DIASPORA DHE ZGJEDHJET Shtatë arsye pse „diaspora“ injoron - TopicsExpress



          

DIASPORA DHE ZGJEDHJET Shtatë arsye pse „diaspora“ injoron zgjedhjet: 1. Gjenerata e parë e emigrantëve ndadalë ecë pensionit, kështu ajo ec edhe drejt humbjes së ndikimit në sistemin patriarkal të familjes shqiptare sidomos në diasporë. Të ahstuqujaturit „secondo“ bëjnë çmos që të përqëndrohen në shoqëritë e këtushme dhe madje as që duan të informohen me atë se çka ndodhë në vendin e origjinës së prindërve të tyre. 2. Gjenerata e mesme e cila ende është e „elektrizuar“ me atë çka ndodhë në atdhe dhe që qështë e dyta për nga numri ecë për të votuar në atdhe – për partinë e vetë, prandaj nuk hynë në numrin e atyre që votojnë ambasadave të Kosovës botës. 3. Natyrisht se shtresën e tretë e përbënë një numër modest i atyre që janë ftohur me zhvillimet në Kosovë dhe kanë humbur korrentin me vendin. Për senzibilizimin e këtyre nevojitet më shumë dalje se ç’mund të jenë hyrjet. 4. Në diasporë nuk ka më media që mund të ndikonin në senzibilizimin e qytetarëve për të votuar. Ato që ekzistojnë – qoftë në letër a monitor – jetojnë nga reklamat e agjencive të fluturimit dhe vetëreklamimit. Nuk blehen, nuk përfolen e as konsiderohen si të qena. 5. Gruppe, organizata, klube, protale në diasporë merren me veten – përpiqen që nëpërmjet atdheut të socializohen në mërgim. Ato që ende gjallojnë diku në bodrumet urbane të perendimit nuk kanë asnjë kontakt me emigrantët – ato më shumë se diçka tjetër po rrinë bashkë që ta vrasin kohën. 6. Ambasadat kosovare nuk kanë rrjetin e nevojshëm që të sinzibilizojnë mërgimtarët: mediat këtu nuk i sheh kush e mediat në vend kërkojnë shumë pare për propagandë – sidomos kur ajo ka synime partiake. Institucionet ndërkombëtare mund të bënin diçka në këtë drejtim, mirëpo edhe ato dridhen nga frika mos t’iu mbyllet mandati dhe duhet të kthehen në vendet e tyre – do madje edhe si „raste sociale“. 7. Asnjë mundësi reale nuk ka që të mund të ndryshohet kjo gjendje. Nuk ka kohë, prandaj tema është ndoshta e mirë për në rrjetet sociale, mirëpo nuk sjell diçka më shumë se ç’është.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 07:49:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015