Champions League ka hyrë në fazën serioze të saj, pasi në - TopicsExpress



          

Champions League ka hyrë në fazën serioze të saj, pasi në fushë do të jenë skuadrat nga më të mëdhatë e evropës, që me sharmin e tyre do ti japin shkëlqimin kompeticionit më madhështor për klube. 10 sfida të ndara në dy ditë, për të përcaktuar skuadrat që do të kalojnë në fazën e grupeve. Pavarësisht ndonjë emri surprizë, në sfidat Play Off nuk mungojnë përballjet e mëdha. E tërë vëmendja është në përballjen PSV Eindhoven–Milan, dy skuadra që kanë provuar të mbretërojnë në Europë me triumfin në këtë kompeticion. Në Hollandë premtojnë për spektakël por dhe për kualifikim, kjo ndikuar ndoshta edhe nga momenti jo i mirë për italianët. Kjo sfidë do të jetë dhe përsëritja e gjysmëfinales së championsit në 2005, me kuqezinjtë që kaluan në finale falë golit të Ambrosinit në Eindhoven. Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo midis Olimpique Lyon–Real Sociedad. Francezët kanë krijuar një traditë në ajkën e futbollit evropian, ndërsa baskët ishin surpriza më e këndshme e La Ligas edicionin e kaluar. Sociedad kthehet në Gerland për debutimin në Champions League, aty ku 10 vite më parë luajti ndeshjen e fundit evropiane. Të mërkurën Fenerbahçe–Arsenal do ti japin shkëlqim arenës së kampionëve, me londinezët që kërkojnë pjesëmarrjen e 16 radhazi në fazën e grupeve të Champions. Ndërkohë në Gelsenkirshen rikthehet Hub Stevens, që nën drejtimin e Paok kërkon të befasojë ish skuadrën e tij, Schalke 04
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 18:34:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015