Cfare eshte njeriu me Fenë Islame?!! Islami ia dha njeriut - TopicsExpress



          

Cfare eshte njeriu me Fenë Islame?!! Islami ia dha njeriut çelësat për të mirën. -Muslimani ngado që është sjell të mira, madje qoftë edhe në një rrugicë nëse kalon; -Largon pengesën (therën) që mund t’i pengojë kalimtarët; -Ai nuk është i qetë nëse vëllai i tij nuk ka bukë të hajë; -Përkëdhel kokën e jetimit; -Ai përshëndet të afërmin e të largëtin; -Jep selam njërit e tjetrit ia kthen; -Ndihmon të moshuarin; -Është bamirës ndaj kafshëve; -Është i butë me familjen e i padëmshëm me komshiun; -Ai shuan grindjet e fjalët; -Mbron nderin e vëllait në mos prezencë të tij; -Ha e pi e vishet aq sa i nevojitet pa e tepruar në shpenzime; -Është bamirës e lëmoshë dhënës; -U kërkon falje të tjerëve nëse gabon dhe i falënderon kur i bënë mirë; -I lutet Allahut për mirësi e lutet edhe për vëllain e vet, madje për të gjithë besimtarët e besimtaret; -Ai fal të tjerët e mëshiron; -Është modest dhe i përulur, ndihmon familjen në pune shtëpie, ia lehtëson punët dhe është mbështetje e fortë për ta; -Ai mban fjalën e dhënë dhe amanetin çon në vend; -Ai do dhe urren për hir të Allahut e jo për hir të epsheve e interesave; -Ai të keqen nuk e kthen me të keqe; -Nuk është fjalë ndyrë e fyes; ai ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), nuk e nënçmon e as nuk e lë në baltë kur i duhet.. #GG
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 23:06:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015