Debati rreth administrates publike ka hyre ne zemer te problemit. - TopicsExpress



          

Debati rreth administrates publike ka hyre ne zemer te problemit. Si nje ceshtje e mprehte qe lidhet me fatin e reformave, me cilesine dhe me ritmin e zhvillimit te vendit. Sot nuk besojme se ka shume njerez te marre, sa te pretendojne mosprekjen e administrates se vjeter. Nga ana tjeter opinioni mbi konkurimin po gjen gjithnje e me shume mbeshtetje. Trajtimi politik i problemit eshte gjithmone nje zone e nxehte, por te gjitha palet kane nevoje te lexojne mesazhin e votuesve. Sado qe paraqitet si nje mesazh nga populli tradhetar, ky eshte mesazhi qe rrezoi lavdine e "heronjve", dhe shkon shume me thelle se sa numrat, programet qeverisese dhe lakmia e lakmitareve. Eshte mesazhi qe preku ne cdo qelize te organizmit tone shteteror. Nga qendra deri ne skajin me te larget te vendit, njerezit nuk harruan shqetesimet, padrejtesite, kohen e humbur, burokracite, xhepat e zbrazur, shpresen e vrare!!!. Simon Ulndreu, Tirane, 04 Oktober 2013.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 09:55:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015