Dasmat shqiptare! Beni dhe Mira martohen sot. Beni dhe Mira - TopicsExpress



          

Dasmat shqiptare! Beni dhe Mira martohen sot. Beni dhe Mira gezohen! E siç thote populli yne, njeqind te tjere terbohen. Dikur, ne dasmat shqiptare dy gezonin, njeqind terboheshin. Terboheshin nga gjithe kenaqesite qe te jepte nje dasem. Tradita e çmuar dhe e larmishme u jepte dasmoreve argetim pafund. Po sot?! Mira dhe Beni ose Beni dhe Mira martohen! E te tjeret terbohen. Pjesa me e madhe terbohen nga tradita e gabuar qe kemi krijuar vete. Halla e Benit terbohet se nuk ka para per te lene ne dasem. Sepse nuk ka asnje mundesi. Duhen para per qoke, para per ndonje rrobe. Halla e Benit nuk ka. Por do i marre borxh. Rreth 100 mije leke te vjetra minimumi. Terbohet halla e shkrete pasi gjithsej ka 3 dasma kete vit. E shkreta. Kurse tezja e Benit terbohet pasi iu dha nje mundesi per te shpalosur elegancen e vet ne kete dasem. Fillimisht, fut ne zarf nje 50-mije-lekesh ne nje zarf si detyrim ndaj ciftit. Pastaj fillon kalvari i shqetesimeve. Fillimisht do rregulloje thonjte. Floket e zinj sikur e bezdisin. I ben platin. Me bukur, sidomos me sandalet e reja. Por shqetesimi me i madh eshte fustani, qe i rri pak ngushte. Ne fakt nuk eshte faji i fustanit. Tezja eshte shendoshur eshte bere derr. E diele! Banketi gati. Muzika gati. Nusja dhe dhendrri gati. Te zotit te shtepise i ka kushtu dasma sa qimet e kokes. Kurse halla mallkon dhe vajton shpenzimet. Tezja mallkon te organizatorin per tavolinen e caktuar per te, pasi nuk eshte ne qender te vemendjes. Dajat po te njejtin shqetesim. Vallja e dajeve rezulton shume e shkurter. Megjithese gjithmone eshte me e gjata. Te gjithe mendojne keshtu. Ushqimi cope-cope kete here. Birrat e ngrohta. Nga mesi i dasmes, dikush bie nga karrigia. Ka pire 1 liter e gjysme raki. E nisin ne spital. Dikush iken nga dasma pa arsye. I zemeruar. I dalldisur. Sapo je shtruar per te ngrene, kur dikush i panjohur, gjysem tape, me kemishe te zberthyer, vjen te uron dasmen. As nuk e ke pare ndonjehere. Nga fundi i dasmes, dhendrri djeg shamine,dhe bashke me te, edhe kursimet! Askush i kenaqur. Gjysma e fisit nuk flasin me njeri-tjetrin. Disa nuk flasin qe nga dasma e fundit kur u martua Bexheti, para 7 vitesh. Nusja shume e shemtuar. Dhendrrit nuk i rri mire kostumi. Shabani eshte helmuar prej 2 javesh me veze te prishura dhe nuk ka piken e turpit te thote se u helmua ne dasem. Te gjithe jane te fokusuar tek tavolina e permbytur ne ushqime fantastike dhe pije pa fund. Ajo qe do te ishte nje dasem ku ne qender te vemendjes do ishte nusja e bukur me dhendrrin simpatik, nuk ndodh. Te gjithe duan te shqyejne mish pa meshire nen freskine e kondicionerit qe punon me veshtiresi. Te gjithe duan te performojne para kameras me gojen plot dhe me nje shishe birre a nje gote raki ne njeren dore. Nderkohe nusja me kot perpiqet te terheqe vemendje, me hijeshine e saj. A thua nuk eshte dita e saj. A thua se eshte dita e festes se “mishit dhe birres”. A ja kemi humbur hijeshine nje dasme? Une nuk jam shume i moshurar por as shume i ri per te kujtuar me nostalgji dasmat e verteta shqiptare. Ku kendohej, kercehej, luhej, respektohej i zoti i shpise, ku nusja ishte objekti i adhurimit ate dite, ku dhendrri ishte zoteri, ku ushqimi dhe inatet ishin te parendesishme, ku stresi i parave qe lihen ne dasma nuk ekzistonte, ku te gjithe respektoheshin dhe te gjithe respektonin. Ato dasmat shqiptare qe kishin hijeshi dhe tradite. Veshje tradicionale dhe rite puro shqiptare. A do vije ajo dite?!
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 12:39:38 +0000

Trending Topics



px; min-height:30px;"> The Department of Homeland Security is inviting comments from
Scientists have found that memories may be passed down through
3 Idiots Facebook Version........ Must Read . Aamir Khan
Just 2days!!!! Imagination Festival in Prague The Czech Republic.
Nominated by Cuizon John Rey :P 10 Facts About My CRUUSSHH!

Recently Viewed Topics




© 2015