Doni më për Belulin? Jeni gati për një udhëtim për një - TopicsExpress



          

Doni më për Belulin? Jeni gati për një udhëtim për një udhëtim? Sapo u nisëm për në Librazhd, aty do takojmë dhe një shokun tim, ai quhet Belul, disa nga ju e njohin, disa të tjerë sapo i mësuan emrin! Ju premtoj që ky udhëtim do jetë i shkurtër, por i këndshëm. I mërzitur nga monotonia e përditshëmrisë sime, nuk po dija ku të shkoja, kur ja më vjen një ftesë për në Librazhd. Nuk kam arsye pse ti them jo! Gjëja e parë që bëj është kontrolloj sa lek kam me vete, 400 lek të reja, mjaftueshëm, të shkoj, të vij, të pij dhe një kafe me shokun tim të universitetit! U bë kohë e gjatë që s’jemi takuar, me siguri do kemi c’të bisedojmë! Veprimi i dytë që bëj është të shkruaj në facebook: rrugës për në Librazhd dhe ja ku vinë disa komente, me njërin jam duke qeshur me të madhe, aq sa burri me mjekër që ishte ulur në të majtën time s’po mi ndante sytë. Një erë e keqe po më shpon hundën, dreq, plaku vazhdon të më shikojë, duhet të jetë hoxhë! Lutu për mua o njeri i Zotit, kjo është pjesa që thashë me vete në atë moment! Bateria telefonit më tregon se nuk mund të rezistojë dhe shumë nëse vazhdoj ta përdor facebook/un! Gazeta që kam në dorë cuditërisht për herë të parë po më duket e tepërt, ja kaloj dikujt mbrapa! E kam bërë me qindra herë këtë rrugë, por këtë herë kam dalë për qejf ndaj duhet ta shijoj këtë udhëtim të bukur! Beluli nuk përgjigjet në telefon! Dhe ja, diku në një kthesë të fortë shumë afër Librazhdit, një kamion plot me mollë golde është përmbysur dhe ka lënë mbrapa një sasi të madhe mollësh, askush si ka lëvizur, pjesa dërrmuese e tyre ishin të pa dëmtuara! Po mendoj për shkaqet që mund ta kenë cuar përmbysjen e atij kamioni, dikush më thotë se, shoferi ka qenë i përgjumur, por tjetri mbrapa se le të mbarojë dhe e kundërshton duke i thënë se, bazuar në gjurmët që ka lënë makina në rrugë, shkaku ka qenë rruga e rrëshqitëshme. Teoria e dytë m’u duk më e besueshme! E gjithë sa kemi qenë duke bërë këtë bisedë, përpara kam qytetin e Librazhdit, ja spitali, anxhesia, ura në të hyrë të tij, ja dhe lokali ku dikur pija shumë shpesh kafen. Beluli s’duket gjëkundi. Belul ku je? - Alo, ku je more? - Tek Libraria”. Librazhdi një librari ka ndaj se kam të vështirë ta gjej shokun tim shtat shkurtër. Një grumbull i madh njerëzish janë mbledhur pranë fushës të futbollit të këtij qyteti! Ah, sot është e shtunë, luan Sopoti, kundra kujt se kam idenë, më mjafton një foto. Futbolli është evenimenti më i dashur për meshkujt e kësaj qyteze! Hera e fundit që kam qenë këtu është para tre muajsh, por kaq ka mjaftuar, që m’u në zemër të këtij qyteti të ngrihet një super pallat shumëkatësh! Me vjen mirë, më në fund një ndërtim dhe këtu! E teksa e përshendetemi me shokun tim, drejtohemi për në lokalin ku do ulemi. Jemi pikërisht në mesditë, ka shumë lëvizje, ai qytet ka shumë vajza të bukura. Nuk nguroj ta pyes Belulin, ka ndonjë vajzë apo jo? - Ardi, ku je pa punë dhe pa lek nuk ta var njeri, plus që s’jemi as të bukur! Fjalët e tij më bëjnë të qesh. Dhe ja ku më shkojnë sytë, në vëndin ku para 4-5 vitesh me gupin tim të praktikës kishin ardhur këtu në përvjetorin e vdekjes së një prej aktorëve më të njohur që ka nxjerrë ky qytet. Atëkohë kam pasur shancin të takoj ikonat e kinemasë shqiptare Tinka Kurtin, Margarita Xhepan dhe Luftar Pajën, akoma i ruaj autografet e tyre! “Belo ku me con? Tek Coko Ardi, aty ka ndonjë vajzë në këtë orë!” Jemi brenda, një re tymi krijuar nga cigarja më bën që të më djegin syte, me zor mundëm të gjenim një tavolinë të lirë! Kamarjeri vonon ca, më mirë, një kafe e kisha pirë! Beluli ishte pa punë prej kohësh, nuk mund të mos e dalloja në sytë e tij këtë lodhje nervore, mundohem t’i them mos u mërzit, jemi të rinj, do ta gejmë dhe dicka, por e kotë, e kuptoj shumë mirë si ndihet tashmë jam dhe vetë parazit! Edhe pse kishim shumë kohë pa u takuar, kishim shumë pak gjëra për të folur, shpesh më duhet të bëja pyetjen: po ndonjë gjë tjetër ckemi. Mundësitë për punësim në atë qytet të s’kamur janë thuajse zero, e sidomos për shokun tim të diplomuar për gazetari, nuk ka asnjë medie aty. Aty flitet vetëm politikë dhe përvoja më ka mësuar që aty ku flitet rëndom gjuha e politikës, varfëria ka shturar sofrën! Në fakt ai është në një kërkim të një punë të cfarëdoshme! Dy vajza që sapo hyrën më shkëpusin vëmendjen! Ishin të bukura, por cuditërisht në mendje më sjellin dikë tjetër. Belo më tregon se ka në dorë një shkrim të bukur për një veteran të mbushur me medalje, të harruar nga të gjithë! Aty u kujtova që së shpejti kemi dhe festën e pavarësisë, ndaj e inkurajova ta bënte dhe mbase e botonim diku! Më thotë më entuziazëm se do të nxjerrë dicka të bukur. Ok, mezi po pres ta lexoj shoku! Më tregon për verën e tij të cilën e kaloi në Dhërmi, se cfarë jetë bënin disa etj etj. Në fakt këtë verë kishim punuar të dy pranë bregdetit, ndonëse unë në Durrës! Kishte kaluar thuajse një orë! Dhe ja ku kishim përfunduar duke fol për vajzat, ai njeri ishte duke më kujtuar dështimet e mia sentimentale, po harronte te vetat. I them se pse akoma vazhdon te jetë pa të dashur, kur këtu vajzat të shohin në sy, aq paturpësisht, s’duhet të jetë dhe aq e vështirë të gjesh një dikë. Në fakt ke të drejtë më thotë, por pas takimit të parë duhet ta marrësh në shtëpi, pasi është aq qytet i vogël saqë kudo që ta cosh për kafe do të shohin të gjithë dhe familjarët e saj! S’ka faj! Mentaliteti i atij qytetiiI tillë është! -Dalim, u mpiva këtu, bëjmë një xhiro? Ora po shkonte tre. Lëvizja në rrugë ishte pakësuar, drejtohemi për nga fugonat, kishte plot aty, ndaj nuk u nxitova! ”Po tjetër Belo? C’të them Ardi, këto ditë më ka ardhur në mendje të vazhdoj një shkollë tjetër për mësues, aty të paktën do kem ndonjë shanc punësimi! Ashtu si po bëjnë të gjithë shokët e mi. Teksa capemi të dy, entuziazmin me të cilin zbrita nga makina, kishte ngelur mbrapa! Shoku im që dikur mbaheshe si një nga studentët më me të ardhme, luftonte të gjente një punë dosido! Në fakt, edhe unë gjendesha në të njëjten situatë, e kuptoj si ndihet! I ftohti po më bënte të shpejtoja, isha veshur hollë! Për herë të parë atë qytet e pashë me një sy ndryshe, për herë të parë më frymëzoi dhe pse jo me gjëra optimiste! Tashmë u rehatova në sendiljen e fundit të asaj makinë, ishte po e njëjta që më solli, duket sikur më kishte pritur mua! E ndjeva rënkimin e saj teksa u nis, kishim dicka të përbashkët. Kisha shkëputur sytë për një moment dhe shoku im ishte zhdukur. Në atë moment, cuditërisht ndjeva mungesën e gazetës sime, nuk duhet ta kisha falur! Tashmë është vonë për të blerë një tjetër!
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 20:31:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015