E dimë që paga minimale në Kosovë është 175 euro (për - TopicsExpress



          

E dimë që paga minimale në Kosovë është 175 euro (për pakicën e popullsisë që kanë fatin të jenë të punësuar). Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore në Kosovë del që 80% e popullsisë sonë jetojnë me më pak se 114 euro në muaj, që do të thotë se jetesa e 80% të qytetarëve të Kosovës nuk mundësohet as nga 2/3 e pagës minimale! Këta njerëz nuk e kanë asnjë deputet, as në Kuvend e as në bufe, ama bash asnjë deputet. Klasa shoqërore dhe jo komuna a rajoni janë pakrahasimisht më thelbësore për përfaqësimin. Prirja aktuale për ta mirëmbajtur procedurën demokratike në Kosovë është simptomë se demokracinë s’arrin ta gjesh kund në Kosovë përveçse (eventualisht) në procedurë. Ndoshta për shkak se procedura është ajo që duket? Ndoshta. Mirëpo, nëse përpiqesh ta shpëtosh demokracinë veçse në procedurë atëherë kjo është vetë procedura e mbytjes përfundimtare të demokracisë.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 15:44:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015