Dje dhe sot, jo rastësisht i shikova gazeta që dalin në Kosovë - TopicsExpress



          

Dje dhe sot, jo rastësisht i shikova gazeta që dalin në Kosovë ( edhe disa në Shqipëri). Çudia dhe befasia ishte kur sheh se asnjë gazete, ama asnjë për be, nuk e kishte botuar në terë faqen e gazetës fotografinë e kampiones së botës në xhudo Majlinda Kelmendi(?!) Po sikur një gjermane do të fitonte një medalje të tillë, për herë të pare në historinë e sportit të saj, jam i sigurt se të gjitha gazetat sot do të zgjoheshin me foton e saj në tërë faqen e gazetës, bile emrin e saj do ta shkruanin me shkronja të arta. Unë jam dëshmitar qe sa herë që një gjermane apo gjerman ka fituar medalje të tilla, të nesërmen gazetat gjermane kanë dal me fotot e tyre në gjithë faqen e gazetës. Shikoni cilat fotografi ishin sot në gazetat tona dhe çka shkruajnë në faqe te parë: Epoka e re- Dialogu mund të dështoi, me foton e Azem Vllasit ( në një kënd e ka foton shumë të vogël të Majlinda Kelmendit. Bota sot-Na i qel sytë me fytyrat qe i shohim çdo ditë dhe na janë bërë bajate; foto e Thaqit dhe Ramushit… Zëri-Në ballë më Jakup Krasniqin, pastaj fytyrat e Pal Lekajt dhe Mimoza Kusari. Majlinda Kelmendi askund. Koha-Një foto të parëndësishëm, e Majlinda askund. Kosova sot- Foto nga KQZ dhe Natalia… Tribuna-Një shkrim me titull; Konfuzion për zgjedhje-Majlinda një foto te vogël... (Gazeta) Shqip-Foto nga Edi Rama duke u zgërdhi… (G) Shqiptarja- Asnjë foto, asnjë shkrim për Majlinden... Tema- Botuesit të saj i ka mjaftua fotoja e vet (foto e Mero Baze) dhe një foto nga aeroporti… E kështu më radhë keq e më keq….Turp e më turp(?!)
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 13:26:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015