Dorëheqja e Dr. Sali Berishës, një veprim i logjikshëm, i - TopicsExpress



          

Dorëheqja e Dr. Sali Berishës, një veprim i logjikshëm, i pritur dhe i mençur, në rend të parë për shkak të moshës së tij, jetës së gjatë në politikë dhe nevojës së reformimit të partisë, për një rikthim në pozicionin drejtues të shtetit. Gjatë veprimtarisë politike e shtetërore më shumë se 20 vjeçare, Sali Berisha padyshim ka bërë veprime të gabuara dhe ka pasur dështime, por gjithsesi i madh mbetet kontributi i tij në zhvillimin e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar. Vetëm të verbërit politikisht e shpirtërisht nuk arrijnë të shohin dhe të pranojnë një gjë të tillë.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 19:35:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015