E PAZAKONTË: CV-ja IME SHPALL KONKURS TË LIRISË SË PUBLIKIMIT - TopicsExpress



          

E PAZAKONTË: CV-ja IME SHPALL KONKURS TË LIRISË SË PUBLIKIMIT TË SAJ Curriculum Vitae (Bedri Gashi) bedri_gashi@yahoo I martuar me Lusha Gashin Dy fëmijë: Argjirin dhe Mirgjenin ________________________________________________ SHKOLLIMI PARAUNIVERSITAR Shkolla Fillore “Zenel Hajdini”, Ujmirë. SH.M.T. ”Shtjefën Gjeqovi”, Prishtinë. STUDIMET 1997: Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, Prishtinë. (Diplomë) 2001: Fakulteti i Gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë. (I padiplomuar) 2007: Shkolla e Londrës për Marrëdhënie me Publikun (London School of Public Relations), Lubjanë, Slloveni. (Diplomë) KONTRIBUTI NË LUFTËN E UÇK-së (1997-1999) Nga mesi i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1999 (dy vjet e tre muaj të plotë, nga kjo rreth 9 muaj në ilegalitet) jam bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast kam marrë pjesë drejtpërdrejt në dhjetëra aksione dhe beteja dhe në organizimin e rezistencës së armatosur në pjesën jugore të Zonës Operative të Drenicës. Pas përfundimit të luftës, jam demobilizuar dhe angazhuar në jetën civile. PËRVOJA 1999-2003: Zyrtar në Sektorin e Katalogimit në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. 2001-2003: Koordinator për Kosovë i Projektit “PULLMAN”. (PULLMAN është rrjet evropian për avancimin e bibliotekave publike, të muzeve dhe të arkivave kombëtare), i shtrirë në të gjitha vendet e BE-së, në vendet kandidate dhe në shtete të ndryshme evropiane. Projekti ka qëllim zhvillimin e informacionit, qasjen shumëdimensionale në informacionin publik bibliotekar, të muzeve dhe të arkivave, përforcimin e rolit edukues dhe arsimor të përdoruesve, zhvillimin e balancuar të shërbimeve të informacionit në tërë Evropën dhe transferimin e praktikave të reja në vendet e ndryshme. Projekti është iniciuar dhe financuar nga Komisioni Evropian, nën programin IST (pulmanweb.org). 2003-2006: Shef i Departamentit për Hulumtim dhe Zhvillim në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. 2000: Anëtar i Komisionit për hartimin e Raportit për gjendjen e bibliotekave në Kosovë, raport ky i prezantuar nga IFLA në vitin 2000, me titull: “Misioni i Bibliotekës së Kosovës: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së”, prill, 2000, Aneks 3 - Raport nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës në ueb-sajtin:ifla.org/ 2003-2006: Anëtar i Komisionit organizativ të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”. 2004-2006: Anëtar i eIFL.net për Kosovë për negocimin e burimeve elektronike në shkallë të vendit. 2004: Anëtar i Këshillit Kombëtar të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, trup ky këshillëdhënës për bibliotekat e të gjitha tipave në Kosovë, që jep mendime për organizmin, veprimtarinë dhe shërbime bibliotekare. 2004-2006: Redaktor i revistës së Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, “Biblioteka”, në të cilën isha edhe kontribuues me shkrime profesionale. 2006: Redaktor i botimit periodik “Java e Bibliotekës në Kosovë” 2003-2006: Redaktor në revistën profesionale “Bilioletra”, botim i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. 2006-2008: Drejtor i Zyrës për Komunikim në Kryeministrinë e Kosovës. 2007-2008: Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës 2007-2008: Anëtar i Grupit qeveritar për Reformën e Administratës Publike në Kosovë. 2007-2008: Koordinator i Grupit qeveritar për komunikim në Reformën e Administratës Publike në Kosovë. 2007-2008: Kryesues i Grupit të Kryeministrisë për zbatimin e Reformës së Administratës Publike. 2006-2008: Anëtar i Grupit të Komuniteteve për Shpërndarjen e Informatave në Kosovës (GKSHIK). 2007: Kryesues i Grupit punues për hartimin e Raportit vjetor të Qeverisë, me ç’rast janë trajtuar kontributet nga ministritë, skicat për kaptinat dhe shtojcat dhe është bërë përcaktimi i veprimeve. 2007: Kryesues i Grupit punues për hartimin e Rregullores për themelimin dhe veprimtarinë e shërbimit të përhershëm të komunikimit qeveritar në Kosovë, Nr. 03/2007, nën bashkëpunim me Departamentin Britanik për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës. 2008-2013: Lektor në KTV. PROGRAME STUDIMORE 2007: Program special studimor për drejtorët për komunikim të Qeverisë së Kosovës në institucionet qeveritare dhe joqeveritare britanike, Londër, Angli. (Certifikatë) 2007: Program special studimor në Kryeministrinë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, i organizuar nga Ambasada e Francës në Prishtinë, Paris, Francë. (Dëshmi) 2007: Program special studimor në institucionet e larta sllovene të Sllovenisë, i organizuar nga London School of Public Relations, Lubjanë, Slloveni. (I certifikuar) 2007: “Media relations MID”, i organizuar nga Ambasada e SHBA-së, Prishtinë. (Certifikatë) SHPËRBLIME 21 maj 2007: Shpërblimi Ndërkombëtar “Golden Loaf Award”, i ndarë në “Konferencën ndërkombëtare për praktikën e komunikimit”, Portozh, Slloveni. (Arsyetimi i ndarjes së çmimit nga juria ndërkombëtare e ICCP-së: “Zyra e Informacionit Publik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës ka bërë një punë të jashtëzakonshme në promovimin e profesionit dhe rëndësinë e arsimimit në fushën e komunikimit. Me inicimin dhe organizimin e programeve arsimore, ata kanë zhvilluar standardet e komunikimit në nivelin më të lartë, të krahasueshëm me standardet e BE-së. Padyshim se ata kanë sjellë trendë të rinj komunikimi në tregun e Kosovës dhe e kanë zhvilluar atë në një plan afatgjatë”. MIRËNJOHJE Dhjetor 2007: “Mirënjohje për asistencën e vlefshme, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e sinqertë”, i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Agim Çeku. Dhjetor 2007: “Mirënjohje për menaxhimin të suksesshëm në Zyrën e Komunikimit Publik”, Zyra e Kryeministrit të Kosovës. TRAJNIME Korrik 2007: “Trajnimi i trajnerëve të komunikimit”, i organizuar nga PAi/DFID, Prishtinë. Janar 2008: “Komunikimi në gjendje krizash”, i organizuar nga PAi/DFID, Prishtinë. Qershor 2007: “Media Relations and PR and media crisis management”, UNDP/ISSR, Prishtinë. AUTOR I HULUMTIMEVE 2005: “Nga komunikimi konvencional në komunikimin digjital”, i botuar në revistën “Biblioletra”, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë. 2008: “Portali i Qeverisë së Kosovës”, i protokolluar e i dorëzuar te kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat, Kuçi e Manaj. 2008: “Zhvillimi i strukturës së zyrave për komunikim publik në Qeverinë e Kosovës”, i dorëzuar te kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Kuçi dhe Manaj. AUTOR I LIBRAVE MONOGRAFIKË “Sfidat e zhvillimit të biliotekave publike në Kosovë”, i botuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, 2004, Prishtinë. Rrëfime lufte 1997-1999, botim i autorit, 2003, Prishtinë. BASHKËHARTUES STRATEGJISH, AKTESH NËNLIGJORE, DORACAKËSH, LIBRASH DHE MANUALËSH “Fjalime, letra, korrespodenca...”, monografi, Qeveria e Kosovës, ZKM, 2007, Prishtinë. (Redaktor i monografisë) “Manual i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, ZKM, 2007, Prishtinë. (Përpilues dhe redaktor) “Strategjia e zhvillimit të bibliotekave publike në Kosovë”, 2004, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë. (Bashkëhartues) “Strategjia për zhvillimin e një dialogu të përhershëm dhe profesional me publikun”, shtator 2007, Qeveria e Kosovës, ZKM. (Hartues) “Strategjia e Reformës së Administratës Publike në Kosovë”, pjesa e kapitullit për komunikimin publik, 2007, Qeveria e Kosovës, ZKM. (Bashkëhartues) “Rregullorja e sistemit të komun-ikimit qeveritar në Kosovë”, Qeveria e Kosovës, ZKM, 2007, Prishtinë. (Bashkëhartues) “Doracak për zyrtarët e komunikimit të Qeverisë”, Qeveria e Kosovës, ZKM, 2007, Prishtinë. (Përpilues dhe redaktor) BASHKËBARTËS FUSHATASH MEDIALE “Standardet para statusit”, Qeveria e Kosovës, 2006, Prishtinë. “Kosova është e gatshme për pavarësi”, Qeveria e Kosovës, 2007, Prishtinë. “Lëvizja e lirë”, 2007, Prishtinë. “Rëndësia e trashëgimisë historike (publikimi i 40 hartave)”, 2007, Prishtinë. “Zbatimin e skemës rentale për përdorimin e objekteve të banimit nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Pronave”, 2007, Prishtinë. “Fushata me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, 2008, Prishtinë. PANELIST 19 dhjetor 2006: Në tryezën e rrumbullakët: “Mediat në shërbim dhe mbështetje të biznesit vendor”, Prishtinë. 7 korrik 2006: Në “Komunikimi për punën ekipore efektive”, i organizuar nga OSBE-ja, Prishtinë. 6 tetor 2007: Në “Aftësitë komunikuese evropiane për zëdhënësit dhe zyrtarët për informim”, SOFRECO, Prishtinë. 24-25 gusht 2007: Në “Reforma e Administratës Publike në Kosovë dhe projekti i rishikimit funksional”, i organizuar nga Qeveria e Kosovës, Ohër, Maqedoni. NJOHJA E GJUHËVE Gjuhën angleze - solide Gjuhën serbe - mirë
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 13:42:32 +0000

Trending Topics



Spine Car, TTAX #555085 GET YOUR DEALS >>

Recently Viewed Topics




© 2015