Dasma ne mirdite Qysh nji jave përpara asht zakon qe grate e - TopicsExpress



          

Dasma ne mirdite Qysh nji jave përpara asht zakon qe grate e fisit e te shokeve te afërm, me shkue me punue e me I ndihmue atij qe ka me marre nuse, tue I cue dikush nji barre firi (fier, lloj bime) e cila perdoret per shtroje, ndonje barre dru zjarrmi, tue fshi e pastru oborret etj.Firin e shtrojne ne kulle (ode), kudo te rrijne miqesia, dhe kjo asht shtroje kryesore, se qylyme e shtroje te tjera nuk kane. Asht e enjtja e gjetheve. Te gjithe diten ka levizje te madhe ne shtepine e Ndue Koces: Gra me krah te shpervjela deri ne berryla, shifen tue la e pastrue enet e sofrat, do te tjera tue gatue buke, tue bajte e pru vegsha e kuqa, sahana e luge qe i marrin haxhet. Vegshat jane ene dheu te vogla deri ne 3-4 kilesh per me i zie gjellen, e kuqat jane si keta, por jane shume me te medhenj: zane brenda deri ne 15 kg mish dhe perdoren per darzma e morte ku mblidhen shume njerez. Grate me bulira (boliere) te mbushura me uje ngarkue, tjera me firi e dru, shifeshin tash e pare, eja e shko. Disa gra te tjera, afer furret, tue hollue petat e tue i pjeke, per me i ba gadi per laknore, kendojne kange nusesh, qeshin e bisedojne tane gaz. Kafexhia qe asht thirre me pjeke kafet deri ne mbarim te darsmes (ky asht nji njeri i katundit por qe ka zanat me i pjeke mire dhe prandej e therrasin), aty kah dreka vjen me disa xheze e jebrike te medhenj si gjyma ujit, me nxane 100 filxhana kafe dhe hyn brenda. Avitet afer votres zjarrmit dhe fillon me vue per ujdi punen e vet. I zoti i shtepise dorzon kafen, sheqerin, dollapin e mullinin e kafese e tjera rraqe kafjet qe ka. Kafexhija fillon punen e vet me kaferdise kafen e tjerë. Kur vjen kafexhija gratë i këndojnë: Mirsevjen o kafexhi Na i piq kafet sheqerli Se sheqerin e kam gati Se na kem dugjajen n’shpai Mos qit nja por qit ka di (dy) Mbushja mere barkun bardakut Zbardhja faqen t’zott t’konakut. Ne kopsht afer shpijet tre burra kene pre nji ka dhe jane tue e rjepe kadalkadale e tue bisedue. Nuk vonuen edhe erdhen dy fshatare te thirrun per me zie gjedhet. Edhe keta kane ngarkue nji kazan ne krah qe ju nevojitet me zie orizin ose gjak e vjamin (kjo asht gjelle qe perdoret fort ne Mirdite. Ziejne gjakun me miell e vjame si qull i trashe). Tri gra kane hi ne kulle dhe jane tue shtrue firin e tue rregullue vendin ku do te rrine miqte. Shpia e shtruem me firi dhe e ndritun prej zjarmit te madh qe asht ndezun ne voter, oborri i fshim e i pastruem mire, kane marre nji hijeshi me te knaqe e qe pasqyron gezimin qe ka ajo familje. Kah gjysma e mbas drekes fillojne me ardhe bijat e martueme me djep ngarkue ose me ndonji fmi perdoret. Jane krejt shend e gazmend se kane ardh te prindja per feste e ne darzem. Ndoshta ka nji vjet e ma teper qe s’kane kene. Kane udhetue kushedi sa ore me fmi ne shpine, neper rruge te vshtira, perpjete e teposhte por tash, prej gzimit, nuk e ndjejne te lodhmen aspak. Akshit kane fillue punen, pregaditen per neser. Kane avite afer nji thes me nja dy babune grosh te kuqe ose te larme dhe po e pastrojne. Ma vone kane me qerue peshkun e thate. Mbasi kafexhija ka vue gjithshka per fije, ka kaferdis kafene dhe e ka blue i pjese, grate jane jashte tue punue, fillojne me ngallite me kange, per me i kerkue kafe. Kafexhi more demel Je ndry mren e nuk po del Me na pru xhezmen me kafe Po bajme gaz e po bajme llafe. Kafexhija sa t’i ndijne u vikate tue qeshe: hajt punoni sa t’u ndihmojne zoti se per at kishe n’saj t’zotit t’shpise, kafe sa t’doni po ju bie njetash, dhe nuk vonon e del me ibrik te kafes ne dore e filxhanat ne tabake. Grate pijne kafe dhe urojne. Zoti ja bafte per hajr. Kafexhia i pyet se si ishte pjeke kafja se don me dijte qe te mos koritet me te tjeret. Grate japin gjykimin e vet. Nipat, daja e ndonji mik tjeter i larget qe jane thirre per krushq, vijne qush sot, kurse krushqit qe jane te katundit (bashkefshataret) vine neser ne mengjez. Kah mramja, buze muzgut.Kah mramja, buze muzgut, fillojne me ardhe desharte e thirrun krushq (si e thashe me siper). Te gjithe nipat, daja, miqte e shpise, duhet te bien ka I dash, duhet me pru pare. Tash bien 500 deri ne 1000 lek. Motit jane cue 100 deri ne 500 grosh por pak e kush ka cue pare se ne pergjithsi asht kene zakoni me cue dash e jo pare. Jo vetem miqte qe jane thirre vetem per krushk bien dash, por dash bien edhe ata qe jane thirre per darzem. Dashi asht borxh pse ja bjen e do t’ua cojne kur te kene darzem. Prandej thone se : A ndrron desh me filanin? Ishte tue prendue dielli; ne shtek te oborrit hyni nipi i Koces me nji dash lidhe per lakut. Bashke me te amen qe po grahte dashin, veshe e mbathe per bukuri. Hjek pushken prej krahit dhe shtien dy here e mandej thrret me t’madhe. A je ktu daj Noj?- Hajde bujrum, merse t’bjer Zoti, pergjigjet Noj mrena n’kulle. Turr e vrap mblidhen grate tue lane cdo pune qe kane ne dore dhe dalin ne oborr e rreshtohen dy grupesh e ja nisin kanges: Kush asht aj qi vjen me dash Vjen Gjok Marku bylykbash Bylykbash edhe zartari Paska teshat qepe n’terzi C’ka pruni per dhanti Pru nji dash dhe nji flori Shtoja Zot tufen e tij Banja Zot njeqind mije Kush asht ajo qe vjen mbas dashit Vjen e ama e bylykbashit Paska teshat prej mendafshit Prej mendafshit qepe ne terzi Edhe xhepat me flori Kur deshari nuk bjen dash te gjalle por bjen pare ne xhep atehere, ne vend qe me I thane ne kange se “pru nji dash dhe nji flori”- thone, pruni xhepat me flori, shtoje Zot gjane e tij. Noj ka dale ne oborr turr e vrap me prite desharin qe po vjen. Hyn ne oborr me dash per doret dhe tue u takue me ata qe i kane dale perpara u thote: Per hajr na kjofte darzma. Pac hajr e nafake e mer se t’ka pru zoti- i pergjigjen. Nje njeri i merr dashin dhe e lidh diku aty n’gardh. Falet me te gjithe nji nga nji simbas zakonit. Ne dere ja dorzon pushken t’zotit te shpise. Grate vazhdojne kangen. E ama e desharit falet e perfalet me grate e rrin me to. Se si fallen, pershendeten e pyeten njeni me tjetrin, zakonet jane te njejta me ato qe kam pershkruar me pare e prandej nuk asht nevoja me I perserite ma. Te gjithe desharet qe vijne priten njisoj si ky, me kange e tjera ceremoni, qe u pershkruam. I zoti i shtepise i rreshton miqte ne ane te oxhakut, simbas zakonit, ne vendin qe i takon tue vue ne krye te vendit mikun ma te larget, o qi asht prej bajrakur e qe i takon kryet e vendit, si psh. I Oroshasi del gjithkund ne krye te vendit se asht bajrak i pare. Edhe shkodrani ose malsor i Hotit e Grudes, ne kjofte se asht atje e qesin ne krye te vendit se i takon. Bajraku i Shales dhe aj i Shoshit nuk dalin ne krye te vendit ne Mirdite per arsye se jane vllazen e prandej jane te shtepise. I zoti i shtepise u hjedh cigare duhanit te lidhuna, kafet u shkojne njena mbas tjetres, ne fillim te amla e mandej, simbas deshires mikut, kafe te forta (te idhta, pa sheqer). Pothuejse, ne pergjithsi, mbasi te pine dy- tri kafe me sheqer, e pine nji ose dy, mandej pa sheqer. Sidomos kafet mbas ngranies darke, i pine te forta. Vazhdojne pyetjet e bisedat e zakonshme ? Dhandrri qysh diten heret asht largue e ka shkue te stani i bagtive ose asht struke diku ne nji qoshe se ka turp me u duke, ma teper ike edhe prej lojnave qe i bajne shoket e miqt. Dhandrri nuk stoliset me kurrgja por si cdo dite tjeter, bile disa here edhe ma keq se ditet e tjera. Mbasi te kene shkue do nate dhe hiqet dyshimi se mund te vine ma kush, i zoti i shtepise u thote miqve: Tash s’po presim ma or burra, por po ndreqim sofren, a don me dal kush me pa jashte ? (A don me dale kush me krye nevojat, kete kuptim ka). Ata qe kane nevoje dalin e sa te kthehen brenda, nji burre u qet me la duert te gjitheve. Mandej ulet sofra e i zoti i shtepise..kjo eshte dasma e mirdites Nikola
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 14:26:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015