E pabesueshme por Kukesi e beri fakt. Ekipi i futbollit te - TopicsExpress



          

E pabesueshme por Kukesi e beri fakt. Ekipi i futbollit te Kukesit kaloi tre ture dhe u kualifikua per Europa League ne " Play off ". Rasti i pare jo vetem i historise se futbollit te ekipit te Kukesit ( dikur Perparimi kur une isha ne shkollen e mesme ) por per mbare futbollin shqiptar. Asnje ekip shqiptar deri me sot nuk ka arritur deri ne keto maja te futbollit evropian. Futbollistet e ketij ekipi dhe drejtuesit : Trajneri Armando Cungu, Drejtori Teknik Sulejman Starova e Presidenti Safet Gjici bene historine. Kjo histori faktike do te mbetet tani e shkruar ne librat e futbollit evropian. Tani Kukesi ka nje emer , nje histori dhe nje realitet futbolli. Ky ekip erdhi nga kategoria e pare ne superiore ( dikur quhej kategoria e dyte ) dhe brenda vitit zuri vendin e dyte ne kampionatin shqiptar , kur shume syresh kane menduar se ky ekip nuk do te qendroje ne superiore. Jo vetem qe ai qendroi e u rendit i dyti ne kampionar por ka habitur kedo me pjesemarrjen ne Europa League. Tani i urojme ketij ekipi fat dhe te na perfaqesoje denjesisht ne " Play off " ne Europa League . Suksese.
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 20:10:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015