Deputeti Sokoll Olldashi ka humbur jetën! TIRANE-Deputeti i - TopicsExpress



          

Deputeti Sokoll Olldashi ka humbur jetën! TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. Pritet konfirmimi zyrtar, por burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se informacionet nuk janë të mira. News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘‘Audi Q7’ i zi AA003NH’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave. Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka, deputeti Taulant Balla, Astriit Patozi, Sali Berisha, prefekti i Tiranes. Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje, por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin Spartak Koka që ndodhet në vendgjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit për shkak të shiut të dendur. Policia sqaron se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin pasi rreshjet e dendura të shiut e kanë penguar të shohë rrugën dhe si pasoje ka përfunduar në greminë. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire. Ora 23: 32- Kreu i PD, Lulzim Basha dhe deputeti Sali Berisha në vendngjarje. Ora 23:30-Aksidenti shumë pranë varrezave të Krrabës ku poshtë në greminë ndodhet makina e përmbysur e deputetit të Olldashit, në një terren të thyer malor. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku eshte rrezuar automjeti eshte teper i veshtire. Ora 23:22-Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon për News24 se: Po bëhet nxjerrja e trupave. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit. Ora 23:20-Bllokohet qarkullimi në Krrabë. Një rradhë e gjatë me makina prej 1 km ka arritur zgjatimi në këtë aks, ndërkohë që vijon dhe moti i keq. Ora 23:16-Ne Spitalin Ushtarak nuk ka mberritur ende ambulanca me personat e aksidentuar sot ne greminen e Krrabes. Ora 22: 50-Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Krrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 00:16:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015