Drejtuar: Kryetarit te Bashkise se Tirane z.Lulzim - TopicsExpress



          

Drejtuar: Kryetarit te Bashkise se Tirane z.Lulzim Bashes Kryeministrit z.Sali Berisha Ministrit te Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarat z. Spiro Ksera Në emër te te rinjve Rom dhe Egjiptian ju bëjmë të njohur se 37 familje Rome janë dëbuar nga vendbanimet e tyre nga zona e ish Artistikes dhe sot gjenden në qiell të hapur për shkak të investimit ne ndertimin e disa objekteve te banimit nga investitore privat. Ne , si te rinj dhe si komunitet e kuptojmë dhe respektojmë ligjislacionon shqiptar por në të njëjtën kohë kërkojmë që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të gjendet një zgjidhje e menjehershme për këto familje pasi gjendja e tyre është shumë e rënduar dhe për më tepër periudha e nxehte e vështirëson e me tej situatën e tyre.. Ne , sëbashku me disa prej familjarëve,ju kërkojmë që të lini një takim për të biseduar dhe për të sqaruar këtë situatë. Në pritje të pergjigjes tuaj Me Respekt Te rinjte Rom dhe Egjiptian
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 19:45:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015