Dyshime te reja per keperdorime te prones shoqerore: Nga - TopicsExpress



          

Dyshime te reja per keperdorime te prones shoqerore: Nga Konferenca per Media e AKR-se ne Gjakove! Konkretisht në vitin 1985 projekti i Komasacionit kishte mbetur pa u perfunduar në fshatrat e Komunës se Gjakovës, ndërsa në vitin 2008 kishte filluar bartja e palujteshmërive nga Komasacioni në gjendje kadastrale në këto fshatra: Novosellë e Ultë, Janosh, Trakaniq, Osek Pashë, Rogovë e Hasit. Ky projekt është finacuar nga Ministria e Bujqësisë dhe gjatë këtij procesi ka pasur shumë pa rregullsi me pronën shoqërore. Në zonën kadastrale Trakaniq (ZKT) është shpronësuar Kooperativa bujqësore me sipërfaqe 12Ha 81Ari 51m, dhe janë shndërruar në pronë ndërtimore në bazë të fletëposedimit nr: UL-70705075-00084 e azhuruar me 24.10.20012. Në fletëposedimin me nr.84 i azhuruar ne vitin 1982 dhe skicën e vitit 1985 parcela me nr.1, pronë e K.B.I. `ERENIKU`; parcela me nr.2, fushë sporti e ish-klubit futbollistik `DUKAGJINI`; parcelat me nr.3 dhe 7, prona shoqrore; kanë pasur destinimin si tokë bujqësore e zbërthyer si ara, kullosa etj., ndërsa në fletëposedimin me të njëjtin numër, por të azhuruar në vitin 2012 del se parcela me nr.1, pronë e K.B.I `Ereniku` dhe parcela me nr.2 janë pronë ndërtimore, kurse më e keqja qëndron se parcelat me nr.3 dhe nr.7 nuk janë të paraqitura fare. Përpara kam dy skicat e vitit 1985 dhe vitit 2009 ku shihet qartë dallimi që parcela me nr.7, tash me nr.1007/1/2/3 sipas skicës së vitit 2009, është shpërndarë në tre pronarë. Në vitin 2001-2002 Kuvendi Komunal i Gjakovës ka nxjerrë një vendim për shpronësimin e të gjitha pronave shoqërore dhe private brenda rrethojave të Aeroportit të Gjakovës dhe t`i bartë të gjitha kompenzimet, mirëpo në bazë të një procesverbali të vitit 2008, që po ashtu e posedojmë, qytetari dyshon se parcela me nr.2 është bartur brenda rrethojave të Aeroportit. Ky procesverbal i shiqimit publik, i përpiluar vetëm me emrat e perfaqësuesve të fshatit, i pavulosur dhe i panënshkruar nga këta përfaqëues, ka bartë paluajetshmerinë brenda Aeroportit të Gjakovës në vitin 2008, apo 6 vite pas shpronësimit të pronave shoqërore në bobi të Aeroportit. Në bazë të ligjit për komasacione, pala në procedurë është dashur të ftohet që të marrë pjesë në shiqim publik në bazë të nenit 55 të ligjit për komasacion, ku në këtë rast ka munguar, ashtu sikur ka munguar edhe zyrtari për çështje pronësore dhe juridike dhe për më keq, parcelën me nr.2 e ka bartur në zonën e Aeroportit pronat e të cilit janë shpronësuar qysh në vitin 2002. Për t`i vërtetuar të gjitha këto dyshime, ne si subjekt politik i kemi drejtuar kërkesë Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ku kemi kërkuar me shkrim fletëposedimet për tri parcelat e dyshuara 1007/1,2,3 si dhe informata në lidhje me ndryshimet që vrehen në skicat e vitit 1985 dhe 2009 si dhe në fletëposedimet e vitit 1982 dhe 2010. Fatkeqësisht Drejtoria per Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë nuk e ka parë të arsyeshme të na përgjigjet andaj ne si parti politike kemi vendosur që këto dyshime dhe këtë problematikë, që është bërë trend i qeverisjes lokale në Gjakovë, ta ngrisim në media. Jemi të vetëdijshëm që Komuna e Gjakovës, si çdo herë tjetër, do të arsytohet me qëndrimet tashmë të njohura se është kohë fushate, se ka prapapavijë politike etj., por ne edhe një herë i bëjmë thirrje publike Kryetarit të Komunës Pal Lekaj që të heqë dorë nga regjimi dhe kufizimi që ka instaluar për informimin e qytetarëve. Çdo kush e gëzon të drejtën të informohet për pronën shoqërore, andaj nëse vazhdon t`i konsiderojë argumentet që na ka ofruar qytetari si të qëllimshme dhe për shërbime politike, le të urdhëron ta dëshmojë të kundërtën me fakte dhe argumente, ashtu sikur po bjëmë edhe ne sot. Në emër të AKR-së në Gjakovë dua t`ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët ndjehen se po ju bëhet një bllokadë informative dhe pengim në çasjen në informata, të mos hezitojnë të prezantojnë rastet e keqpërdorimit të Komunës. AKR-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të tregohet e verbër asnjëherë përpara të bëmave të Komunës. Jemi të vetëdijshëm se e gjithë kjo paraqet një sfidë për ne dhe qytetarët, por jemi të vendosur që të vazhdojmë më tutje së bashku në mënyrë që të zbardhim keqperdorimet tjera.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 12:15:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015