Dega e AAK-së në Pejë ka arritur marrëveshjen për koalicionin - TopicsExpress



          

Dega e AAK-së në Pejë ka arritur marrëveshjen për koalicionin për balotazh në Komunën e Pejës me degën e PDK-së. Shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit Ali Berisha, që kryesohet nga Xhafer Dema ka thënë se marrëveshja do nënshkruhet nesër, ndërsa është caktuar një ceremoni që do mbahet në hotel Dukagjini në Pejë. Dy shtabet zgjedhore nuk kanë dhënë detajet dhe detyrimet që dalin nga marrëveshja, konkretisht numrin e drejtorive që i janë premtuar PDK-së në rast të bashkëqeverisjes. Në bisedimet e ditëve të kaluara është përmendur numri prej pesë ose gjashtë drejtorive dhe një nënkryetari që mund t’i ofrohen PDK-së, në mënyrë që ajo të mobilizojë votuesit e saj për të dhënë votën për kandidatin e AAK Ali Berisha, transmeton Tribuna. Janë mbi gjashtë mijë vota që ka marrë në zgjedhjet e kaluara kandidati i PDK Muhamet HAliti, për të cilat në AAK mendojnë se do ta përmbysin përparësinë prej më pak se dy mijë votave që ka kandidati i LDK-së Gazmend Muhaxheri ndaj kandidatit të AAK. “Bashkë me punën e madhe që po bëjmë në terren, ne mendojmë se ky koalicion do të ndikojë që ndryshojë gjendja. Prandaj në balotazh hyjmë me shumë më shumë siguri”, thotë shefi i shtabit të AAK-së Xhafer Dema. Sipas të dhënave preliminare të zgjedhjeve të 3 nëntorit, në Pejë kandidati i LDK-së gazmend Muhaxheri është në përparësi prej më pak se dy mijë votash ndaj kandidatit të AAK-së Ali Berisha./tribuna/foto zeri/
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 08:08:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015