësorë, të prirur pas qejfeve. Janë të gatshëm të pajtohen shpejt. Pelqejne astronomine dhe astrologjine. Të lindurit e ditës së Shtunë Personat që kanë lindur ditën e shtunë janë tipa të heshtur, rrinë hundë e buzë, janë të caktuar për realizime shkencore, janë të qetë dhe kanë durim. Përgjithësisht janë të dobët, me flokë kryesisht të zinj dhe gati të lëpirë. Shpejt mund të bëhen melankolikë, të trishtuar. Dyshojnë për çdo gjë. Janë fantastikë dhe xhelozë. Nëse ke lindur ditën e Dielë Njerëzit e lindur në këtë ditë janë njerëz me vullnet, të ndërgjegjshëm për vlerën dhe forcën e tyre. Bëhen njerëz të famshëm. E dëshirojnë dhe e fitojnë lavdinë. Të inkurajuar nga miqtë e tyre kanë besim të madhe në vetvete. Kanë shtat të mesëm, një kokë të fuqishme, sy të mëdhenj, duar të vogla, lëkurë fine, vështrim të mprehtë. Janë të lindur të japin urdhëra por po të duhet mund të jetojnë edhe vetëm duke pritur lavdinë.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 21:46:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015