Dardania Streetball Kosova 2013 - Turneu kualifikues në Prizren - TopicsExpress



          

Dardania Streetball Kosova 2013 - Turneu kualifikues në Prizren Bob’s Turistat, fitues në Prizren Fitues i sivjetmë i Dardania Streetball Kosova 2013, turneut kualifikues në Prizren, është ekipi Bob’s Turistat, skuadra e cila udhëhiqej nga streetballisti rumun , Amariuchi Bogdan, bankieri 38 vjeçar nga Bukureshti i cili jeton për të luajtur streetball dhe i cili brenda 7 ditëve, për herë të dytë vizitoi Kosovën, vetëm e vetëm për t’u shoqëruar me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi” streetballi. Pas paraqitjes në Pejë javën e kaluar, ku me tre njomak pejan me të cilët e kishte formuar një ekip, aty për aty pasi që shokët e tij nuk kishin udhëtuar për në Kosovë, kësaj radhe në turneun e Prizrenit, Amariuchi erdhi së bashku me miqtë e tij të ri të cilët i kishte njoftuar vetëm një javë më herët, në turneun e Pejës, janë këta streetballistat e skuadrës veterane të streetballit kosovar, Tursitat nga Peja, me të cilët kishin vendosur të fuzionojnë një ekip me emrin Bob’s Turistat për të garuar në Dardania Streetball Kosova 2013, turneun në Prizren. Arti Hajdari, Besnik Mujaj dhe Roberto Laiq, të udhëhequr nga Amariuchi Bogdan i kaluan të gjitha pengesat me sukses duke i fituar të gjitha 5 ndeshjet dhe në finale e mposhtën skuadrën Kah Dulëm Na me rezultat maksimal, 21:13, pas një loje të shkqlëyeshme të streetbollistit rumun i cili realizoi 4 treshe rresht, në minutat e fundit të ndeshjes finale dhe në këtë mënyrë ai siguroi kualifikimin në Superfinalen e Dardani Streetball Kosova 2013, e cila me 6 Korrik do të zhvillohet në Pejë. Kampionëve të Dardania Streetball Kosova 2013, turneut në Prizren, medaljet dhe kupat ua dorëzoi Komisari i FBK-së, Tajar Rifati i cili e ndoqi turneun nga fillimi deri në fund (pamje ndarja e Kupave) Pas ndeshjes biseduam me Amariuchi Bogdanin, entuziastin e streetballit i cili nuk ka përtuar që brenda 7 ditëve, dy herë rresht të ndez veturën e tij dhe nga kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti të vijë në Kosovë për tu shoqëruar me të rinjtë kosovar që i kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme: “ Javën e kaluar ju kam thënë se më ka intriguar organizimi i streetballit në Kosovë dhe isha marr vesh me shokët e ekipit tim që të vijmë së bashku. Ata në momentin e fundit ç’lajmëruan udhëtimin por unë kisha vendosur që të vijë në Kosovë, t’ju vizitojë dhe të luajë basket, së bashku me djelmoshat vendës. Në Pejë formova ekipin me tre djemë të rinj dhe shkuam në gjysmëfinale por që ishte më e rëndësishme, krijova kontakte dhe miqësi të reja të cilat më kanë impresionuar dhe unë vendosa që sërsish, brenda një jave, të vijë dhe të luaj sërish streetball në Kosovë. Për më trepër, me shokët e mi nga Peja e formuam një ekip i cili sot luajti mirë dhe pas ndeshjeve shumë të vështira dhe kualitative, arriti të sigurojë vizën për Finalen e madhe. Dua t’ju them se jam i mahnitur me mikpritjen dhe ngrohtësinë në të cilën kam hasur këtu në mesin tuaj. Peja është një qytet fantastik por kur e pash edhe Prizrenin, përshtypjet e mia u bënë edhe më të mëdha. Tash posa e përfunduam turneun dhe me shokët e mi do të shkojmë në Kalanë e Prizrenit prej nga do të bëjë disa foto të bukura të Kosovës dhe do t’ju shpërndajë shokëve dhe shoqeve në Facebook. Jo vetëm Dubrovniku apo Selaniku i kanë Kalatë dhe bukuritë e tyre. Ju nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë vendi të bukur keni. Duhet ta promovoni shumë më tepër” tha Amariu8chi me të cilin do të vtakohemi edhe një herë gjatë këtij edicioni, në Superfinalen e 6 Korrikut. Pra, Karvani i Dardania Streetball Kosova 2013 të shtunën me 15 Qershor ka vazhduar udhëtimin e vet nëpër Kosovë duke u ndalur në stacionin e dytë për sivjet, në Prizren, ku garuan 12 skuadra, 3 më tepër se vitin e kaluar. Këto 12 ekipe ishin të ndara në 4 grupe nga tri skuadra dhe me plotëkuptimin e fjalës e përmbushën moton e Shoqatës së Streetballit duke krijuar atsmoferë fantastike me: muzikë, diell dhe kënaqësi të vërtet streetballi, të Dardania Streetball Kosova 2013, turneut i cili ka hyrë në histori të streetballit dhe basketbollit kosovar, si i pari i pranuar nga zyrtarisht nga FIBA 3x3 Basketball dhe tash e tutje, të gjitha rezultatet dhe sukseset e Kampionatit të Republikës së Kosovës, sivjet të quajtur Dardania Streetball Kosova 2013, përveç se në ueb faqen zyrtare kosovastreetball.org dhe atë në facebook facebook/officialstreetballkosova, do të mund të mësohen edhe në ueb faqen zyrtare të FIBA 3x3 basketball, 3x3planet/Events/ Të shtunën... në Parkun e shkëlqyeshëm Natyra , në një mot fantastik, ku pati boll-boll muzikë, diell dhe kënaqësi streetbolli ...si për streetbollistat ashtu edhe për shikuesit, Bob’s Turistat riumfoi dhe u kualifikua në Superfinale ku do ta përfaqësojë Prizrenin dhe do të luftojë për çmimin kryesor, çekun në vlerë prej 1.000 € apo si thotë organizatori “1000 copave t’buta” Mirëpo të shkojmë me radhë ... Në fazën e parë të garave nëpër grupe, Grupi A ishte tejet i fortë dhe aty garuan skuadra finaliste Ka Dulem Na si dhe skuadra me emrin Shoqata Fenerbahçe, një skuadër tejet e fortë e përbërë nga basketbollistët dhe ish-basketbollistët e Bashkimit si Satmir mazllami, Visar Bunjaku, Fisnik Shpejti dhe jeton Kallabaku, që në fund të rrethit të parë të garave edhe zunë vendin e parë të Grupit A, kurse finalistët, Kah Dulem Na të bdytin. Në grupin B, grupin më simpatik të turneut, lidere u shpallë skuadra Glasses e cila në përbërjen e vet e kishte edhe basketbollisten Iliriana Berishën. Vendin e dytë e zuri skuadra And One, kurse ekipi më simpatik i turneut Mshele Çadrën, i cili në përbërje i kishte dy basketbollistet, Ulpiana Emra dhe Aulona Muhadri, megjithë simpative të fituara dhe përkrahjes nga publiku, nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale. Në grupin skuadra Bob’s Turistat fitoi të dy ndeshjet kurse skuadra Drinia me streetbollistat nga Rahovec pati një paraqitje solide dhe me 1 fitore e një humbje, u plasua në çerekfinale. Grupi D, ishte grup ku dominuan 4 musketirët e basketbollit prizrenas me kapitenin Altin Sahiti dhe ish basketbollistët Zef Palokaj e FisnikBajrami, si dhe Qëndrim Biraj, kurse vendin e dytë në grup e zuri ekipi Thug Life, skuadra më e rregulltë e streetballit kosovar e cila për 11 vite rresht ka marr pjesë në organizimet e Shoqatës së Streetballit Kosovar dhe për jubileun e 10, vitin e kaluar ishte shpërblyer edhe me mirënjohje speciale. Ndeshja e parë çerekfinale ishte betejë e vëhstira dhe shumë dramatike që përfundoi me fitore të Thug Life kundër Fenerbahqes me rezultat 13:10 Në ndeshjen e dytë, Bob’s Turistat nuk patën punë të vëhstirë me And One, pasi i mposhtën ,me rezultat 18:10 sikurse edhe skuadra Glasses e cila e fitoi duelin kundër Drinisë me 16:9. Pa dyshim befasia e çerekfinaleve ishte fitorja e Kah Dulem Na ndaj favopritëve të këtij turneu,4 Musketirëve. Skuadra Kah Dulem Na, pas një beteje të vështirë dhe dramatike megjithatë arriti të eliminoi favoritët dhe të kualifikohet në gjysmëfinale. Ndeshjet gjysmëfinale ishin shumëë të forta dhe përfunduan me rezultate të ngushta. Së pari, Bob’s Turistat u takuan me Thug Life dhe pas një ndeshjeje të bukur dhe një lufte të madhe nën kosh, Turistat e Bobit, fal eksperiencës së rumunit Amariuchi në lojë nën kosh, arritën të kualifikohen në finale. Ndërkohë, skuadra Kah Dulëm Na ishte më e mirë se Glasses me rezultat maksimalisht minimal, 17:16 dhe në këtë mënyrë u kualifikua në finale Krejt në fund në finale, si thamë edhe në fillim, trofeun e Prizrenit të Dardania Streetball Kosova 2013 e fitoi skuadra Bob’s Turistat e cila do ta përfaqësojë Prizrenin në Superfinale, e cila zhvillohet me 6 Korrik në Pejë. Pas Pejës dhe Prizrenit, garat vazhdojnë në Gajokvë të dielën, ku po ashtu priten ndeshje të bukura dhe vazhdimi i traditës së shoqërimit me muzikë, diell dhe kënaqësi streetballi, me Dardania Streetball Kosova 2013, ethet e të cilës garë tashmë e kanë kapluar Kosovën Sponsor Gjeneral: Kompania e Sigurimeve Dardania Sponsor Medial: RTV 21 dhe gazeta Zëri Sponsor Institucional : Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ambasada Norvegjeze, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Komuna e Prishtinës, Federata e Basketbollit e Kosovës Sponsor të Artë : Raiffeisen Bank, Fashion Netëork Industries Sponsorë tjerë: Forma, Megasporti, Prografi, Hoteli Victory, Kompania e sigurimit fizik – SEES dhe Papilloni
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 20:48:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015